Kryesore

Qytetarët protestojnë për vdekjen e 32-vjeçarit, Rama publikon foton nga lokali



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:14 - 21/10/22 |
Opi Nion

Teksa qytetarët kanë protestuar për rreth një orë për vdekjen e 32-vjeçarit Lear Kurti pasi u ndalua nga policia, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që të mos reagojë lidhur me këtë çështje.

Kreu i qeverisë ka postuar një foto në rrjetet sociale, ku shihet në një nga lokalet e Elbasanit ky zhvilloi disa takime ditën e sotme.

Rama falenderon të gjithë personat që kanë qenë të pranishëm në takimet e tij, ku ka folur për investime dhe arritjet e qeverisë si dhe për projektet që do të realizohen në të ardhmen.

Fundi i një dite të gjatë në Elbasan për mesazhet e falenderimit, të cilat nuk janë dot aq mijëra sa njerëzit që më nderuan me praninë e tyre në takimet e sotme”,-shkruan Rama./ Opinion.al

Pas