Qipro ka konfirmuar sot vetëm një rast të ri me koronavirus dhe ai rezulton të jetë shtetas shqiptar.
“Rasti i vetëm i vendit përfshin një shtetas shqiptar, që jeton prej vitesh në Qipro, i cili u testua në aeroport pasi mbërriti nga Shqipëria përmes Athinës të hënën”, shkruajnë mediat vendase.
Rasti pozitiv u zbulua nga 1754 teste të kryera sot, duke e çuar numrin e përgjithshëm të infeksioneve të regjistruara në Qipro që nga shpërthimi në 1.023 raste.
Të gjithë personat që hyjnë në Qipro nga vendet e kategorisë C, ku bën pjesë edhe Shqipëria, i nënshtrohen një testi dhe gjithashtu duhet të izolohen për 14 ditë./ Opinion.al