Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Qeveria ul çmimin e energjisë për HEC-et private, AREA: Godet prodhuesit

2020/05/15 at 12:38 PM
në Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
COVID-19, pezullohet monitorimi i koncesioneve të HEC-eve

Qeveria ka vendosur të ndryshojë formulën me të cilën iu blihet sot energjia prodhuesve me përparësi të energjisë, që janë HEC-et private. Me një vendim të kësaj jave është vendosur ulja e bonusit për promovimin e burimeve të rinovueshme nga 1.30 në 1.20. Ky bonus është një nga tre elementët që përfshin formula e miratuar në vitin 2017 dhe e kundërshtuar gjerësisht në atë kohë nga investitorët pasi ulte në mënyrë të dukshme çmimin e rënë dakord në kontratat fillestare koncesionare të nënshkuara me shtetin shqiptar. E cilësuar si një formulë reale në atë kohë edhe pse e kundërshtuar gjerësisht çmimi vjetor i blerjes ka në bazë bursën hungarse HUPX DAM.


“Çmimi vjetor i blerjes (lekë/kwh) = Çmimi mesatar vjetor i tregut të ditës në avancë (HUPX DAM), i energjisë elektrike në profilin bandë (baseload) i vitit përkatës të bursës hungareze (HUPX) të energjisë elektrike në euro cent/këh x bonusin për promovimin e burimeve të rinovueshme në masën 1.30 x normën mesatare të këmbimit në euro/lekë për vitin e fundit” thuhet në vendimin e vitit 2017. Tashmë e njëjta formulë do të zbatohet duke aplikuar si bonus promovimi për burimet e rinovueshme në masën 1.2 që automatikisht ul çmimin vjetor final në çdo skenar.

Kjo është “thyerja” tretë që qeveria i bën kontratave të nëshkuara mes saj dhe palës private për projektet e hidrocentraleve.

Fillimisht në një përpjekje për të nxitur investimet në HEC-e qerveria Berisha në vitin 2007 do të miratonte si çmim vjetor të blerjes për këtë kategori HEC-sh një formulë që kishte në bazë çmimin e importit të vitit paradhës plus 10 për qind. Kjo sigurisht që rezulonte në një çmim joshës që shkonte mbi 9 lekë/kwh.

Në vitin 2014 qeveria e majtë duke anatemuar formulën e parardhëses nënvizonte se ishte e padrejtë që KESH të paguante energjinë në këto nivele. Për këtë u propozua në atë kohë çmimi mesatar vjetor i energjisë në bursën hungareze. Kur HEC-et ishin të lidhura në rrjetin e shpërndarjes merrnin një bonus 10 për qind. Kjo e çoi çmimin e energjisë në një luhatje mes 6-7.5 lekëve/kwh për disa vite derisa në vitin 2017 do të kishim një metodologji të re.

Vendimi i vitit 2017 parashikon gjithashtu në pikën 1 të tij se “metodologjia për llogaritjen e çmimit vjetor të blerjes së energjisë elektrike, që do t’u paguhet prodhuesve ekzistues me përparësi, përcaktohet në pikat 2 dhe 3 të këtij vendimi. Prodhuesit ekzistues me përparësi janë prodhuesit me përparësi, që, në bazë të pikës 1, të nenit 22, të ligjit nr. 7/2017, “Për nxitjen e përdorimit të energjisë nga burimet e rinovueshme”, janë pajisur me certifikatën e pranimit të veprës së centralit elektrik, brenda datës 31 dhjetor 2020”

Po kështu në pikën 2 shkronja ç vendos kufizime për çmimin minimal dhe maksimal.

“Niveli minimal i çmimit të llogaritur të blerjes së energjisë elektrike”, në çdo rast, nuk do të jetë më i ulët se i çmimit të miratuar nga Enti Rregullator i Energjisë për vitin 2016 për këta prodhues.

d) “Niveli maksimal i çmimit të llogaritur të blerjes së energjisë elektrike”, në çdo rast, nuk do të jetë më i lartë se 15% e çmimit të miratuar nga ERE për vitin 2016 për këta prodhues” thuhet në vendim.
Sipas të dhënave zyrtare sot janë aktive 251 kontrata koncesionare me mbi 500 hidrocentrale në gjithë vendin.

AREA: Ndryshimi i metodologjisë godet prodhuesit e energjisë. U bë në fshehtësi

Pas vendimit të qeverisë Shoqata Shqiptare e Energjisë së Rinovueshme (AREA) shprehet se vendimi i qeverisë është marrë në fshehtësi pa konsultime dhe se ai vë në rrezik planet e tyre të biznesit dhe marrdhënien me bankat.

“Shoqata Shqiptare e Energjisë së Rivonueshme (AREA) e konsideron si goditjen e papritur të radhës ndaj prodhuesve të energjisë nga burime të rinovueshme Vendimin e Këshillit të Ministrave për ndryshimin e VKM nr. 687, date 13.5.2020 “Për miratimin e metodologjisë për përcaktimin e çmimit vjetor të blerjes së energjisë elektrike, që do t’u paguhet prodhuesve ekzistues”.

Ky vendim, që ul bonusin për promovimin e burimeve të rinovueshme nga 1.30 në masën 1.20, është marrë në fshehtësi të plotë, pa u konsultuar me grupet e interesit dhe pa u bazuar në ndonjë studim që të justifikojë nevojën e ndërhyrjes në ndryshimin e metodologjisë.

Për më tepër, ai ndikon drejpërdrejtë qëndrueshmërinë financiare të investitorëve që po përballen me kushtet e thatesirës në dy vitet e fundit , dhe vë në pikëpyetje aftësinë e tyre për të shlyer detyrimet bankare të marra si kredi për të kryer investimet.

AREA, që përfaqëson prodhuesit e energjisë nga burime të rinovueshme, shqiptarë e të huaj, po kërkon informacion të detajuar nga organet shtetërore që e kanë iniciuar ndryshimin e metodogjisë, mbi arsyet dhe mbi faktin se përse ky ndryshim u bë pa u konsultuar më parë me grupet e interesit” thuhet në reagim./ Burimi: Monitor

Etiketa: AREAenergjiprodhuesit


Ju sugjerojmë

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
Bota

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

26 Korrik, 2026 7:54 pm
Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
Te Fundit

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

26 Korrik, 2026 5:41 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

26 Korrik, 2026 5:36 pm
Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
Aktualitet

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

26 Korrik, 2026 5:11 pm
Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat
Kryesore

Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat

26 Korrik, 2026 5:06 pm
Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

24 Korrik, 2026 5:11 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

24 Korrik, 2026 4:34 pm
Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
Aktualitet

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

24 Korrik, 2026 1:06 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier

24 Korrik, 2026 12:15 pm
Para
Policia gjobit dhe i heq patentat 40 protestuesve tek Teatri

Policia gjobit dhe i heq patentat 40 protestuesve tek Teatri

Vendi i parë në Evropë që shpall fundin e epidemisë së koronavirusit

Vendi i parë në Evropë që shpall fundin e epidemisë së koronavirusit

Shkelje për herë të dytë, a rrezikon Lulzim Basha 6 muaj burg?

Shkelje për herë të dytë, a rrezikon Lulzim Basha 6 muaj burg?
















TE FUNDIT

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
26 Korrik, 2026

Në një deklaratë, departamenti i policisë së Berlinit thotë se i dyshuari në sulmin e djeshëm Abdul Ballout, ku u...

Lexo më shumë

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
26 Korrik, 2026

Drejtuesi i Spitalit Amerikan Klodian Allajbeu përmes një publikimi në rrjetet sociale ka deklaruar se do t’u drejtohet rruëve ligjore...

Lexo më shumë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
26 Korrik, 2026

24-vjeçarja Rozalinda Plaka, e cila u mbajt peng për disa orë nga ish-partneri i saj, Refit Buzi ka dëshmuar në...

Lexo më shumë

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
26 Korrik, 2026

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme Pyllin e Sodës në Vlorë, duke krijuar një re...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}