Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Qeveria, kërkesë Strasburgut: Të ndalen vendimet për pronat

2016/05/10 at 5:38 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Qeveria, kërkesë Strasburgut: Të ndalen vendimet për pronat

Gjobat e majme që na janë faturuar nga Gjykata e Strasburgut kanë vënë në lëvizje Qeverinë shqiptare. Për t’i paraprirë qëndrimit që kjo e fundit do të mbajë mbi ligjin e ri të pronave, dy ministra të kabinetit Rama janë nisur për në Strasburg.

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani dhe ministri i Financave, Arben Ahmetaj, u takuan dje me Presidentin e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, Guido Raimondi. Ata kanë kërkuar që të pezullohet marrja në shqyrtim e çështjeve, të cilat janë paraqitur për gjykim në Strasburg.

Kjo kërkesë e tyre është bazuar në argumentin se skema e re që ka nisur të zbatohet, me hyrjen në fuqi të ligjit, do të çojë drejt zgjidhjes së problemit 25-vjeçar të pronave në vend.

TAKIMI

Gjatë takimit, mësohet se ministrat kanë paraqitur me hollësi të gjitha angazhimet administrative, ligjore dhe financiare që janë ndërmarrë për zgjidhjen e çështjes së pronës në Shqipëri.

“Është e nevojshme të kemi një bashkëpunim nga Gjykata, duke marrë në konsideratë faktin se tashmë ka një ligj që ofron mekanizmin e munguar për trajtimin e kësaj çështjeje në Shqipëri”, mësohet të ketë thënë Manjani. Nga ana tjetër, ministri i Financave, Arben Ahmetaj, ka shprehur shqetësimin lidhur me efektet e rënda buxhetore të vendimeve të dhëna nga GJEDNJ, raporton panorama. 

“Qeveria është përpjekur të ofrojë një zgjidhje të drejtë dhe proporcionale, pa dëmtuar interesat e brezave që do vijnë. Për 10 vitet e aplikimit të Ligjit, në buxhetin e shtetit do të ketë një zë më vete, ku do të alokohen fondet për këtë çështje”, ka theksuar ministri, teksa ka ripërsëritur kërkesën për pezullimin e vendimeve për të krijuar hapësirat e nevojshme për zbatimin e ligjit.

Në përfundim të takimit, Presidenti i Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriu ka nënvijëzuar se është e rëndësishme që të ketë harmoni ndërmjet respektimit të të drejtës së pronës dhe interesit publik të atyre që paguajnë.

SITUATA

Aktualisht janë 413 raste të paraqitura për gjykim në Strasburg, të cilat do ta zhysnin vendin në kolaps, nëse do të shqyrtoheshin.

Disa muaj më parë, qeveria njoftoi se Komiteti i Ministrave kishte pranuar ligjin e ri, por sprova e radhës, dhe më e rëndësishmja, mbetet Strasburgu. Mbetet për t’u parë vlerësimi që kjo gjykatë do të japë për skemën e re. Në fund të muajit janar, Avokatura e Shtetit dërgoi në këtë gjykatë paketën e plotë ligjore “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit”.

Deri më tani nuk ka sinjale lidhur me qëndrimin e mbajtur nga Strasburgu. Që në projektim të draftit të ri të pronave, qeveria Rama ka synuar që nëpërmjet formulës së re të mundësonte kthimin për shqyrtim në vendin tonë të të gjitha dosjeve që presin të gjykohen në Gjykatën Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut.

Ju sugjerojmë

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
Bota

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

8 Qershor, 2025 9:22 pm
“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
Aktualitet

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

8 Qershor, 2025 8:45 pm
Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës
Aktualitet

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës

8 Qershor, 2025 8:25 pm
I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone
Bota

I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone

8 Qershor, 2025 7:59 pm
“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit
Aktualitet

“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit

8 Qershor, 2025 7:53 pm
“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump
Bota

“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump

8 Qershor, 2025 7:31 pm
Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë
Bota

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë

8 Qershor, 2025 7:01 pm
Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
-Jetë dhe Stil

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

8 Qershor, 2025 6:27 pm
Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit
-Jetë dhe Stil

Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit

8 Qershor, 2025 5:56 pm
Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare
Kronikë

Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare

8 Qershor, 2025 5:27 pm
Para
Serwer: Serbia më shumë ka problem me Bosnjën se me Kosovën

Serwer: Serbia më shumë ka problem me Bosnjën se me Kosovën

Basha takon Lu: Plan për nxjerrjen e vendit nga kriza

Basha: Reformën në Drejtësi Edi Rama e donte të shpëtonte Kokëdhimën

Biseda seksi për gratë myslimane

Biseda seksi për gratë myslimane

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
8 Qershor, 2025

Çfarë është Garda Kombëtare dhe si funksionon? Garda Kombëtare është një forcë ushtarake e veçantë e Shteteve të Bashkuara që...

Lexo më shumë

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
8 Qershor, 2025

Lavdia ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” bashkëshortin, Klitin për shkak të një mosmarrëveshjeje pronësie.  Ajo thotë se jetonnë të...

Lexo më shumë

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës
8 Qershor, 2025

Fundjava solli një numër të madh pushuesish në bregdetin e Shëngjinit, por kthimi i tyre drejt qyteteve shkaktoi trafik të...

Lexo më shumë

I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone

I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone
8 Qershor, 2025

Duke filluar nga e diela dhe veçanërisht gjatë javës së ardhshme, në Itali do të mbërrijë vala e dytë e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com