Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Qeveria jonë e mban fjalën

2016/11/08 at 9:24 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Drejtësia/ Zbardhen kritikat e Patozit në PD: Fatura na mbeti neve

Deputeti i PD Astrit Patozi, duke folur gjate nje seance parlamentare, ku u miratua kalendari trejavor i punes ne Kuvend.

Nga Astrit Patozi 

A nuk na tha qeveria para dy ditëve se do të binte shumë shi dhe se do të kishte përmbytje masive në gati gjithë vendin? Ja ku i doli fjala, e gjithë Shqipëria po noton në ujë. Kjo është prova më e freskët e faktit që Fronti i së Keqes gënjen kur thotë se qeveria jonë nuk e mban premtimet. Dhe është t’i hysh në hak kot po t’i kërkosh asaj që t’u zgjidhë ndonjë hall atyre, që u janë mbuluar shtëpitë, pronat dhe tokat nga uji. Sepse qeverisë nuk mund t’i kërkosh gjithcka. Sidomos kur ajo ta ka treguar qartë se e mban fjalën.

Por dhe po pati ndonjë qytetar të pacipë që nuk ngopet nga mbajtja e premtimeve, por i kërkon qiqrra në hell qeverisë sonë, ajo sërish është e përgatitur edhe për më të keqen. Kush është i babëzitur dhe në këto ditë të bukura veneciane për Shqipërinë kërkon të ketë pranë shtëpisë apo fshatit të vet të përmbytur edhe kryeministërin, e ka atë në dispozicion on line 3 herë në ditë, pas cdo vakti të ngrohtë. Mund ta shikojë, admirojë bile dhe duartrokasë në TV, në Ipad apo smartphone. E njëjta gjë vlen edhe për ministra të rëndësishëm, drejtorë të përgjithshëm dhe zyrtarë të tjerë të lartë, të cilët po përleshen si luanë të vërtetë me përmbytjen mu në mes të zyrës së posacme të kryeministrisë.

Ka të dhëna që po shqyrtohet mundësia, që edhe nëse dikush nga qytetarët e pëmbytur cmendet fare dhe kërkon, përvec humanizmit të qeverisë, edhe objekte të tilla, si pompa, fadroma, buldozerë apo kamionë me dhe, të ketë mundësi ta përfitojë këtë lloj shërbimi sërish online, përmes videove të vecanta me pamje nga puna në përballimin e fatkeqësive natyrore në vendet e Bashkimit Europian. Shërbimi do të garantohet përmes kompanive celulare që operojnë në Shqipëri, dhe do të shpërndahet falas në gjithë vendin. Nuk përfitojnë prej tij vetëm qytetarët që kanë ende në përdorim celularë të zakonshëm, por ata dita-ditës po shndërrohen në racë në zhdukje, për shkak të efekteve të reformave të mëdha që ka ndërmarrë kjo qeveri në tre vjetët e fundit.

Por ky nuk është i vetmi premtim i mbajtur i kësaj qeverie. A nuk i paralajmëroi ministri i Brendshëm pronarët dhe menaxherët e karburantëve që të vendosnin sisteme pagese me kartë në të gjitha pikat e tyre? Ndryshe, do ta pësonin nga hajdutët. Dhe nuk vonoi shumë që qeveria ta mbante fjalën. Një shitës karburanti humbi jetën në Sarandë për 600 mijë lekë, vetëm se nuk e besoi ministrin e vet.

Nesër mos u cudisni po t’u kërkojnë edhe atyre që shesin banane që të mos e përdorin më keshin, por të pranojnë vetëm pagesa më kredit karta, sepse hajdutët tek ne janë të paparashikueshëm. Kurse qeveria e ka për detyrë që t’i ketë të sakta parashikimet dhe ajo po e kryen më së mirë misionin e saj. Jam shumë i sigurt dhe po kaq i bindur që deri sa të vijë dita e zgjedhjeve të ardhshme numri i premtimeve të mbajtura si këto do të vijë gjithnjë duke u rritur, dhe kjo jo ta lërë, jo vetëm pa fjalë, por edhe pa kokër vote Frontin e së Keqes./Opinion.al/

Ju sugjerojmë

Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Para
Video-STOP/ Ja si ka “rilindur” shëndetësia, aty ku jo vetëm ilaçet mungojnë…

Video-STOP/ Ja si ka “rilindur” shëndetësia, aty ku jo vetëm ilaçet mungojnë…

Video/ “Mos qaj të keqen xhaxhi”… Ja si forcat zjarrfikëse evakuojnë një familje

Video/ “Mos qaj të keqen xhaxhi”… Ja si forcat zjarrfikëse evakuojnë një familje

Juliana Pasha: Nëse Zoti do më bekonte me fëmijë, do hiqja dorë nga muzika

Juliana Pasha: Nëse Zoti do më bekonte me fëmijë, do hiqja dorë nga muzika

TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com