Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Qeveria jep mbledhjen e TVSH-së me koncension, kostoja 91 mln euro

2016/01/20 at 4:47 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Qeveria jep mbledhjen e TVSH-së me koncension, kostoja 91 mln euro

Qeveria do të japë administrimin e TVSH me koncension të formës Partneritet- Publik Privat. Lajmin e dha sot ministri i Financave, Shkëlqim Cani në një takim informal me gazetarët.

Me tej, zv ministria e Financave Irena Beqiraj ka shpjeguar se koncesioni do të jepet me garë të hapur dhe ka qellim përmirësimin e procedurës se mbledhjes së tatimit. Ajo pohoi se ka nje propozim të pakërkuar nga kompania MPOS, por do të hapet tender, i cili do të shpallet në Financial Times.

Koncensioni do të jepet për një periudhë dhjetë vjecare. Investimi i projektit është 9.57 mln euro ndërsa u bë e ditur se kosto e operimit do të jetë 8.2 mln euro. Në 10 vjet llogaritet një kosto totale prej 91 milionë euro.

Qëllimi është gjurmimi i zinxhirit të TVSH dhe përmirësimi i grumbullimit.

Zyrtarët e Ministrisë së Financave pohuan se ky vendim u mor pas aksionit antiinformalitet ku u panë probleme me indetifikimin e transaksioneve, falsifikim kuponash dhe mosgjurmim i mallrave në dogana, prandaj lindi edhe ideja për koncesionin e TVSH-së.

Por dhënia e TVSH me koncesion është një projekt i vjetër i qeverisë shqiptare. Më herët, Ministria e Financave kishte pranuar zyrarisht se po punon me një propozim të pakërkuar (koncesion) për lotarinë tatimore.

Në memon, që vlerëson ecurinë të vlerësuar propozimin e pakërkuar për “Sistemin e zgjerimit të mbledhjes së tatimit mbi vlerën e shtuar” drejtuar Ministrit të Financave, Shkëlqim Cani, sqarohet që në fillim që ka një paqartësi për ngritjen e komisionit për vlerësim, nëse duhet të ngrihet apo jo edhe për ato të pakërkuara, kush janë funksionet e komisionit, si do të jetë përbërja e tij, a bën ky komision edhe studimit, që duhet kryer për 90 ditë.

Beqiraj tha se koncesioni lufton evazionin dhe nuk lejon manipulim të dhënash. Ajo shpjegoi se sistemi i ri do të instalojë faturën elektronike dhe raportimin në kohë të çdo transaksioni të mallrave dhe shërbimeve . Gjithashtu koncesioni do të konfigurojë elektronikisht shorteun e kuponit tatimor.

Sistemi i ri nuk do të lejojë furnizimin pa faturë edhe në tregun e karburanteve sepse nuk i pranon transaksionet me gabim. Me këtë rast do të krijohet harta e dixhitale e regjistrave fiskale dhe sistemi do të përmirësojë analizën e riskut. Investimi i koncesionarit do të jetë 9.57 mln euro.

Koncesioni nuk ka tarifa mbi publikun si të tjerët, por do jetë në bazë të performancës, pohuan zyrtarët e Financave. Koncensionari nuk shperblehet, por nëse mbledh më shumë se 11 % merr, sipas një shkalle progresive në ulje, fitimin e tij, sipas një formule, që është shpallur te dokumentet e tenderit ndërkombëtar.

Nëse nuk arrin shifrën 11 % në vit rritje të TVSH, atëhere i paguhet 1/10 e investimit të bërë.

TVSH sjell minimum 1 miliard euro të ardhura në buxhet në vit.

/revista ekonomike Monitor/

Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
Erisa Xhixho pret fëmijën e parë, që do të jetë…

Erisa Xhixho pret fëmijën e parë, që do të jetë...

Vasili: Ikja nga parlamenti, ishte humor..

Loja "ngriva- shkriva" e LSI-së me Ramën

Nuk i lani dhëmbët rregullisht?  Ja sëmundjet që rrezikoni

Nuk i lani dhëmbët rregullisht? Ja sëmundjet që rrezikoni

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com