Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste do të mblidhet të enjten e 11 shtatorit 2025. Agjenda e kësaj mbledhje të rëndësishme është zbardhur nga Opinion.al.
Mbledhja do të nisë në orën 09.30 me fjalën hapëse të kryeministrit Edi Rama.
“Mbështetur në Statutin e PS, neni 37, pika 5, ju njoftojmë se më datën 11.09.2025, ora 09.30, tek kompleksi “Xibraku” do të zhvillohet mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste me këtë rend dite:
- Hapja e mbledhjes dhe miratimi i rendit të ditës
- Fjala e kryetarit të PS Edi RAMA
- Mendime, pyetje dhe diskutime
- Të ndryshme
Pjesëmarrja juaj është e domosdoshme për vijimin e punimeve të Asamblesë”, thuhet në njoftimin e sekretarit të përgjithshëm të Partisë Socialiste Blendi Klosi.
Në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS-së pritet edhe zyrtarizimi i emrave të qeverisë së re, pas zgjedhjeve të 11 majit, ku Partia Socialiste fitoi bindshëm duke marrë 83 mandate.