Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Qeveria do të japë me koncension 70 shërbime me vlerë 3 miliardë Dollarë

2016/02/02 at 2:06 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Qeveria do të japë me koncension 70 shërbime me vlerë 3 miliardë Dollarë

Qeveria do të liberalizojë edhe më tej ekonominë publike nëpërmjet një vale të re koncesionesh që do të përfshijnë edhe shërbimet.


Ministria e Ekonomisë tregon se do të jepen me koncesion rreth 70 shërbime me vlerë rreth 375.6 miliardë lekë ose 3 miliardë dollarë. Sipas ministrisë që drejton Arben Ahmetaj, buxheti i shtetit do të çlirohet nga një faturë shpenzimesh 157 miliardë lekë (1.2 miliardë dollarë), fatura që do të paguhen gjatë viteve të koncesionit nga qytetarët.

Nga pikëpamja e vlerës së shtuar në ekonomi, shifrat janë ambicioze, por ende nuk dihet se rritja në këto përmasa do të vijë nga investimet e koncesionarëve apo nga tarifat që qytetarët sot ia paguajnë shtetit dhe nesër do të duhet t’ia paguajnë disafish koncesionarit.

Format koncesionare të zhvillimit të ekonomisë kanë një histori gati 20-vjeçare. Bilancet anojnë më shumë nga pasojat negative se sa nga përfitimet. Investimet e Huaja Direkte janë nxitur ndjeshëm, por, nga ana tjetër, qytetarët shqiptarë paguajnë tarifa më të larta ose marrin shërbime më të shtrenjta pikërisht për shkak të koncesioneve. investimet e mëvonshme në këta sektorë janë shuar për shkak të monopoleve që kanë trashëguar koncesionarët. Jo se këto forma investimesh nuk janë efikase, por padituria e qeverive dhe mungesa e vizionit në momentin që u nënshkruan kontrata kanë sjellë pasoja të pallogaritshme më pas mbi konsumatorët dhe ekonominë në tërësi (kujtojmë koncesionin monopol të aeroportit, që dikur dukej një arritje, por sot po e pësojmë për shkak të biletave të shtrenjta).

Ekspertë nga Ministria e Financave pohojnë se, dy dekada ekonomi tregu mjaftojnë për të treguar se shteti ka dështuar për të ofruar disa shërbime dhe për të përmbushur disa detyrime. Rasti i taksave është një prej tyre. Shqipëria ka nivelin më të ulët të mbledhjes së taksave në raport me PBB, në rreth 25%, 10 pikë përqindjeje më pak se mesatarja e rajonit.

Duke hequr dorë nga aftësia për të administruar dhe për të menaxhuar hapësirën publike të shërbimeve, qeveria po u shmanget disa punëve duke ia deleguar privatëve me shpresën që ekonomia do të rritet më shpejt. Po nëse kjo rritje do të bazohet në tarifat më të larta që mund të paguajnë qytetarët dhe grupet e interesit, nga kjo skemë do të përfitojnë vetëm disa dhe do ta pësojnë të gjithë. /revista Monitor/



Ju sugjerojmë

Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

I dënuar me 20 vite burg për trafikim lëndësh narkotike, kapet në kufirin shqiptar

6 Korrik, 2025 9:21 am
Trump i zhgënjyer nga Putini, paralajmëron sanksione
Bota

Trump i zhgënjyer nga Putini, paralajmëron sanksione

6 Korrik, 2025 9:08 am
Elon Musk: Vendosuni sanksione oligarkëve ukrainas, kështu afrohet fundi i luftës
Bota

Elon Musk formon parti

6 Korrik, 2025 8:50 am
Përmbytjet në Teksas, rritet numëri i viktimave
Bota

Përmbytjet në Teksas, rritet numëri i viktimave

6 Korrik, 2025 8:40 am
Rikthehet i nxehti afrikan, temperaturat do të shkojnë deri 43 gradë Celcius
Kryesore

Parashikimi, 6 qershor 2025

6 Korrik, 2025 8:28 am
Horoskopi, 12 prill 2025
Kryesore

Horoskopi, 6 korrik 2025

6 Korrik, 2025 8:06 am
Gazeta gjermane “Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet
Aktualitet

Gazeta gjermane “Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet

5 Korrik, 2025 10:48 pm
Gjenerali i Ukrainës paralajmëron ofensivë të re ruse
Bota

Gjenerali i Ukrainës paralajmëron ofensivë të re ruse

5 Korrik, 2025 10:28 pm
Përmbytjet në Teksas/Konfirmohen 24 viktima, 20 persona të zhdukur
Bota

Përmbytjet në Teksas/Konfirmohen 24 viktima, 20 persona të zhdukur

5 Korrik, 2025 10:01 pm
Në rast të një lufte bërthamore, gjithçka do të përfundonte për 45 minuta
Bota

Në rast të një lufte bërthamore, gjithçka do të përfundonte për 45 minuta

5 Korrik, 2025 9:27 pm
Para

OBSH: Ja vendet e prekura nga virusi Zika

Hafizi: I qendroj kauzës sime, nuk e kam jetën të varur nga politika

Hafizi: I qendroj kauzës sime, nuk e kam jetën të varur nga politika

Ligji i ri: Punëdhënësi mund t’ju “spiunojë” mesazhet private

WhatsApp bëhet me 1 miliardë përdorues

Please login to join discussion















TE FUNDIT

I dënuar me 20 vite burg për trafikim lëndësh narkotike, kapet në kufirin shqiptar

Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
6 Korrik, 2025

Një 34-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në kufirin shqiptar. Alija Arslan, banues në Kërçovë të Maqedonisë së...

Lexo më shumë

Trump i zhgënjyer nga Putini, paralajmëron sanksione

Trump i zhgënjyer nga Putini, paralajmëron sanksione
6 Korrik, 2025

Ukraina iu kundërpërgjigj sulmeve ruse dhe goditi një bazë ajrore të shtunën, ndërsa Rusia vazhdoi të bombardojë me qindra dronë...

Lexo më shumë

Elon Musk formon parti

Elon Musk: Vendosuni sanksione oligarkëve ukrainas, kështu afrohet fundi i luftës
6 Korrik, 2025

Njeriu më i pasur në botë, Elon Musk, ka njoftuar se e ka formuar “Partinë Amerika”. Vendimi për hapjen e...

Lexo më shumë

Përmbytjet në Teksas, rritet numëri i viktimave

Përmbytjet në Teksas, rritet numëri i viktimave
6 Korrik, 2025

Përmbytje katastrofike kanë goditur Teksasin qendror, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 51 personave, përfshirë 15 fëmijë, ndërsa operacionet e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com