Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Qëndrime të ndryshme në Berlin për Shqipërinë, Merkel thekson kushtet

2019/09/25 at 12:28 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjermani/ Negociatat diskutohen në shtator, Maqedonia ndahet nga Shqipëria

Në Berlin ka patur reagime të ndryshme nga forcat politike, në lidhje me vendimin ndaj Shqipërisë dhe Maqedonsë së Veriut sa i përket negociatave.  Partia më e madhe qeverisëse në Gjermani, CDU-CSU, në një njoftim zyrtar të saj ka sqaruar vendimin e marrë nga dy grupet kryesore parlamentare në Bundestagun Gjerman.

Deklarata qartëson se për Maqedoninë e Veriut është autorizuar Qeveria që të nise negociatat për në BE, ndërsa për Shqipërinë është rekomanduar hapja në parim e bisedimeve, por janë vendosur kushte të rrepta.

“Ne kërkojmë për Shqipërinë kritere shumë më të rrepta se me Maqedoninë e Veriut: funksionimi dhe efikasiteti i sistemit të drejtësisë duhet të rivendoset dhe duhet miratuar vendimi për reformën zgjedhore. Deri në hapjen e vërtetë të kapitujve, duhen përmbushur kushte të tjera, siç është fillimi i procedurave kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar. Prandaj në negociata, kapitujt që do hapen të parët dhe të mbyllen së fundmi do lidhen me sundimin e ligjit dhe drejtësinë”, sqarohet në deklaratën zyrtare të Grupit Parlamentar CDU/CSU.

“Është një sinjal i rëndësishëm për integrimin europian të të gjithë rajonit, që grupet parlamentare të koalicionit e hapën rrugën për fillimin e negociatave të anëtarësimit në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut“, ka thënë nga ana tjetër deputetja socialdemokrate, Nezahat Baradari në një deklaratë për Deutsche Wellen.

Të enjten Bundestagu do të japë përfundimisht dritën e gjelbër për këtë, thekson Baradari. Por deputetja gjermane e vë theksin tek vazhdimi i reformave. “Të dyja vendet duhet tani të vazhdojnë pa ndryshuar përpjekjet për reforma. Së bashku me partnerët tanë europianë ne do ta ndjekim këtë proces në mënyrë intensive dhe në rast nevoje do të kërkojmë përpjekje të tjera.”

“Ne, Të Gjelbrit, do ta miratojmë çeljen e negociatave të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE. Ky vendim vjen i vonuar dhe u vonua vetëm për shkak të taktikës së zvarritjes të disa pjesëve të grupit parlamentar CDU / CSU. Të dy vendet i kanë përmbushur mjaftueshëm kushtet. BE-ja tani duhet të tregojë se është një partner i besueshëm dhe të hapë bisedimet e anëtarësimit në BE”, shprehet eksperti i Evropës Juglindore të Të Gjelbërve, Manuel Sarrazin në një deklaratë për Deutsche Welle-n.

Më tej ai shton, se “kushtet shtesë të formuluara nga koalicioni për Shqipërinë e tejkalojnë objektivin. Është e papranueshme që Shqipëria çdo vit të duhet të përmbushë kushte të reja për negociatat e anëtarësimit në BE. Kjo nuk është vetëm e padrejtë, por edhe e padenjë për një bashkëekzistencë evropiane,” – përmbyll Sarrazin deklaratën për DW./ Opinion.al

Ju sugjerojmë

3 ditë në kërkim të bariut, dyshohet se e ka marrë rrjedha e lumit Vjosë
Kronikë

3 ditë në kërkim të bariut, dyshohet se e ka marrë rrjedha e lumit Vjosë

6 Shkurt, 2026 5:42 pm
Kërkoi përjashtimin e gjyqtares paraprake Etleva Deda, rrëzohet kërkesa e Veliajt
Aktualitet

Kërkoi përjashtimin e gjyqtares paraprake Etleva Deda, rrëzohet kërkesa e Veliajt

6 Shkurt, 2026 5:40 pm
Vendimi i qeverisë: E premtja pushim për administratën
Aktualitet

Qeveria rrit pagat e administratës, kategoritë që përfitojnë

6 Shkurt, 2026 5:06 pm
SHBA akuzon Kinën: Zhvilloi fshehurazi një test bërthamor, duhet traktat i ri
Bota

SHBA akuzon Kinën: Zhvilloi fshehurazi një test bërthamor, duhet traktat i ri

6 Shkurt, 2026 4:30 pm
Përplasje Greqi-Turqi, rriten tensionet në prag të takimit Mitsotakis–Erdogan
Bota

Përplasje Greqi-Turqi, rriten tensionet në prag të takimit Mitsotakis–Erdogan

6 Shkurt, 2026 3:24 pm
Trump publikon videon, Barack Obama dhe Michelle Obama si majmunë
Bota

Trump publikon videon, Barack Obama dhe Michelle Obama si majmunë

6 Shkurt, 2026 3:08 pm
Maqedonia e Veriut lehtëson sanksioneve ndaj Rusisë, heq ndalimin e fluturimit për ministrin, Lavrov
Bota

Lavrov akuzon Zelenskyn për atentatin ndaj gjeneralit:Përpjekje për të penguar paqen

6 Shkurt, 2026 2:04 pm
Berisha: Kërkonin faturat e makinës që kishte blerë Noka, doli firma e Lul Bashës
Kryesore

Berisha: Kërkonin faturat e makinës që kishte blerë Noka, doli firma e Lul Bashës

6 Shkurt, 2026 1:37 pm
Qeveria miraton Amnistinë Penale, 447 persona lirohen menjëherë nga burgu
Aktualitet

Qeveria miraton Amnistinë Penale, 447 persona lirohen menjëherë nga burgu

6 Shkurt, 2026 1:28 pm
Reshje shiu edhe në Durrës, përmbyten disa rrugë të qytetit
Aktualitet

Reshje shiu edhe në Durrës, përmbyten disa rrugë të qytetit

6 Shkurt, 2026 1:24 pm
Para
Emrat/ Tre kandidatë në garë për kryeprokuror

Emrat/ Tre kandidatë në garë për kryeprokuror

Topalli: 4 persona mbajnë sot peng vendin

Topalli: 4 persona mbajnë sot peng vendin

Vuçiç takon Ramën dhe Zaev: I pres në Serbi për marrëveshje!

Vuçiç takon Ramën dhe Zaev: I pres në Serbi për marrëveshje!

TE FUNDIT

3 ditë në kërkim të bariut, dyshohet se e ka marrë rrjedha e lumit Vjosë

3 ditë në kërkim të bariut, dyshohet se e ka marrë rrjedha e lumit Vjosë
6 Shkurt, 2026

Që prej datës 3 shkurt , fati i bariut Ylli Dine, 65 vjeç, mbetet i panjohur. Sipas dyshimeve paraprake, ai...

Lexo më shumë

Kërkoi përjashtimin e gjyqtares paraprake Etleva Deda, rrëzohet kërkesa e Veliajt

Kërkoi përjashtimin e gjyqtares paraprake Etleva Deda, rrëzohet kërkesa e Veliajt
6 Shkurt, 2026

Rrëzohet kërkesa e Erion Veliaj për përjashtimin e gjyqtares paraprake Etleva Deda. Seanca e fundit paraprake për kryebashkiakun Veliaj u...

Lexo më shumë

Qeveria rrit pagat e administratës, kategoritë që përfitojnë

Vendimi i qeverisë: E premtja pushim për administratën
6 Shkurt, 2026

Qeveria ka miratuar indeksimin e pagave të administratës me 2.5%. Vendimet përfshijnë rritjen e pagës së Presidentit të Republikës dhe...

Lexo më shumë

SHBA akuzon Kinën: Zhvilloi fshehurazi një test bërthamor, duhet traktat i ri

SHBA akuzon Kinën: Zhvilloi fshehurazi një test bërthamor, duhet traktat i ri
6 Shkurt, 2026

Shtetet e Bashkuara akuzuan Pekinin të premten se ka kryer fshehurazi një test bërthamor në vitin 2020, ndërsa bënë thirrje...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com