Policia ka arrestuar një 38-vjeçar në Vlorë pasi akuzohet se ka plagosur vëllain e tij me thikë për motive të dobëta.
Autori është identifikuar me inicialet B.T., ndërsa i plagosuri F. T., 47 vjeç. Ky i fundit është dërguar në spitalin e Vlorës për të marrë ndihmën e parë mjekësore dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia njofton se në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një thikë që autori përdori për të qëlluar vëllain e tij. Aktualisht materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./ Opinion.al