Policia e Vlorës ka shoqëruar një shtetas pasi ai ka plagosur me thikë motrën e tij.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 4:40 të mëngjesit në fshatin Kërkovë të Vlorës. Sipas burimeve të policisë shtetasi S.C, 40 vjeç ka plagosur me thikë motrën e tij A.C.
Dyshohet se autori ka qenë nën efektin e alkoolit kur ka sulmuar motrën e tij.
Policia ndërkohë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /Opinion.al