Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Qëlloi me breshëri kallashnikovi nga Range Roveri në dasmë,në kërkim i riu

2021/08/23 at 8:39 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Qëlloi me breshëri kallashnikovi nga Range Roveri në dasmë,në kërkim i riu

21-vjeçari, i cili qëlloi me kallashnikov në aksin rrugor Laç-Mamurras gjatë një ceremonie dasme është identifikuar nga policia dhe është shpallur ne kërkim.

Autoritetet bëjnë me dije se nga veprimet hetimore rezultoi së shtetasi Klajdi Tafaj ka qëlluar me armë zjarri nga automjeti, në ceremoninë e dasmës së kushëririt të tij, shtetasit M. T., dhe pas disa ditësh e ka postuar videon në rrjetet sociale.

Po ashtu policia bën me dije se është proceduar penalisht dhe kushëriri i tij, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Njoftimi i policisë

Policia e Kurbinit identifikon dhe shpall në kërkim 21-vjeçarin që qëlloi me kallashnikov në ajër nga automjeti në ecje, gjatë një ceremonie dasme, duke rrezikuar jetën e qytetarëve, dhe më pas e postoi videon në rrjetet sociale.

Gjithashtu, procedohet penalisht dhe kushëriri i tij, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Gjendet dhe sekuestrohet në cilësinë e provës materiale dhe arma e zjarrit automatik me të cilën dyshohet të jetë qëlluar.

Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale dhe në disa media, ku shfaqej një shtetas duke qëlluar me armë zjarri nga një automjet në ecje, në aksin rrugor Laç-Mamurras, shërbimet e Policisë Kurbin, në bashkëpunim me DVP Lezhë, falë veprime të shpejta hetimore kanë bërë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar, shtetasit Klajdi Tafaj, 21 vjeç, banues në fshatin Gjormë, Kurbin.

Nga veprimet hetimore rezultoi së shtetasi Klajdi Tafaj ka qëlluar me armë zjarri nga automjeti, në ceremoninë e dasmës së kushëririt të tij, shtetasit M. T., më datën 15.08.2021 dhe pas disa ditësh e ka postuar videon në rrjetet sociale.

Gjithashtu, është proceduar penalisht shtetasi M. T., 30 vjeç, banues në Fushë Gjormë, Kurbin, kushëriri i autorit të dyshuar, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Klajdi Tafaj, kanë gjetur dhe sekuestruar armën e zjarrit kallashnikov me krehër me fishekë, me të cilën dyshohet të jetë qëlluar.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit luftarak”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke u siguruar reagim të shpejtë e të paanshëm, kundrejt atyre që shkelin ligjin dhe cenojnë jetën e qytetarëve./Opinion.al

Ju sugjerojmë

Demonstratat kundër Lojërave Olimpike, reagon ashpër Meloni: Janë armiq të Italisë
Bota

Demonstratat kundër Lojërave Olimpike, reagon ashpër Meloni: Janë armiq të Italisë

8 Shkurt, 2026 11:04 am
Rasti Balluku,Rama:Me këtë brutalitet Presidenti mund të pezullohet nga një prokuror
Kryesore

Rasti Balluku,Rama:Me këtë brutalitet Presidenti mund të pezullohet nga një prokuror

8 Shkurt, 2026 11:02 am
Pezullimi i Ballukut, Rama: U bëmë shembulli i parë i budallallëkut botëror
Kryesore

Pezullimi i Ballukut, Rama: U bëmë shembulli i parë i budallallëkut botëror

8 Shkurt, 2026 10:08 am
Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

I dehur në makinë, arrestohet kryeinspektori i shërbimit zjarrfikës në Elbasan

7 Shkurt, 2026 9:54 pm
Berisha: Portet tona janë lënë nga kjo qeveri, porte të lira droge
Kryesore

Berisha: Portet tona janë lënë nga kjo qeveri, porte të lira droge

7 Shkurt, 2026 8:34 pm
Macron dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit: Kërcënon të destabilizojë Lindjen e Mesme
Bota

Ndalimi i rrjeteve sociale, Macron: Truri i fëmijëve nuk është në shitje

7 Shkurt, 2026 6:16 pm
Dosja “Epstein” dalin emrat e disa prej personazheve më të famshëm të Hollywood
Bota

Dosja “Epstein” dalin emrat e disa prej personazheve më të famshëm të Hollywood

7 Shkurt, 2026 4:28 pm
Irani paralajmëron SHBA: Nëse sulmohemi, do të godasim bazat amerikane në rajon
Bota

Irani paralajmëron SHBA: Nëse sulmohemi, do të godasim bazat amerikane në rajon

7 Shkurt, 2026 4:25 pm
Obama si majmun, Trump nuk kërkon falje: Nuk e pashë videon deri në fund
Bota

Obama si majmun, Trump nuk kërkon falje: Nuk e pashë videon deri në fund

7 Shkurt, 2026 4:22 pm
Dashnor Sula Kryeinspektor, Berisha: Patericë e Ramës
Kryesore

Dashnor Sula Kryeinspektor, Berisha: Patericë e Ramës

7 Shkurt, 2026 2:20 pm
Para
Itali, 36-vjeçari shqiptar përplaset për vdekje në vijat e bardha

Itali, 36-vjeçari shqiptar përplaset për vdekje në vijat e bardha

Tiranë/Sherr në një qender tregtare, arrestohet polici, qëlloi me armë

Tiranë/Sherr në një qender tregtare, arrestohet polici, qëlloi me armë

“E turpshme”/ Rama: BE ka marrë peng Kosovën, nuk lëviz e lirë

Rama nxjerr pamje nga shkollat në vend: Meritojnë notën 10 për kushtet

TE FUNDIT

Demonstratat kundër Lojërave Olimpike, reagon ashpër Meloni: Janë armiq të Italisë

Demonstratat kundër Lojërave Olimpike, reagon ashpër Meloni: Janë armiq të Italisë
8 Shkurt, 2026

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka reaguar ashpër kundër incidenteve të shkaktuara dje në demonstratën e Milanos kundër Lojërave Olimpike. Kryetarja...

Lexo më shumë

Rasti Balluku,Rama:Me këtë brutalitet Presidenti mund të pezullohet nga një prokuror

Rasti Balluku,Rama:Me këtë brutalitet Presidenti mund të pezullohet nga një prokuror
8 Shkurt, 2026

Duke komentuar vendimin e Kushtetueses për Belinda Ballukun, kryeministri Edi Rama tha sot se me këtë brutalitet të rilegjitimuar vetë...

Lexo më shumë

Pezullimi i Ballukut, Rama: U bëmë shembulli i parë i budallallëkut botëror

Pezullimi i Ballukut, Rama: U bëmë shembulli i parë i budallallëkut botëror
8 Shkurt, 2026

Kryeministri Edi Rama ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për lënien në fuqi të vendimit të GJKKO-së për pezullimin nga detyra të zv/kryeministren Belinda...

Lexo më shumë

I dehur në makinë, arrestohet kryeinspektori i shërbimit zjarrfikës në Elbasan

Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
7 Shkurt, 2026

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e Shërbimit për Mbrojtjen nga Zjarri dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com