Dy persona kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e sotme në Francë, pasi janë qëlluar aksidentalisht me snajper nga një polic.
Ngjarja ka ndodhur në Villognon, në perëndim të Francës, kur snajperi i një polici qëlloi gjatë kohës që po mbante fjalim presidenti francez, Francois Hollande.
Në videot e publikuara dëgjohet krisma dhe presidenti detyrohet të ndërpresë për disa sekonda fjalimin. “Shpresoj që të mos jetë diçka e rëndë”, tha Hollande.
Plumbi erdhi nga arma e agjentit të sigurisë, i vendosur sipër çatisë së një godine dhe për pasojë dy persona u plagosën në këmbë.