Një person ka mbetur i plagosur me thikë në Durrës. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Fllakës.
Sipas “Klan News” i plagosuri është B.M. Ky i fundit është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Shkaqet e ngjarjes janë të paqarta. As për autorin e dyshuar nuk ka informacione.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur dinamikën.