Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme pranë spitalit pediatrik në Tiranë. Mësohet se nga të shtënat ka mbetur i plagosur një efektiv i repartit “Shqiponja”.
Efektivi është shtruar te spitali ushtarak dhe është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, raportohet se autori i plagosjes është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e tij.