Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Që nga krijimi i një partie të re deri te takimet me bazën, propozimet e deputetëve në mbledhjen e grupit të PD

2023/10/11 at 5:19 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Që nga krijimi i një partie të re deri te takimet me bazën, propozimet e deputetëve në mbledhjen e grupit të PD

Në mbledhjen e djeshme të grupit parlamentar të PD, nuk është diskutuar vetëm për agjedën parlamentare, por dhe për problemet brenda partisë.


Gjatë diskutimeve, deputetët kanë kërkuar që ish-kryeministri Sali Berisha të gjej një zgjidhje për situatën në PD.

Deputetët kanë patur propozime të ndryshme që nga krijimi një partie të re, deri te nisja e takimeve me anëtarësinë.

DISKUTIMET

Dashnor Sula: Ne jemi mbledhur disa here ne takime te Grupit Parlamentar, por tashme ka ardhur koha te flasim për zgjidhje politike te Partisë Demokratike, ne mënyre qe te jemi gati për zgjedhjet e 2025-es. Edi Ramës i intereson te jete kjo situate ne PD. Basha sot ka vulën nga gjykata dhe ne nuk mund te qëndrojmë kështu, pasi do te përsërisim veten, si ne 6 mars, apo zgjedhjet e 14 majit. Nëse do te vazhdojmë te presim gjykatën, mund te ndodhe, siç ndodhi, qe u dha vendimi 1 muaj para zgjedhjeve dhe humbëm komisionerët, logon, vulën.

Sepse de jure, PD është Basha, edhe pse s’ka anëtarësinë me veten, ka një pakice, ndërkohe qe ne vete duhet te kthehemi ne një parti de juro, qe te njihemi institucionalisht nga KQZ, parlamenti etj. De facto patjetër qe ne jemi Partia Demokratike, jemi shumicën e anëtarësisë, kemi shumicën ne Grupin Parlamentar. Unë propozoj, se nuk është fundi i botes, aq me tepër qe kemi anëtarësinë me vete, qe te krijojmë një parti te re, Partine Demokratike të Rithemeluar.

Vetëm kështu mundemi te jemi një alternative serioze dhe te ngjallim besimin tek demokratet.

Sali Berisha: Nuk është vështire te gjejmë emër apo te bëjmë logo. Problemi është se po i nënshtrohemi një padrejtësie. Një njeri qe nuk ka lenë padrejtësi pa bere ndaj nesh. Çdo gjë vendoset siç e do Edi Rama. Nuk të le.  Çfarë kërkon? Të zgjidhim problemet tona padyshim, por ama te përpiqemi te motivojmë njerëzit për të mbrojtur opozitarizmin dhe te drejtat.

Ramadan Lika: Z. Berisha, ju keni 32 vite ne politike, ju keni detyrimin ta zgjidhni ketë situate politike qe ka mbytur PD-ne. Ne kështu siç jemi po luajmë siç kërkon Edi Rama. Nuk mund te vazhdoje kështu. Ne jemi deputete qe mbështesim Gazment Bardhin, ndërsa ju, mbështesin Sali Berishën. Duhet qe ju te dy, te uleni koke me koke dhe te gjeni një zgjidhje politike për situatën.

Xhelal Mziu: Jemi kthyer në një strukturë politike ku logo e PD është marrë peng dhe më keq se në kohën e diktaturës çdo ditë përjashtohen kolegë nga PD si rasti i fundit të Gaz Bardhit. Jemi në një presion ndërkombëtar dhe nga zoti Berisha, i shpallur me pa të drejtë ose për shkak të lobimit të Ramës. Sapo vijmë nga një humbje e thellë e 14 majit por e kulmuar dhe nga humbja e Kukësit.

Në këto kushte situata në terren është e papranueshme, u ka ik shpresa, po largohen ose po konvertohen për bukën e gojës. Ndaj në këto kushte duhet një zgjidhje radikale , duhet një organizim deri në bazë, duhet hap rrugë personaliteteve publike brenda dhe jashtë vendit. Duhet të ngujohemi me ditë për të gjetur zgjidhje, sepse në terren nuk ke kë takon.

Rol jo të pakët ka Berisha si person influent për të fjetur zgjidhje që PD dhe opozita të kthehen në një forcë shpresëdhënëse dhe fituese.
Siç thekson dhe Tigri.

Nuk jam unë delja e zezë, por koka e zezë e tufës, pra Rama. Ne duhet të krijojmë strategjinë, gjithëpërfshirjen, duhet të largojmë frikën, duhet të shpalosim platformën e një force politike që jep shpresë për shqiptarët që janë në vend dhe për emigrantët.

Në këtë kontekst Berisha duhet të gjej një zgjidhje…Kuptohet dhe PD vetë ka potenciale për të dalë nga ky ngërç ku jemi futur. Nuk mundet të rrojmë duke u qar, por të përballemi…

Edi Paloka: Kërkoj që bashkimin e grupit ta shtrijmë dhe në baze. Te fillojmë bashkërisht takimet me demokratet në bazë dhe qytetarët, sepse jemi shkëputur këto kohë.

Agron Gjekmarkaj: Ne kur kemi vendosur te ulemi në ketë tavoline përballe njeri-tjetrit e kemi vënë llogari që të përballemi për idetë tona. Unë personalisht marr kostot e mia për idetë e mia, pra mbaj përgjegjësi. Unë mendoj qe mbledhja e pare e përbashkët e opozitës ishte një ngjarje politike qe e rriti entuziazmin tek mbështetësit e PD. Sot është mbledhja e disatë dhe nuk me duket qe efekti i kartolinës është i njëjte, pra nuk  është e njëjta gjendje surprize pozitive.

Këto mbledhje po hyjnë ne rutine ! Po rutina është ushqimi i përditshëm i politikes, por nuk mjafton. Ne po përfshihemi ne ngjarje qe pushteti na fut dhe përdorim ligjërimin e kushtëzuar nga ata. Ne përditë na jepet një ngjarje dhe  ndjekim atë ne një hulli te përcaktuar. Psh, një është përjashtimi i Gaz Bardhit nga “zona e vulës”. Dy është përjashtimi nga Kuvendi i 8 deputeteve. Meraku im është se ne nuk po prodhojmë me ngjarjet tona, për ta nxjerre nga apatia shoqërinë, ne raport me ne, pse jo për ta shqetësuar qeverinë me to, ku një here te vetme t’ja caktojmë ne axhenden asaj ( qeverise) . Nuk po ndodh kjo. Kjo tryeze po behet monotone sepse nuk po fermenton politike, nuk merr ne diskutim temat qe çojnë drejt zgjidhjes, nuk po përballet me vetveten.  Nuk po i bën ende propozimet e duhura Shqipërisë demokrateve dhe shoqërisë.

Ervin Salianji: Është e domosdoshme qe ne te ndryshojmë dhe të ribëhemi, rikonceptohemi dhe madje mos kemi asnjë tabu për t’u transformuar. Shoqëria ka nevoje qe ne te ndryshojmë dhe ne duhet ti përgjigjemi kësaj nevoje, para se të bëjmë diskutimin e protestave dhe reagimeve duhet te ndryshojmë. Ndryshimi duhet te ngjalle shpresën e domosdoshme dhe te frymëzoje qytetaret. Ne përpara se te thërrasim protesta, duhet te japim një zgjidhje politike situatës ku jemi. Qe ne proteste, jo disa te jene organizator dhe disa spektator.

Personalisht nuk jam dakord me narrativen politike që Rama i vjedh zgjedhjet çfarëdo të bëjmë ne, mendoj se ne e mundim dhe e tejkalojmë Ramen nëse gjejmë zgjidhje politike për situatën ku jemi, dhe zgjerohemi duke u hapur realisht! Ne mundemi ta tejkalojmë Edi Ramën, shoqëria, qytetaret kanë pakënaqësi masive ndaj qeverise, e ndjej këtë ne çdo takim dhe kudo ku eci!

Është përgjegjësia jone ta mundim duke gjetur zgjidhje jo duke u qare! Kërkoj qe te bëjmë një mbledhje te veçante për te diskutuar vetëm për ribërjen e opozitës.

Rol jo të pakët ka Berisha si person influent për të fjetur zgjidhje që PD dhe opozita të kthehen në një forcë shpresëdhënëse dhe fituese.
Siç thekson dhe Tigri.

Nuk jam unë delja e zezë, por koka e zezë e tufës, pra Rama. Ne duhet të krijojmë strategjinë, gjithëpërfshirjen, duhet të largojmë frikën, duhet të shpalosim platformën e një force politike që jep shpresë për shqiptarët që janë në vend dhe për emigrantët.

Në këtë kontekst Berisha duhet të gjej një zgjidhje…Kuptohet dhe PD vetë ka potenciale për të dalë nga ky ngërç ku jemi futur. Nuk mundet të rrojmë duke u qar, por të përballemi…



Ju sugjerojmë

SHBA i mbyll derën emigrantëve nga vendet e botës së tretë
Bota

SHBA i mbyll derën emigrantëve nga vendet e botës së tretë

28 Nëntor, 2025 1:02 pm
Sekuestrohen dy automjete me vlerë 105 mijë euro në Tiranë, në kërkim dy persona
Kronikë

Sekuestrohen dy automjete me vlerë 105 mijë euro në Tiranë, në kërkim dy persona

28 Nëntor, 2025 12:02 pm
NATO uron Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë me fotografinë e veçantë
Aktualitet

NATO uron Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë me fotografinë e veçantë

28 Nëntor, 2025 11:58 am
“35 vjetori i rënies së Dëshmorit të Parë të Demokracisë”/Berisha vizitë në Kavajë
Kryesore

113 vite pavarësi/Berisha:Rama, armik i shqiptarëve që komploton në favor të Serbisë

28 Nëntor, 2025 11:56 am
113 vite shtet, Rama: Gëzuar Ditën e Pavarësisë
Aktualitet

113 vite shtet, Rama: Gëzuar Ditën e Pavarësisë

28 Nëntor, 2025 9:25 am
“Dy shtete, një komb, dy flamuj, një zemër”, Osmani dhe Kurti urojnë Pavarësinë
Aktualitet

“Dy shtete, një komb, dy flamuj, një zemër”, Osmani dhe Kurti urojnë Pavarësinë

28 Nëntor, 2025 8:53 am
Sekretari amerikan i Shtetit: SHBA të gatshme për dialog me Iranin
Aktualitet

Marco Rubio uron shqiptarët për 113 vjetorin e Pavarësisë

28 Nëntor, 2025 8:50 am
Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
Bota

Putin kërcënon Ukrainën dhe Perëndimin: Luftën e mbyll unë dhe kaq

28 Nëntor, 2025 8:23 am
113 vjet Pavarësi, Shqipëria feston kuqezi
Aktualitet

113 vjet Pavarësi, Shqipëria feston kuqezi

28 Nëntor, 2025 7:59 am
Parashikimi i motit, 1 shtator 2023
Aktualitet

Parashikimi i motit, 28 nëntor 2025

28 Nëntor, 2025 7:58 am
Para
Arrihet dakordësia mes PS dhe PD për rezolutën e Kosovës

Arrihet dakordësia mes PS dhe PD për rezolutën e Kosovës

Izraeli formon qeverinë e luftës, bashkohet politika

Izraeli formon qeverinë e luftës, bashkohet politika

Shorti i hedhur gabim, kush e shqyrton dosjen e ish-ministrit Tahirit

Hetimi i ri i SPAK, biznesmeni Lul Morina: Kalova 80 mijë € në llogari të bashkëshortes së Saimir Tahirit
















TE FUNDIT

SHBA i mbyll derën emigrantëve nga vendet e botës së tretë

SHBA i mbyll derën emigrantëve nga vendet e botës së tretë
28 Nëntor, 2025

Amerika u mbyll derën përgjithmonë emigrantëve nga të gjitha vendet e botës së tretë. Është ky vendimi i marrë nga...

Lexo më shumë

Sekuestrohen dy automjete me vlerë 105 mijë euro në Tiranë, në kërkim dy persona

Sekuestrohen dy automjete me vlerë 105 mijë euro në Tiranë, në kërkim dy persona
28 Nëntor, 2025

Një operacion policor është finalizuar një ditë më parë në Tiranë, ku u sekuestruan 2 automjete me vlerë 110 mijë...

Lexo më shumë

NATO uron Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë me fotografinë e veçantë

NATO uron Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë me fotografinë e veçantë
28 Nëntor, 2025

Aleanca Euro-Atlantike (NATO) ka uruar Shqipërinë për 113 vjetorin e Pavarësisë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, NATO ka publikuar...

Lexo më shumë

113 vite pavarësi/Berisha:Rama, armik i shqiptarëve që komploton në favor të Serbisë

“35 vjetori i rënies së Dëshmorit të Parë të Demokracisë”/Berisha vizitë në Kavajë
28 Nëntor, 2025

Kryetari i PD, Sali Berisha ka uruar shqiptarët për 28 Nëntorin, ditën e Flamurit Kombëtar, duke përkujtuar shpalljen e Pavarësisë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com