Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Arrihet dakordësia mes PS dhe PD për rezolutën e Kosovës

2023/10/11 at 5:20 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Arrihet dakordësia mes PS dhe PD për rezolutën e Kosovës

Partia Socialiste dhe partia Demokratike kanë rënë dakord për një projekt-rezolutë të përbashkët për Kosovën.


Përmes draftit të plotë të publikuar pak orë përpara se Kuvendi të mbajë një seancë të posacme për Kosovën, mësohet se pas diskutimeve të gjatë mes palëve socialistët kanë rënë dakort me qëndrimin e opozitës për të mbështetur pa rezerva Rezolutën e Kosovës, duke bërë të mundur kështu që Kuvendi i Shqipërisë të unifikojë qëndrimin me Kuvendin e Kosovës, sipas parimit “Një komb, një qëndrim”.

Drafti
Duket se qëndrimi i të gjithë deputetëve në seancën e nesërme do të jetë për miratimin e një rezolute të përbashkët, që përbën një sukses për klasën politike në Shqipëri, që bëhen të gjithë bashkë për çështjen kombëtare, duke mos e përdorur atë për debatet e ditës.

Grupi Parlamentar i PD kërkoi unifikimin e qëndrimit të Kuvendit të Shqipërisë me atë të Kuvedit të Kosovës, duke mbështetur Rezolutën që ky i fundit miratoi më 28 Shtator. Në atë Rezolutë bëhet përgjegjëse Serbia për sulmin më 24 Shtator dhe kërkohet hetim ndërkombëtar ndaj Serbisë. Kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi propozoi më 29 Shtator unifikimin e qëndrimit me Kuvendin e Kosovës, vetëm një ditë pasi Kosova miratoi rezolutën e saj.

Nga ana e tij, Grupi Parlamentar i PS nuk ishte i këtij qëndrimi, dhe prezantojë një propozim të tijin, duke patur një qasje më të balancuar. Në draftin e dorëzuar në 2 Tetor nga kreu i grupit parlamentar socialist Bledi Cuci, propozoheshin disa qëndrime më të zbutura në raport me Rezolutën e Kosovës, duke shmangur nga përgjegjësia Serbinë, dhe duke shmangur hetimin ndërkombëtar ndaj Serbisë, të cilës socialistët donin ti njihnin rolin për të hetur ajo vetë sulmin.

Edhe pse palët shprehen në vazhdim vullnetin për të dalë më një qëndrim të përbashkët, ato u ndanë qartësisht në qëndrime për disa ditë. Por 24 orët e fundit, opozita duket se ia ka dalë të bind mazhorancën që të ndryshojë qëndrim. Pas diskutimeve të gjatë mes palëve socialistët kanë rënë dakort me qëndrimin e opozitës për të mbështetur pa rezerva Rezolutën e Kosovës, duke bërë të mundur kështu që Kuvendi i Shqipërisë të unifikojë qëndrimin me Kuvendin e Kosovës, sipas parimit “Një komb, një qëndrim”.

Palët kanë arritur kështu dakordësinë që nesër Kuvendi të miratojë një Rezolutë që parashikon mbështetjen plotësisht të Rezolutës Nr. 08-R-009 të Kuvendit të Republikës së Kosovës, miratuar në seancën e tij plenare të datës 28 shtator 2023; hetimin ndërkombëtar dhe nxitjen për të vijuar dialogun me qëllim final njohjen e pavarësisë së Kosvës nga ana e Serbisë. Në këtë mënyrë, Shqipëria unifikon plotësisht qëndrimin me Kosovën, duke mbajtur përgjegjëse Serbinë për sulmin e 24 Shtatorit dhe duke bërë gjithçka që të ketë një hetim ndërkombëtar ndaj Serbisë.

Cfarë parashikon rezoluta e Kuvendit të Kosovës dhe që pritet të mbështetet nesër nga Kuvendi i Shqipërisë?

– Duke marrë për bazë gjendjen e sigurisë nëpër të cilën po kalon vendi pas sulmit terrorist të organizuar nga Republika e Serbisë ndaj sovranitetit shtetëror dhe intergritetit territorial të Republikës së Kosovës;

– Duke vlerësuar rëndësinë e ruajtjes dhe mbrojtjes së sovranitetit shtetëror dhe intergritetit territorial të Republikës së Kosovës si dhe përcaktimin dhe angazhimin shtetëror për t’i kontribuuar paqes dhe stabilitetit në rajon;

– Të vendosur që Republika e Kosovës të jetë vend i lirë, demokratik, paqedashës dhe atdhe i qytetarëve të saj, të cilëve ju garantohen të drejtat, liritë dhe barazia para ligjit;

– Të përkushtuar për të luftuar dhe parandaluar me mjete kushtetuese dhe ligjore çfarëdo veprimi dhe përpjekje për të cënuar, rrezikuar apo sulmuar rendin kushtetutes të Republikës së Kosovës;

Kuvendi i Republikës së Kosovës

  1. DËNON me termat më të ashpër sulmin terrorist të

organizuar nga Republika e Serbisë mbi Policinë e Kosovës më datën 24 shtator 2023, si dhe kërkon nga faktori ndërkombëtar që të ushtroj ndikimin e tij për ta ballafaquar Serbinë me rolin e saj në raport me organizimin dhe mbështetjen e çdo llojshme që i ka bërë grupit terrorist për sulmin në veri të Republikës së Kosovës;

  1. VLERËSON punën, angazhimin dhe rezultetet e jashtëzakonshme të institucioneve të sigurisë së Republikës së Kosovës dhe të institucioneve partnere ndërkombëtare të sigurisë (Eulex dhe KFOR), në aksionin e përbashkët për të smbrapsur dhe asgjësuar sulmet terroriste të organizuara nga Serbia në veri të vendit;
  2. OFRON mbështetjen e plotë dhe të parezervë për Policinë e Kosovës në ushtrimin e përgjegjësisë për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike në tërë territorin e Republikës së Kosovës.
  3. KËRKON nga të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës që të vazhdojnë punën e përbashkët për integrimin e plotë dhe bashkëjetesën mes të gjitha komuniteteve pa dallim që jetojnë në Republikën e Kosovës;
  4. INKURAJON dhe MBËSHTET pluralizimin politik në radhët e komunitetit serb në Kosovë, zhvillimi i të cilit mundëson progresin demokratik dhe rrit transparencën e llogaridhënien para këtij komuniteti dhe jetëson promovimin e interesave reale të tij në Republikën e Kosovës.
  5. KËRKON nga Qeveria e Republikës së Kosovës që të bashkëpunoj me aleatët ndërkombëtarë, veçanërisht me SHBA-të, për të fuqizuar Shtetin e së Drejtës dhe vlerat e përbashkëta euro-atlantike;
  6. KONSTATON nevojën për hetim ndërkombëtar ndaj Republikës së Serbisë lidhur me organizimin e aktiviteteve terroriste dhe vazhdimin e ekzistencës së kampeve stërvitore të grupeve terroriste në territorin e Serbisë.


Ju sugjerojmë

Elon Musk: Vendosuni sanksione oligarkëve ukrainas, kështu afrohet fundi i luftës
Life Style

Elon Musk humb statusin e trilionerit

25 Qershor, 2026 9:32 pm
Mbi 25 mijë persona raportohen të zhdukur pas tërmeteve në Venezuelë
Bota

Mbi 25 mijë persona raportohen të zhdukur pas tërmeteve në Venezuelë

25 Qershor, 2026 8:04 pm
Dita e 26-të, nis protesta e qytetarëve
Aktualitet

Dita e 26-të, nis protesta e qytetarëve

25 Qershor, 2026 7:39 pm
Protestat, policia procedon penalisht 11 persona
Kronikë

Protestat, policia procedon penalisht 11 persona

25 Qershor, 2026 7:04 pm
Botërori 2026/ Çfarë është Yataragasu, korbi që shfaqet në logon e Japonisë
Sport

Botërori 2026/ Çfarë është Yataragasu, korbi që shfaqet në logon e Japonisë

25 Qershor, 2026 6:39 pm
Rama vendos flamingot në profilin e Facebook-ut
Politikë

Rama vendos flamingot në profilin e Facebook-ut

25 Qershor, 2026 6:04 pm
Sot konkursi për Drejtorin e Policisë së Shtetit, 14 kandidatët në garë
Kronikë

Kërcënime ndaj një zyrtareje,në hetim disiplinor ish-drejtori i policisë së Shkodrës

25 Qershor, 2026 4:39 pm
200 milionë dollarë për Venezuelën, FMN akordon fondet për rindërtimin pas tërmeteve
Bota

200 milionë dollarë për Venezuelën, FMN akordon fondet për rindërtimin pas tërmeteve

25 Qershor, 2026 3:44 pm
Shqipëria shpall “person të padëshiruar” Ikball Hudutin, zbulohet arsyeja
Aktualitet

Shqipëria shpall “person të padëshiruar” Ikball Hudutin, zbulohet arsyeja

25 Qershor, 2026 2:32 pm
Elbasan/ Abuzuan me fondet e ndihmës ekonomike, detyrim paraqitje për 6 punonjës
Kronikë

Elbasan/ Abuzuan me fondet e ndihmës ekonomike, detyrim paraqitje për 6 punonjës

25 Qershor, 2026 2:25 pm
Para
Izraeli formon qeverinë e luftës, bashkohet politika

Izraeli formon qeverinë e luftës, bashkohet politika

Shorti i hedhur gabim, kush e shqyrton dosjen e ish-ministrit Tahirit

Hetimi i ri i SPAK, biznesmeni Lul Morina: Kalova 80 mijë € në llogari të bashkëshortes së Saimir Tahirit

Parlamenti Evropian mban homazhe për viktimat në Izrael

Parlamenti Evropian mban homazhe për viktimat në Izrael
















TE FUNDIT

Elon Musk humb statusin e trilionerit

Elon Musk: Vendosuni sanksione oligarkëve ukrainas, kështu afrohet fundi i luftës
25 Qershor, 2026

Biznesmeni amerikan dhe pronari i kompanive si SpaceX dhe Tesla, Elon Musk, u bë personi i parë në botë pasuria...

Lexo më shumë

Mbi 25 mijë persona raportohen të zhdukur pas tërmeteve në Venezuelë

Mbi 25 mijë persona raportohen të zhdukur pas tërmeteve në Venezuelë
25 Qershor, 2026

Pas tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën, më shumë se 25 mijë persona janë raportuar të zhdukur, ndërsa familjet vazhdojnë...

Lexo më shumë

Dita e 26-të, nis protesta e qytetarëve

Dita e 26-të, nis protesta e qytetarëve
25 Qershor, 2026

Ka nisur në kryeqytet dita e 26-të e protestës qytetare. Protestuesit kanë nisur grumbullimin e zakonshëm në sheshin ‘Skënderbej’, për...

Lexo më shumë

Protestat, policia procedon penalisht 11 persona

Protestat, policia procedon penalisht 11 persona
25 Qershor, 2026

Policia e Tiranës ka njoftuar procedimin penal të 11 protestuesve, pasi në dy ditët e fundit të protestës, sipas bluve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}