Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Qarkorja e Prokurorisë/Shqipëria e pushtuar nga droga, ja zonat ku mbillet

2016/06/05 at 9:18 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Qarkorja e Prokurorisë/Shqipëria e pushtuar nga droga, ja zonat ku mbillet

Zgjerimi i hartës së zonave të prekura nga kultivimi i kanabisit shikohet shqetësim nga Prokuroria

Organi qendror i Akuzës u ka shpërndarë së fundi prokurorive në rrethe në një qarkore, ku kërkohet të tregohet kujdes i veçantë ndaj kultivimit të drogës.

Në qarkore thuhet se, përveç qarqeve të Vlorës, Fierit, Gjirokastrës e Shkodrës ku kultivohej kanabis më parë, tani harta e parcelave është zgjeruar. Referuar sekuestrimeve të përditshme nga policia, por edhe informacioneve të siguruara gjatë hetimit të grupeve të ndryshme kriminale, Prokuroria vë në dukje se fenomeni është rritur dukshëm jo vetëm në sipërfaqen gjeografike.

Një fakt shqetësues është se krahas përqendrimit të luftës së policisë ndaj parcelave të mbjella me kanabis, teknikat e kultivimit të lëndës narkotike kanë ndryshuar. Ato janë bërë më të fshehta, më të sofistikuara dhe më të vështira për t’u zbuluar.

“Pavarësisht veprimtarisë në rritje të institucioneve ligjzbatuese, në luftën kundër fenomenit të kultivimit të lëndëve narkotike, në vitet e fundit është vërejtur tendenca për ta shtrirë këtë veprimtari të paligjshme në të gjithë territorin e vendit”, citohet në qarkore, sipas burimeve të Prokurorisë.

Aty shprehet shqetësimi se, pavarësisht qindra rasteve të kultivimit, nuk ka asnjë të akuzuar apo të dënuar, pasi parcelat janë në tokë publike ose në tokë pa pronar të qartë.

QARKORJA

Në dokumentin që u është dërguar prokurorive në rrethe “vlerësohet puna e organeve ligjzbatuese në luftën kundër këtij fenomeni, por vihet re me shqetësim se tendenca për kultivimin e drogës është shtrirë në të gjithë vendin”. Në qarkore nënvizohet se në pjesën më të madhe të rasteve, kultivuesit e bimëve narkotike kanë shfrytëzuar sipërfaqe toke që janë në pronësi publike apo të ish­komunave, kryesisht pyje e kullota apo pranë burimeve të ujit dhe larg qendrave të banuara. Më tej në dokument theksohet se kohët e fundit është vërejtur tendenca e kultivimit të bimëve edhe në ambiente të mbyllura si tunele magazina dhe ndërtesa të vjetra apo edhe serra ku për rritjen e drogës përdoret energjia elektrike.

“Në disa raste janë improvizuar edhe laboratorë me përdorim të energjisë elektrike”, theksohet në qarkore. Dokumenti i Prokurorisë ka marrë shkas nga një shkresë që organit të Akuzës i ka mbërritur nga Policia e Shtetit në datën 31 mars 2016, ku kërkohet bashkëpunim i të gjithë strukturave të Prokurorisë për goditjen e aktivitetit të kultivimit të bimëve narkotike. Qarkorja ka për synim që të nxisë prokuroritë e rretheve që të iniciojnë hetime me qëllim identifikimin e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike dhe ndjekjen penal të autorëve.

Po kështu, sipas burimeve nga organi i Akuzës, përmes qarkores kërkohet që metodika e punës hetimore ndaj këtij fenomeni të mbështetet edhe në ndryshimet që ka pësuar veprimtaria kriminale në terren, duke mos u mjaftuar vetëm me procedurat formale të deritanishme./ Trazhgim Sokolaj Panorama.al

Ju sugjerojmë

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba
-U tha në Opinion

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba

9 Qershor, 2025 10:48 pm
“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan
Aktualitet

“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan

9 Qershor, 2025 10:27 pm
Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve
Sport

Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve

9 Qershor, 2025 9:46 pm
Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?
Bota

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?

9 Qershor, 2025 9:22 pm
Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura
Politikë

Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura

9 Qershor, 2025 8:48 pm
“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!
-Jetë dhe Stil

“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!

9 Qershor, 2025 8:31 pm
Itali/ Dështojnë referendumet, shumica e qytetarëve e bojkotuan
Bota

Itali/ Dështojnë referendumet, shumica e qytetarëve e bojkotuan

9 Qershor, 2025 8:27 pm
Kosova përuron një stacion policor afër kufirit me Serbinë
Rajoni

Kosova përuron një stacion policor afër kufirit me Serbinë

9 Qershor, 2025 8:06 pm
Shefi i NATO: Evropa duhet të rrisë shpenzimet për mbrojtjen
Bota

Shefi i NATO-s bën thirrje për forcim 400 për qind të mbrojtjes ajrore

9 Qershor, 2025 7:53 pm
“Do ta marrim”, Trump nuk heq dorë nga “aneksimi” i Groenlandës
Bota

Trump sulmon guvernatorin e Kalifornisë: Pa mua janë asgjë

9 Qershor, 2025 7:41 pm
Para
Zbulohen të ardhurat/ Ja kush janë gratë e pasura të Parlamentit

Zbulohen të ardhurat/ Ja kush janë gratë e pasura të Parlamentit

Çmenduri në Çeki/ 52 penallti për të shpallur fituesin

Çmenduri në Çeki/ 52 penallti për të shpallur fituesin

Rama për Das Magazine/ Ja parashikimi im për ndeshjen me Zvicrën

Rama për Das Magazine/ Ja parashikimi im për ndeshjen me Zvicrën

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba
9 Qershor, 2025

Padyshim, momenti më i lumtur për çdo njeri, është ai kur bëhet prind. Ermal Hasimja ndau sonte në “Opinion” pikërisht...

Lexo më shumë

“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan

“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan
9 Qershor, 2025

Në shkurt të këtij viti, emisioni “Stop” transmetoi një problematikë nga Lushnja. Bexhet Vrapi, tregoi se kunati i tij, që...

Lexo më shumë

Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve

Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve
9 Qershor, 2025

Dy ditë pas ndeshjes në Shqipëri që përfundoi pa gola, Federata Serbe e Futbollit ka publikuar një deklaratë për ditët...

Lexo më shumë

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?
9 Qershor, 2025

Protestat filluan të premten pasi u zbulua se oficerët e Zbatimit të Doganave të Imigracionit (ICE) po kryenin bastisje në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com