Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Putini shpalli armëpushimin treditor, Ukraina: Të zgjasë një muaj

2025/04/28 at 6:39 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Putini shpalli armëpushimin treditor, Ukraina: Të zgjasë një muaj

Presidenti rus Vladimir Putin ka shpallur një armëpushim treditor për të shënuar 80-vjetorin e fitores mbi nazifashizmin. Armëpushimi do të zgjasë nga mesnata e 7-8 majit deri në mesnatën e 10-11 majit, tha Kremlini.

“Me vendim të Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Vladimir Putin, për arsye humanitare nga mesnata midis 7 dhe 8 majit deri në mesnatën midis 10 dhe 11 maj, pala ruse shpall një armëpushim. Të gjitha veprimet ushtarake janë pezulluar gjatë kësaj periudhe. Rusia beson se pala ukrainase do të ndjekë këtë shembull”, thuhet në deklaratë.

“Në rast të shkeljes së armëpushimit nga pala ukrainase, forcat e armatosura ruse do të japin një përgjigje adekuate dhe efektive. Pala ruse deklaron edhe një herë gatishmërinë e saj për negociata paqësore pa parakushte, që synojnë eliminimin e shkaqeve rrënjësore të krizës ukrainase dhe ndërveprimin konstruktiv me partnerët ndërkombëtarë”, thekson Kremlini.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov dhe Sekretari i Shtetit i SHBA Marco Rubio ndërkohë zhvilluan një bisedë telefonike gjatë së cilës ata theksuan “rëndësinë e konsolidimit të parakushteve të reja për fillimin e negociatave për Ukrainën, me synimin për të rënë dakord për një rrugë të besueshme për një paqe të qëndrueshme afatgjatë”, bëri të ditur Ministria e Jashtme ruse përmes një komunikate.

Në përgjigje të saj ministri i Jashtëm ukrainas Andriy Sybiga komentoi në X mbi deklaratën e njëanshme të Putinit për një armëpushim tre-ditor nga 8 maji.

“Nëse Rusia vërtet dëshiron paqen, duhet të pushojë menjëherë zjarrin. Pse të presim deri më 8 maj? Nëse lufta mund të ndalet tani dhe armëpushimi të mbahet për 30 ditë, do të ishte një hap i vërtetë përpara, jo vetëm një gjest për një paradë”, tha ai.

Presidenti i SHBA Donald Trump kishte shprehur më parë zhgënjimin e tij të thellë me Rusinë, duke thënë se Presidenti Vladimir Putin duhet të ndalojë të shtënat dhe të arrijë një marrëveshje.

Ju sugjerojmë

Europa me një propozim për paqen në Ukrainë, përballë 28 pikave të planit amerikan
Bota

Europa me një propozim për paqen në Ukrainë, përballë 28 pikave të planit amerikan

23 Nëntor, 2025 9:03 pm
Trump Kritika Zelenskyt: Asnjë mirënjohje për përpjekjet tona
Bota

Trump Kritika Zelenskyt: Asnjë mirënjohje për përpjekjet tona

23 Nëntor, 2025 7:16 pm
Euro të falsifikuara në qarkullim, arrestohen 4 të rinj në Tiranë
Kronikë

Euro të falsifikuara në qarkullim, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

23 Nëntor, 2025 1:35 pm
Qukës- Qafë Plloçë, ARRSH: Është krijuar një bypass i përkohshëm
Aktualitet

Qukës- Qafë Plloçë, ARRSH: Është krijuar një bypass i përkohshëm

23 Nëntor, 2025 1:03 pm
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 23 nëntor 2025, zbuloni shenjat me fat

23 Nëntor, 2025 12:19 pm
Pse disa njerëz nuk flenë dot në heshtje të plotë?
Life Style

Pse disa njerëz nuk flenë dot në heshtje të plotë?

22 Nëntor, 2025 10:25 pm
Sali Berisha zgjidhet zv.president i CDI
Kryesore

Sali Berisha zgjidhet zv.president i CDI

22 Nëntor, 2025 9:19 pm
Moti i keq në Pogradec/ 7 ura të dëmtuara, evakuohen 6 familje, Bashkia ndan ndihma
Aktualitet

Moti i keq në Pogradec/ 7 ura të dëmtuara, evakuohen 6 familje, Bashkia ndan ndihma

22 Nëntor, 2025 8:43 pm
Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
Bota

Zelensky: Parandalimi i pushtimit të tretë rus është rruga e vetme drejt paqes

22 Nëntor, 2025 7:36 pm
20 ditë në burg/ Nicolas Sarkozy shkroi 11 faqe çdo ditë, pritet botimi i librit
Rajoni

Vuçiç i mohon akuzat se kishte lidhje me “safari snajper” në Sarajevë

22 Nëntor, 2025 6:32 pm
Para
Spanja, Portugalia dhe Franca jugore pa energji, reagon Agjencia Kibernetike e BE

Spanja, Portugalia dhe Franca jugore pa energji, reagon Agjencia Kibernetike e BE

Rama reciton Migjenin: Qeshu rini qeshu, se bota është jotja!

Rama reciton Migjenin: Qeshu rini qeshu, se bota është jotja!

Raportohet për 40 të vrarë nga një sulm izraelit në Gazë

Raportohet për 40 të vrarë nga një sulm izraelit në Gazë

TE FUNDIT

Europa me një propozim për paqen në Ukrainë, përballë 28 pikave të planit amerikan

Europa me një propozim për paqen në Ukrainë, përballë 28 pikave të planit amerikan
23 Nëntor, 2025

Një kundërpropozim europian vjen përballë atij amerikan, me me synim përfundimin e luftës në Ukrainë. Ky plan vjen pas reagimeve...

Lexo më shumë

Trump Kritika Zelenskyt: Asnjë mirënjohje për përpjekjet tona

Trump Kritika Zelenskyt: Asnjë mirënjohje për përpjekjet tona
23 Nëntor, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka sulmuar  qeverinë e Ukrainës, ndërsa në Gjenevë janë në zhvillim diskutimet për planin me...

Lexo më shumë

Euro të falsifikuara në qarkullim, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Euro të falsifikuara në qarkullim, arrestohen 4 të rinj në Tiranë
23 Nëntor, 2025

Katër të rinj janë vënë në pranga dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pas një operacioni të Policisë së...

Lexo më shumë

Qukës- Qafë Plloçë, ARRSH: Është krijuar një bypass i përkohshëm

Qukës- Qafë Plloçë, ARRSH: Është krijuar një bypass i përkohshëm
23 Nëntor, 2025

ARRSH ka njoftuar krijimin e një bypass-I të përkohshëm në aksin Qukës- Qafë Plloçë, pasi në kilometrin 35 të rrugës...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com