Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Putini fton Biden në debat publik online

2021/03/18 at 8:27 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Putini fton Biden në debat publik online

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin tha të enjten se ishte gati të zhvillonte bisedime publike online me Presidentin amerikan Joe Biden të premten ose të hënën.


Duke folur në televizionin shtetëror Putin, tha se ai ishte i gatshëm të diskutonte rreth marrëdhënieve bilaterale me Shtetet e Bashkuara si dhe çështje të tjera të tilla si konfliktet rajonale.

Presidenti rus tha se do të urdhërojë ministrinë e tij të jashtme të përgatisë bisedimet. Deklaratat e zotit Putin vijnë një ditë pasi Presidenti Biden tha se ai mendonte se udhëheqësi rus ishte një vrasës, komente që vijnë mes marrëdhënish jo të mira mes Moskës dhe Uashingtonit që kanë shënuar një nivel të ri të ulët që pas Luftës së Ftohtë.

Më herët të enjten Presidenti rus Vladimir Putin tha se komentet e Presidentit amerikan Joe Biden pasqyrojnë sipas tij problemet që Shtetet e Bashkuara kanë aktualisht apo kanë patur në të shkuarën.

Këtë javë Presidenti amerikan Biden u pyet gjatë një interviste nëse ai mendonte se zoti Putin ishte vrasës dhe ai u përgjigj: “po e mendoj”.

I pyetur në lidhje me komentin e zotit Biden gjatë një telekonfence me rastin e përvjetorit të aneksimit të Krimesë nga Rusia, zoti Putin tha se ato pasqyronin historinë e trazuar të vetë Shteteve të Bashkuara.

Udhëheqësi rus përmendi hedhjen e bombës atomike nga amerikanët në Hiroshima të Japonisë gjatë Luftës së Dytë Botërore, si dhe historinë e shkuar të Amerikës atë të vrasjes së amerikanëve indigjenë dhe skllavërinë duke shtuar se trashëgimia e dhimbshme rëndon mbi Shtetet e Bashkuara.

“Përndryshe nga do të dilte lëvizja Black Lives Matter (jetët e komunitetit afro-merikan janë të rëndësishme)?!”, tha ai.

Shkëmbimi i deklaratave të forta vjen pas një raporti të deklasifikuar nga zyra e drejtorit të zbulimit kombëtar amerikan, sipas të cilit Presidenti Putin kishte autorizuar operacione ndikimi për të ndihmuar Donald Trump-in të rizgjedhej sërish president në zgjedhjet e nëntorit 2020.

“Putini do të paguajë një çmim për këtë”, tha zoti Biden gjatë intervistës, i pyetur në lidhje me raportin e deklasifikuar.

I pyetur se çfarë përgjigje do t’i jepte Presidentit amerikan Biden lidhur me komentet e tij, zoti Putin tha: “Qofsh me shëndet, i uroj të jetë mirë dhe e them pa ironi apo shaka”.

Duke kujtuar fëmijërinë e tij, Presidenti rus Putin tha se ai dhe miqtë e tij i përgjigjeshin fyerjeve me një shprehje: “Ato çka thua për të tjerët është ajo që je ti vetë”.

“Kjo nuk është thjesht një shaka fëmijësh, por ka një kuptim të thellë psikologjik: Ne shohim tiparet tona tek një person tjetër, mendojmë se ai është si ne dhe e gjykojmë në përputhje me rrethanat”, shtoi ai.

Presidenti Putin tha se institucioneve amerikane u pëlqen të hedhin akuza kundër vendeve të tjera si pjesë e përpjekjeve për “zgjidhjen e problemeve të veta në politikën e brendshme e të jashtme”.

Ai tha se Rusia do të bashkëpunonte ende me Shtetet e Bashkuara kurdoherë që do të mbështeshin interesat e Moskës, duke shtuar se “shumë njerëz të ndershëm e të mirë në SHBA duan të kenë paqe e miqësi me Rusinë”.

“Ne jemi të vetëdijshëm për këtë dhe e vlerësojmë, dhe do të mbështetemi tek ata në të ardhmen”, tha zoti Putin.

Zëdhënësi i presidentit Putin, Dmitry Peskov, shprehu keqardhje për ato që ai i quajti “komente të rënda nga presidenti i SHBA-së” duke e bërë të qartë siç tha se “ai nuk dëshiron t’i normalizojë marrëdhëniet”.

“Ne do të vazhdojmë në përputhje me rrethanat”, tha zoti Peskov në një telekonferencë me gazetarët, duke pohuar se “një gjë e tillë s’kishte ndodhur kurrë”. Ai nuk iu përgjigj pyetjes nëse Rusia mund të shkonte aq larg sa të shkëpuste marrëdhëniet diplomatike me Shtetet e Bashkuara.

Rusia njoftoi të mërkurën se do të tërhiqte për konsultime ambasadorin e saj në Uashington.

Nënkryetari i dhomës së lartë të parlamentit rus, Konstantin Kosachev, tha se “deklarata e çuditshme” e Presidentit Biden shënon një pikë kthese.

“Vlerësime të tilla janë të papranueshme për një burrë shteti të rangut të tij”, tha zoti Kosachev. “Deklarata të tilla janë të papranueshme në çdo rrethanë. Ato çojnë në mënyrë të pashmangshme në një përkeqësim të fortë të lidhjeve dypalëshe”.

Zoti Kosachev paralajmëroi se përgjigjja e Rusisë nuk do të kufizohej tek thirrja e ambasadorit rus “nëse pala amerikane nuk ofronte shpjegime e kërkonte falje” mbi komentet. Por ai nuk e shtjelloi se çfarë veprimi tjetër mund të ndërmerrte Kremlini.

Duke komentuar lëvizjen e Rusisë të mërkurën, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki theksoi se: “ne do të jemi të drejtpërdrejtë, do të flasim hapur për fushat ku kemi shqetësime dhe sigurisht, siç tha dhe Presidenti mbrëmë, rusët do të mbajnë përgjegjësi për veprimet që kanë ndërmarrë”.

Që pas aneksimit nga Moska në 2014 të gadishullit të Krimesë një territor i Ukrainës, ndërhyrjes në zgjedhjet amerikane, sulmeve kibernetike dhe së fundmi burgosjes së udhëheqësit të opozitës ruse Alexei Navalny, marrëdhëniet e Rusisë me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian janë zhytur në nivelet e ulëta të periudhës së Luftës së Ftohtë. Burgosja e zotit Navalny ndodhi pak kohë pas helmimit të tij, një gjë për të cilën udhëheqësi i opozitës ruse ka akuzuar Kremlinin. Autoritetet ruse i kanë hodhur poshtë akuzat./ VOA

Etiketa: BidendebatonlinePutinrusishbazgjedhjet


Ju sugjerojmë

Rama nga Brukseli: Antonio Costa, miku im i çmuar
Kryesore

Rama nga Brukseli: Antonio Costa, miku im i çmuar

10 Shkurt, 2026 8:34 am
Parashikimi i motit, 28 janar 2026
Kryesore

Parashikimi i motit, 10 shkurt 2026

10 Shkurt, 2026 8:32 am
Horoskopi, 12 janar 2026
Kryesore

Parashikimi i yjeve, 10 shkurt 2026

10 Shkurt, 2026 8:29 am
Kushtetuesja riktheu pezullimin e Ballukut, Klosi: Rama mbron çdo vendim të SPAK
-U tha në Opinion

Kushtetuesja riktheu pezullimin e Ballukut, Klosi: Rama mbron çdo vendim të SPAK

9 Shkurt, 2026 11:26 pm
Kush e drejton Ministrinë e Infrastrukturës pas pezullimit të Ballukut?
-U tha në Opinion

Kush e drejton Ministrinë e Infrastrukturës pas pezullimit të Ballukut?

9 Shkurt, 2026 10:52 pm
Kërkesa për burg ndaj ish-krerëve të UÇK, Fevziu: Nuk vranë ata 20 mijë shqiptarë
-U tha në Opinion

Kërkesa për burg ndaj ish-krerëve të UÇK, Fevziu: Nuk vranë ata 20 mijë shqiptarë

9 Shkurt, 2026 10:38 pm
U dënua me burg, vetëdorëzohet në polici kryebashkiaku i Rrogozhinës
Kronikë

U dënua me burg, vetëdorëzohet në polici kryebashkiaku i Rrogozhinës

9 Shkurt, 2026 10:25 pm
Kurti: S’mund të ketë normalizim të marrëdhënieve me Serbinë pa siguri
Rajoni

“Specialja” në Hagë kërkoi burg për Thaçin e 3 ish-krerëte UÇK, reagon Albin Kurti

9 Shkurt, 2026 10:21 pm
Udhëtimi i një gabimi: Një rrëfim ndryshe
Te Fundit

Udhëtimi i një gabimi: Një rrëfim ndryshe

9 Shkurt, 2026 8:59 pm
Gjyqi për 4 ish-krerët e UÇK, Rama: Më duhet kohë ta gëlltis atë mal me m*t….
Kryesore

Gjyqi për 4 ish-krerët e UÇK, Rama: Më duhet kohë ta gëlltis atë mal me m*t….

9 Shkurt, 2026 8:20 pm
Para
COVID/ Kushtetuesja detyron qeverinë të shpallë deri kur zgjasin kufizimet

COVID/ Kushtetuesja detyron qeverinë të shpallë deri kur zgjasin kufizimet

Ndiqni live emisionin “Opinion”

Ndiqni live emisionin “Opinion”

“Populli është i varfër”, Shehi: Politikanët në Shqipëri vjedhin me qejf

“Populli është i varfër”, Shehi: Politikanët në Shqipëri vjedhin me qejf
















TE FUNDIT

Rama nga Brukseli: Antonio Costa, miku im i çmuar

Rama nga Brukseli: Antonio Costa, miku im i çmuar
10 Shkurt, 2026

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një mesazh në rrjetet sociale nga Brukseli, ku ndodhet për angazhime zyrtare. “Në këto momente...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 10 shkurt 2026

Parashikimi i motit, 28 janar 2026
10 Shkurt, 2026

Për ditën e Martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri...

Lexo më shumë

Parashikimi i yjeve, 10 shkurt 2026

Horoskopi, 12 janar 2026
10 Shkurt, 2026

Dashi Kjo e martë do të nisë më së miri, ku do të keni dëshirë që të bëni mirë dhe...

Lexo më shumë

Kushtetuesja riktheu pezullimin e Ballukut, Klosi: Rama mbron çdo vendim të SPAK

Kushtetuesja riktheu pezullimin e Ballukut, Klosi: Rama mbron çdo vendim të SPAK
9 Shkurt, 2026

Gjykata Kushtetuese mori vendimin, më 6 shkurt, për të rrëzuar padinë e kryeministrit ndaj GJKKO-së, në lidhje me masën e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com