Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Putin tani duhet të frikësohet nga udhëtimet jashtë Rusisë”

2023/03/17 at 8:28 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
“Putin tani duhet të frikësohet nga udhëtimet jashtë Rusisë”

Pa marrë parasysh nëse del ndonjëherë në bankën e të akuzuarve ose jo, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, do të jetë gjithmonë “i akuzuar i arratisur” nga drejtësia ndërkombëtare, thotë juristi amerikan, David Scheffer.


Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi të premten urdhërarrestim për Putinin, duke e akuzuar atë për krime lufte në Ukrainë, përfshirë dëbim të paligjshëm të fëmijëve.

Scheffer, i cili ka shërbyer si ambasador i SHBA-së për Çështjet e Krimeve të Luftës në administratën e Bill Clintonit, thotë se pret edhe akuza të tjera kundër udhëheqësit rus dhe njerëzve që zbatojnë urdhrat e tij.

Putin “duhet të frikësohet vërtet nga udhëtimet jashtë kufijve të Rusisë. Ndoshta, me përjashtim të vendeve si: Kina, Bjellorusia, Irani, Koreja e Veriut. Këto vende me siguri që nuk do ta arrestonin”, thotë Scheffer për Radion Evropa e Lirë.

Radio Evropa e Lirë: Zoti Scheffer, a mund të arrestohet Vladimir Putin pas këtij urdhërarrestimi?

David Scheffer: Presidenti Putin do të jetë subjekt i arrestimit gjatë gjithë jetës së tij. Për shkak të urdhërarrestimit të lëshuar sot [më 17 mars] nga Gjykata Ndërkombëtare Penale, ai do të identifikohet përgjithmonë si i akuzuar i arratisur, derisa të arrestohet dhe të sillet para Gjykatës Ndërkombëtare Penale për atë që njihet si konfirmim i akuzave. Pas kësaj, nëse gjykatësit pajtohen, ai do të jetë i pandehur para Gjykatës Ndërkombëtare Penale.

Por, ky etiketim, si i akuzuar i arratisur, do të vazhdojë me vite, derisa të arrestohet – nëse ndonjëherë arrestohet.

Radio Evropa e Lirë: Kush mund ta arrestojë Putinin?

David Scheffer: Autoritetet e çdo shteti palë në Statutin e Romës [v.j. traktati që ka themeluar Gjykatën Ndërkombëtare Penale] janë të detyruara ta bëjnë këtë. Kjo do të thotë se nëse ai do të udhëtonte në territorin e ndonjë shteti palë, ai do të arrestohej.

Ekziston gjithmonë mundësia që nëse ai është në Rusi ose diku tjetër, në Kinë, në Korenë e Veriut, ose në Bjellorusi, t’i nënshtrohet ndonjë operacioni të fshehtë për ta arrestuar. Por, ju e dini, kjo është disi ekstreme.

Radio Evropa e Lirë: I përmendët disa vende… Çfarë nëse disa prej tyre refuzojnë ta bëjnë një gjë të tillë?

David Scheffer: Nëse janë palë në Statutin e Romës dhe refuzojnë ta arrestojnë, ato i shkelin detyrimet që kanë me këtë statut. Ato duhet të vendosin nëse duan të shihen si shkelëse të detyrimeve të traktatit ose jo.

Disa vite më parë, Jordania, e cila është palë në Statutin e Romës, e ka lejuar presidentin Al Bashir të Sudanit të hynte në territorin e saj dhe ka refuzuar ta arrestojë, edhe pse ka qenë i paditur nga Gjykata Ndërkombëtare Penale.

Gjykatësit e kanë ndjekur këtë çështje dhe kanë konstatuar se Jordania ka pasur detyrim të qartë ligjor për arrestimin e zotit Al Bashir, për shkak të pjesëmarrjes së saj në Statutin e Romës.

Radio Evropa e Lirë: A do të frikësohet tani Putini të udhëtojë?

David Scheffer: Sigurisht. Ai duhet ta marrë shumë parasysh këtë. Edhe brenda [Rusisë] – me sa kam kuptuar nga lajmet – ai nuk po fluturon më, ndoshta nga frika e rrezikut në qiell. Ai e merr trenin kudo ku shkon në Rusi. Tani, ai duhet të frikësohet vërtet nga udhëtimet jashtë kufijve të Rusisë. Ndoshta, me përjashtim të vendeve si: Kina, Bjellorusia, Irani, Koreja e Veriut. Këto vende me siguri që nuk do ta arrestonin.

Radio Evropa e Lirë: Ka pasur raste të tilla më herët?

David Scheffer: Po. Al Bashiri i Sudanit ka qenë shumë i kufizuar në udhëtimet e tij. Është dashur të ishte shumë i kujdesshëm se ku udhëtonte. Ka ndodhur që ai ka udhëtuar në Afrikë të Jugut. Ajo e ka mirëpritur fillimisht, por është dashur të largohet nga ky vend shumë shpejt, pas kërcënimeve se mund të arrestohet. Pse? Sepse Afrika e Jugut është palë në Statutin e Romës.

Pra, po, [urdhërarrestimi] e kufizon shumë mundësinë e dikujt për të drejtuar ndonjë diplomaci ndërkombëtare.

Zoti Putin do të jetë i padëshirueshëm ndërkombëtarisht, nuk ka dyshim për këtë.

Radio Evropa e Lirë: Gjykata Ndërkombëtare Penale e akuzon Putinin se është përgjegjës për dëbimin e paligjshëm të fëmijëve nga Ukraina, gjë që përbën krim lufte. Mendoni se atij mund t’i shtohen më shumë akuza?

David Scheffer: Po, jam i sigurt se do të akuzohet për krime të tjera lufte. Vetë prokurori ka sinjalizuar në fillim të kësaj jave se mund të ngrihet akuzë për sulme kundër infrastrukturës energjetike të Ukrainës, që kanë pasur ndikim jashtëzakonisht të madh në sigurinë dhe mirëqenien e popullatës civile, sepse ajo ka mbetur pa rrymë gjatë muajve të ftohtë të dimrit.

Nuk do të ishte për t’u habitur nëse Gjykata Ndërkombëtare Penale, së shpejti, lëshon urdhërarrestim edhe për këtë krim.

Pastaj, ka edhe shumë krime të tjera, sepse Putin ka qenë shumë transparent sa i përket udhëheqjes së ushtrisë në agresionin e saj kundër Ukrainës dhe kryerjen e mizorive atje. Pra, duke qenë aq transparent, ai është inkriminuar publikisht, në mënyrë të përsëritur. Unë mendoj se do të ketë më shumë urdhërarrestime kundër tij.

Radio Evropa e Lirë: Kremlini ka thënë se ky urdhërarrestim është “i papranueshëm” dhe “i pavlefshëm”, duke deklaruar gjithashtu se Rusia nuk e njeh juridiksionin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale. Si mund të ndikojë kjo në zbatimin e këtij urdhri?

David Scheffer: Mendoj se protesta e tij do të injorohet. Është një argument i vjetër. Fakti që [Rusia] nuk është palë në Statutin e Romës, nuk e amniston atë nga përgjegjësia, nëse [Putin] vendos të shkojë në territorin e një shteti palë, ose të një vendi që i ka dhënë juridiksion Gjykatës Ndërkombëtare Penale mbi territorin e tij.

Ukraina e ka bërë këtë qysh nga viti 2014, kur Putin ka hyrë në Krime.

Të gjithë do të prisnin që Rusia të reagonte në këtë mënyrë. Por, nuk ka rëndësi. Nuk ka rëndësi se si reagon. Për pjesën e mbetur të jetës së tij, ky urdhërarrestim do të jetë aty, nuk do të hiqet kurrë. Ky është realiteti. Është koha për t’u përballur me këtë realitet. Ai mund të mos dalë para Gjykatës Ndërkombëtare Penale edhe 15-20 vjet të tjerë. Mund edhe të mos dalë kurrë. Por, ai do të jetë gjithmonë një i akuzuar i arratisur nga drejtësia ndërkombëtare.

Radio Evropa e Lirë: Dhe çfarë do të thotë kjo për luftën në Ukrainë?

David Scheffer: Shpresoj se do të dërgojë sinjal se jo vetëm për zotin Putin, por edhe për njerëzit që veprojnë nën udhëheqjen e tij, që i zbatojnë urdhrat e tij dhe që janë pjesë e planifikimit të këtyre krimeve në Ukrainë, drejtësia po troket. Pa marrë parasysh se a duan ta pranojnë ose jo, kjo po ndodh. Ata mund të protestojnë sa të duan, por po ndodh. Dhe, kjo është rëndësia e lajmit të sotëm.



Ju sugjerojmë

I riu kritika Berishës:U çuditëm, si merret PD gjithë kohës me shkarkimin e Peleshit
Kryesore

I riu kritika Berishës:U çuditëm, si merret PD gjithë kohës me shkarkimin e Peleshit

2 Dhjetor, 2025 8:36 pm
“Firmat e armëve përfitojnë shumë nga lufta në Ukrainë”
Bota

“Firmat e armëve përfitojnë shumë nga lufta në Ukrainë”

2 Dhjetor, 2025 8:21 pm
Sot u arrestua, Berisha: Mogherini do vinte nesër në Tiranë,Rama i kishte bërë…
Kryesore

Sot u arrestua, Berisha: Mogherini do vinte nesër në Tiranë,Rama i kishte bërë…

2 Dhjetor, 2025 7:50 pm
“Boll korrupsionit dhe vjedhjes”, protesta masive në Bullgari
Bota

“Boll korrupsionit dhe vjedhjes”, protesta masive në Bullgari

2 Dhjetor, 2025 7:22 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident me vdekje në Maliq

2 Dhjetor, 2025 6:37 pm
Gjykata Kushtetuese hap procedurën për zgjedhjen e kryetarit të ri
Aktualitet

Gjykata Kushtetuese hap procedurën për zgjedhjen e kryetarit të ri

2 Dhjetor, 2025 6:25 pm
Busti i Llazar Zai Fundos, një simbol i ri në kujtesën historike të Korçës
Aktualitet

Busti i Llazar Zai Fundos, një simbol i ri në kujtesën historike të Korçës

2 Dhjetor, 2025 6:21 pm
Si mund të detyrohet Rusia të ndalojë luftën? Ish-komandanti amerikan zbulon planin
Bota

Si mund të detyrohet Rusia të ndalojë luftën? Ish-komandanti amerikan zbulon planin

2 Dhjetor, 2025 6:20 pm
Përmbytjet në Vlorë, Leskaj: Premtuat 38 mln lekë për hidrovorët, ku i çuat?
Kryesore

Përmbytjet në Vlorë, Leskaj: Premtuat 38 mln lekë për hidrovorët, ku i çuat?

2 Dhjetor, 2025 5:50 pm
Braçe: Banorët e njësisë nr.5 marrin shërbim shëndetësor në një pallat
Kryesore

Braçe: Banorët e njësisë nr.5 marrin shërbim shëndetësor në një pallat

2 Dhjetor, 2025 5:48 pm
Para
Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare për Putin, Zelensky: Vendim historik

Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare për Putin, Zelensky: Vendim historik

Ndryshime në nivele drejtuese të Policisë së Shtetit në Tiranë e në disa qytete të tjera

Familjarët kërkonin vajzën, policët mesazhe seksiste me foton e dërguar në WhatsApp

10 fakte të panjohura më parë për NASA-n

10 fakte të panjohura më parë për NASA-n
















TE FUNDIT

I riu kritika Berishës:U çuditëm, si merret PD gjithë kohës me shkarkimin e Peleshit

I riu kritika Berishës:U çuditëm, si merret PD gjithë kohës me shkarkimin e Peleshit
2 Dhjetor, 2025

Sali Berisha ka mbajtur sot atë që e quajti foltorja e parë e turit, ku u takua dhe pati një...

Lexo më shumë

“Firmat e armëve përfitojnë shumë nga lufta në Ukrainë”

“Firmat e armëve përfitojnë shumë nga lufta në Ukrainë”
2 Dhjetor, 2025

Firmat e armatimeve nuk kanë fituar kurrë kaq shumë sa në vitin 2024. Kështë thuhet në raportin e Institutit Ndërkombëtar të...

Lexo më shumë

Sot u arrestua, Berisha: Mogherini do vinte nesër në Tiranë,Rama i kishte bërë…

Sot u arrestua, Berisha: Mogherini do vinte nesër në Tiranë,Rama i kishte bërë…
2 Dhjetor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas arrestimit të ish-zv/presidentes së Komisionit Evropian, Federica Mogherini. Përmes një deklarate...

Lexo më shumë

“Boll korrupsionit dhe vjedhjes”, protesta masive në Bullgari

“Boll korrupsionit dhe vjedhjes”, protesta masive në Bullgari
2 Dhjetor, 2025

Boll korrupsionit, dhe boll problemeve ekonomike: Bullgarët kanë mbushur rrugët e kryeqytetit Sofie dhe mjaft qyteteve të tjera të vendit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com