Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Putin: Rusia nuk do të përdor armët bërthamore në Ukrainë

2022/10/28 at 8:34 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Putin: Rusia nuk do të përdor armët bërthamore në Ukrainë

Presidenti rus Vladimir Putin mohoi të enjten se kishte ndonjë qëllim për të përdorur armë bërthamore në Ukrainë, por e cilësoi konfliktin atje si pjesë e përpjekjeve të Perëndimit për të siguruar dominimin e tij global, që udhëheqësi rus tha se do të dështojnë.


Duke folur në një konferencë të ekspertëve ndërkombëtarë të politikës së jashtme, zoti Putin tha se nuk ka kuptim që Rusia të godasë Ukrainën me armë bërthamore.

“Ne nuk shohim nevojë për këtë”, tha zoti Putin. “Nuk ka asnjë kuptim në këtë, as politik, e as ushtarak.”

Presidenti Putin tha se një paralajmërim i mëparshëm për gatishmërinë e tij për të përdorur “të gjitha mjetet në dispozicion për të mbrojtur Rusinë” nuk përbënte kërcënim për goditje bërthamore, por ishte thjesht një përgjigje ndaj deklaratave të Perëndimit rreth përdorimit të mundshëm të armëve bërthamore.

Ai përmendi veçanërisht ish kryeministren britanike Liz Truss duke thënë se në gusht ajo kishte theksuar se ishte e gatshme të përdorte armë bërthamore nëse do të bëhej kryeministre e Britanisë, një koment që ai tha se ishte shqetësues për Kremlinin. “Çfarë duhej të mendonim?” tha zoti Putin. “Ne e pamë këtë si një qëndrim të koordinuar, një përpjekje për të na shantazhuar”.

Në një fjalim të gjatë të mbushur me kritika ndaj Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj, presidenti Putini i akuzoi ata se po përpiqeshin t’u diktonin kushtet e tyre vendeve të tjera në një lojë dominimi “të rrezikshme, të përgjakshme dhe të ndyrë”. Zoti Putin, i cili dërgoi trupat e tij në Ukrainë më 24 shkurt, e cilësoi mbështetjen perëndimore për Ukrainën si pjesë e përpjekjeve të gjera të Uashingtonit dhe aleatëve të tij për të imponuar vullnetin e tij mbi të tjerët përmes një rendi botëror të bazuar në rregulla. Ai argumentoi se bota ka arritur një pikë kthese, kur “Perëndimi nuk është më në gjendje t’i diktojë njerëzimit vullnetin e tij, por ende përpiqet ta bëjë atë, dhe shumica e vendeve nuk duan ta tolerojnë më”.

Udhëheqësi rus pohoi se politikat perëndimore do të nxisin më shumë kaos, duke shtuar se “ai që mbjell erën do të korrë vorbullën”.

Zoti Putin pohoi se “njerëzimi tani përballet me dy alternativa: të shkaktojë një mori problemesh që në mënyrë të pashmangshme do të dëmtojnë të gjithë ose të gjejë zgjidhje që mund të mos jenë ideale, por mund të funksionojnë dhe mund ta bëjnë botën më të qëndrueshme dhe më të sigurt”.

Pa ofruar prova, udhëheqësi rus përsëriti pretendimin e Moskës se Ukraina po planifikonte një sulm me bombë bërthamore, për të cilin do të përpiqej ta fajësonte Rusinë. Ukraina dhe aaleatët e saj perëndimorë e kanë hedhur poshtë me forcë pretendimin duke e quajtur atë një “gënjeshtër transparente”. Ukraina argumentoi se Rusia mund të jetë duke bërë pretendimin e pabazuar për ta shfrytëzuar si justifikim për një sulm të mundshëm bërthamor nga ana e saj.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin u tha gazetarëve të enjten se Shtetet e Bashkuara ende nuk kanë parë asgjë që jepte sinjale se Putini ka vendosur të përdorë një bombë bërthamore.

Presidenti rus Putin tha se ai personalisht urdhëroi ministrin rus të Mbrojtjes Sergei Shoigu të telefononte homologët e tij të huaj për t’u treguar atyre për komplotin e supozuar. Ai pohoi se Rusia i njeh objektet ukrainase që po punojnë në këtë projekt. /VOA



Ju sugjerojmë

Izraeli sulmon Libanin pavarësisht kritikave të Trump
Bota

Izraeli sulmon Libanin pavarësisht kritikave të Trump

17 Qershor, 2026 4:39 pm
Rama për Zvërnecin: Hera e parë që dëgjova për popullsi homogjene greke
Kryesore

PE rrëzoi amendamentin për Sazanin dhe Zvërnecin, Rama ironizon protestën

17 Qershor, 2026 3:42 pm
Trump me vonesë në takimin e G7: Unë jam shefi
Bota

Trump me vonesë në takimin e G7: Unë jam shefi

17 Qershor, 2026 2:59 pm
Gjobë e majme për Vllazninë, “Disiplina” publikon vendimet për mbylljen e sezonit
Sport

Gjobë e majme për Vllazninë, “Disiplina” publikon vendimet për mbylljen e sezonit

17 Qershor, 2026 1:39 pm
Bllokimi i rrugëve në Tiranë gjatë tubimit, policia procedon 16 protestues
Aktualitet

Bllokimi i rrugëve në Tiranë gjatë tubimit, policia procedon 16 protestues

17 Qershor, 2026 1:34 pm
Mbyllja e Vettingut, Braho: Tani duhet që të ruajmë standardet që kemi arritur
Aktualitet

Mbyllja e Vettingut, Braho: Tani duhet që të ruajmë standardet që kemi arritur

17 Qershor, 2026 1:32 pm
Si ia doli Netanyahu të ndryshojë planin e Trump për paqe në Gaza?
Bota

Trump: Pa mua dhe Amerikën nuk do të kishte Izrael

17 Qershor, 2026 12:57 pm
SPAK godet grupin e Eldi Dizdarit, GJKKO lë në fuqi masat e sigurisë
Kronikë

SPAK godet grupin e Eldi Dizdarit, GJKKO lë në fuqi masat e sigurisë

17 Qershor, 2026 12:33 pm
Projekti në Zvërnec, Rama për Al Jazeera-n: Është një bekim për vendin
Kryesore

Rama për protestën: Kështu vepruan lëvizjet ekstremiste në Europën e paraluftës

17 Qershor, 2026 12:30 pm
Sekuestrohen 16 tonë fanella false të Kampionatit Botëror, 95 persona në pranga
Sport

Sekuestrohen 16 tonë fanella false të Kampionatit Botëror, 95 persona në pranga

17 Qershor, 2026 12:26 pm
Para
Elon Musk blen “Twitter” për shumën marramendëse, nis shkarkimin e drejtuesve

Elon Musk blen "Twitter" për shumën marramendëse, nis shkarkimin e drejtuesve

74 vite burg për trafikantët e emigrantëve

Akuzohet për pastrimin e mbi 18 mln eurove, SPAK dërgon për gjykim Rezart Taçin

Scholz mbron Greqinë nga kërcënimet e Turqisë

Scholz mbron Greqinë nga kërcënimet e Turqisë
















TE FUNDIT

Izraeli sulmon Libanin pavarësisht kritikave të Trump

Izraeli sulmon Libanin pavarësisht kritikave të Trump
17 Qershor, 2026

Forcat izraelite raportohet të kenë kryer sulme të reja në jug të Libanit, pavarësisht kritikave të reja nga presidenti amerikan,...

Lexo më shumë

PE rrëzoi amendamentin për Sazanin dhe Zvërnecin, Rama ironizon protestën

Rama për Zvërnecin: Hera e parë që dëgjova për popullsi homogjene greke
17 Qershor, 2026

Parlamenti Europian ka rrëzuar amendamentin që lidhej me Sazanin dhe Zvërnecit në rezolutën për Shqipërinë, duke miratuar dokumentin final me...

Lexo më shumë

Trump me vonesë në takimin e G7: Unë jam shefi

Trump me vonesë në takimin e G7: Unë jam shefi
17 Qershor, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, bëri shaka në samitin e G7 në Evian, kur ishte rreth një orë me vonesë...

Lexo më shumë

Gjobë e majme për Vllazninë, “Disiplina” publikon vendimet për mbylljen e sezonit

Gjobë e majme për Vllazninë, “Disiplina” publikon vendimet për mbylljen e sezonit
17 Qershor, 2026

Klubi i Vllaznisë do të duhet të përballet me një gjobë të majme për shkak të sjelljes së spektatorëve. “KF...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}