Presidenti rus Vladimir Putin ka dhënë një deklaratë në Moskë pas nënshkrimit të një dekreti që thotë se blerësit e huaj duhet të paguajnë në rubla (monedha ruse) për gazin rus që nga e premtja.
Ai paralajmëron se kontratat do të ndërpriten nëse këto pagesa nuk bëhen.
Pas vendosjes së sanksioneve të reja kundër Rusisë, Putin thotë se “lufta ekonomike” kundër Rusisë filloi vite më parë./Opinion.al