Rusia do të ndalojë operacionin e saj ushtarak vetëm nëse Ukraina pushon së luftuari dhe kërkesat e Moskës plotësohen, tha Kremlini në një deklaratë, ku raportoi mbi një bisedë midis presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan.
Putin tha se operacioni po shkonte sipas planit dhe se ai shpresonte se negociatorët ukrainas do të kishin një qasje më konstruktive në bisedime dhe do të merrnin parasysh realitetin në terren, tha Kremlini./Opinion.al