Presidenti rus Vladimir Putin do të takohet të premten në Moskë me liderin bjellorus Alexander Lukashenko, raporton agjencia shtetërore bjelloruse e lajmeve Belta.
Sipas Belta, Lukashenko dhe Putin do të diskutojnë çështje aktuale të marrëdhënieve dypalëshe, zhvillimin e bashkëpunimit të Rusisë dhe Bjellorusisë, bashkëpunimin ekonomik nën presionin e sanksioneve, si dhe situatën në rajon dhe Ukrainë.
Bjellorusia është një aleat i Rusisë dhe po përdoret si një pikë futje për trupat ruse në Ukrainë./Opinion.al