Bota

Putin: Bombardimet do të marrin fund vetëm kur Mariupol të dorëzohet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:38 - 30/03/22 |
Opi Nion

Qyteti port kyç i Ukrainës Mariupoli, ka qenë nën bomabardime për javë të tëra, nga forcat ruse.

Ndërkohë BBC raporton se Presidenti rus Vladimir Putin i ka thënë homologut të tij francez se bombardimi i qytetit të rrethuar do të përfundojë vetëm kur trupat ukrainase të dorëzohen, tha Kremlini në një deklaratë. Nga ana tjetër zyrtarët francezë thanë se lideri rus kishte rënë dakord të shqyrtonte planet për evakuimin e civilëve nga qyteti.

Zyrtarët nga pallati Elyseé i Francës e quajtën situatën në qytet “katastrofike” dhe shtuan se “popullatat civile duhet të mbrohen dhe duhet të largohen nga qyteti nëse dëshirojnë. Ata duhet të kenë akses në ndihma ushqimore, ujë dhe ilaçe që u nevojiten”.

Franca, së bashku me Turqinë, Greqinë dhe disa grupe humanitare, i kanë paraqitur Putinit një plan për të evakuuar qytetin./Opinion.al

 

Pas