Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pushteti i Putinit në rrezik, qeveria mund “të rrëshqasë” në kaos

2022/12/12 at 9:35 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Pushteti i Putinit në rrezik, qeveria mund “të rrëshqasë” në kaos

Kur presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, pushtoi Ukrainën më 24 shkurt 2022, qëllimi i tij ishte të merrte në kontroll të gjithë vendin, duke i hequr sovranitetin dhe idenë e identitetit kombëtar për ta kthyer atë që do të mbeste nga Ukraina në një shtet të dështuar.

Pas disa muajsh rezistence të ashpër të Ukrainës, shtetësia dhe identiteti i saj janë më të fortë se kurrë, dhe të gjitha gjërat që Putin kishte ndërmend t’i shkaktonte Ukrainës po dëmtojnë tashmë vendin e tij.

Lufta e Putinit po e kthen Rusinë në një shtet të dështuar, me kufij të pakontrolluar, grupe ushtarake private, një popullsi që kërkon të largohet, dhe një mundësi në rritje për një konflikt mes civilëve.

Dhe megjithëse besimi midis liderëve perëndimorë në aftësinë e Ukrainës për t’i bërë ballë terrorit të Putinit është rritur, është rritur gjithashtu shqetësimi për vetë aftësinë e Rusisë për t’i mbijetuar luftës.

Rusia rrezikon të rrëshqasë në kaos pas kësaj do  të jetë e pamundur të kontrollohet dhe qeveriset.

Aneksimi absurd dhe i paligjshëm i Rusisë i katër rajoneve të Ukrainës, Kherson, Donetsk, Luhansk dhe Zaporizhia para se të vendoste kontrollin e plotë mbi to, e bën atë një shtet me territore të paligjshme.

“Federata Ruse, siç e njohim ne, po vetëlikuidohet dhe po kalon në një fazë të gjendjes së dështuar,” tha Ekaterina Schulmann, një shkencëtare politike. Administrata e saj nuk është në gjendje të kryejë funksionet e saj themelore.

Aneksimi nuk do t’i pengojë forcat ukrainase, por do të krijojë precedentë për rajonet e trazuara të Rusisë, duke përfshirë republikat e Kaukazit verior, të cilat ka të ngjarë të shkojnë drejt pavarësisë nëse qeveria fillon të “humbasë” kontrollin e saj.

Ushtritë private dhe mercenarët, edhe pse zyrtarisht të ndaluar në Rusi, po lulëzojnë.

Evgeny Prigozhin, një ish-i dënuar me nofkën “kuzhinieri i Putinit” dhe një drejtues i grupit Wagner, një grup privat mercenar, ka rekrutuar të burgosur dhe u ka ofruar atyre lirinë në këmbim të bashkimit me forcat e tij.

Wagner nuk ka dëshirë të integrohet në forcat e armatosura. E njëjta gjë mund të thuhet për forcën e kontrolluar nga Ramzan Kadyrov, një ish-komandant çeçen dhe tani president i Çeçenisë.

Edhe agjencitë e sigurisë qeveritare të Rusisë po u shërbejnë gjithnjë e më shumë interesave të tyre korporative. Shteti rus po dështon në të gjitha funksionet e tij. Larg nga mbrojtja e njerëzve të saj,  përbën kërcënimin më të madh për ta, duke i përdorur si “mish për top”.

Më 21 shtator, i përballur me disfatën ushtarake në fushën e betejës në Ukrainë, Putin urdhëroi një mobilizim të rreth 300,000 personave. Të stërvitur dhe të pajisur keq, funksioni i tyre i vetëm është të luftojnë për të zmbrapsur përparimin e forcave ukrainase. Shumë prej tyre nuk kanë gjasa të mbijetojnë vitin e ardhshëm.

Mobilizimi shkaktoi një tronditje në Rusi shumë më të madhe se vetë fillimi i luftës.

Disa nga efektet e saj janë tashmë të dukshme: qendrat e rekrutimit shkaktuan kaos, pasi të paktën 300,000 persona janë larguar nga vendi (mbi 300,000 që u larguan në javët e para të luftës).

Shumica e tyre janë të rinj, të arsimuar dhe të shkathët. Ndikimi i plotë i largimit të tyre në ekonominë dhe demografinë e vendit ende nuk është bërë i qartë por tensioni social po rritet.

Ndërsa rusët në zonat urbane po largohen, dhjetëra mijëra bashkatdhetarë të tyre në zonat më varfra po grumbullohen dhe dërgohen në llogore. Me nisjen e operacionit special ushtarak, Putin ka thyer konsensusin e brishtë, sipas të cilit njerëzit ranë dakord të mos protestonin kundër luftës. Tani atyre u është kërkuar të luftojnë dhe të vdesin për hir të regjimit të tij.

Putin nuk mund të fitojë, por ai nuk mund të përballojë as t’i japë fund konfliktit.

Ai mund të shpresojë se duke i bërë kaq shumë njerëz të bashkëpunojnë në luftën e tij dhe duke i nënshtruar ata më shumë nga propaganda e tij helmuese, fashiste, ai do të jetë në gjendje t’i zvarritë gjërat.

Nëse ai do të ketë sukses, ose dështimet e tij së bashku me pakënaqësinë e elitës, rezultojnë në rënien e tij, do të përcaktojë se sa njerëz të tjerë do të vdesin dhe si do të shkatërrohet Rusia.

Siç tha Alexei Navalny, lideri i opozitës i burgosur i Rusisë, në një nga seancat e tij gjyqësore: “Ne nuk kemi qenë në gjendje ta parandalojmë katastrofën dhe nuk po rrëshqasim, por po fluturojmë drejt saj.

Por lind pyetja se sa shumë do të rezistojë Rusia dhe nëse do të shpërblehet. Viti i ardhshëm do të jetë vendimtar për këtë pyetje të zymtë./ The Economist

Ju sugjerojmë

Gjyqi për 4 ish-krerët e UÇK, Rama: Më duhet kohë ta gëlltis atë mal me m*t….
Kryesore

Gjyqi për 4 ish-krerët e UÇK, Rama: Më duhet kohë ta gëlltis atë mal me m*t….

9 Shkurt, 2026 8:20 pm
Rama në Bruksel, darkë informale me Antonio Kostën
Aktualitet

Rama në Bruksel, darkë informale me Antonio Kostën

9 Shkurt, 2026 8:15 pm
Berisha: Rama mesazh Europës se integrimin e ndërpresim, por drejtësinë nuk e njohim
Kryesore

Berisha: Rama mesazh Europës se integrimin e ndërpresim, por drejtësinë nuk e njohim

9 Shkurt, 2026 7:31 pm
Nga Mbretëria e Bashkuar në Arabinë Saudite, pasojat globale të skandalit Epstein
Bota

Nga Mbretëria e Bashkuar në Arabinë Saudite, pasojat globale të skandalit Epstein

9 Shkurt, 2026 7:29 pm
Dashnor Sula prezantohet si Kryeinspektor: Do mbaj kontakte direkte me Ramën
Aktualitet

Dashnor Sula prezantohet si Kryeinspektor: Do mbaj kontakte direkte me Ramën

9 Shkurt, 2026 6:29 pm
Irani gati të zvogëlojë sasinë e uraniumit: E bëjmë nëse SHBA-të heqin sanksionet
Bota

Irani gati të zvogëlojë sasinë e uraniumit: E bëjmë nëse SHBA-të heqin sanksionet

9 Shkurt, 2026 6:21 pm
Takimi Rusi-Ukrainë në Vatikan, reagon Lavrov
Bota

Rusia: Nuk e sulmojmë Europën, por gati të hakmerremi nëse do jetë e nevojshme

9 Shkurt, 2026 5:25 pm
Skandali Epstein, reagon për herë të parë familja mbretërore britanike
Bota

Skandali Epstein, reagon për herë të parë familja mbretërore britanike

9 Shkurt, 2026 3:25 pm
Protesta e PD/ Policia e Tiranës publikon masat, rrugët që do të bllokohen
Kronikë

Protesta e PD/ Policia e Tiranës publikon masat, rrugët që do të bllokohen

9 Shkurt, 2026 2:50 pm
Sekuestrohen mbi 26 mijë euro në Rinas, dy persona nën hetim për mosdeklarim parash
Kronikë

Sekuestrohen mbi 26 mijë euro në Rinas, dy persona nën hetim për mosdeklarim parash

9 Shkurt, 2026 2:39 pm
Para
VIDEO/ Këshilltari bashkiak në Brazil tenton të puthë kolegen në prani të të gjithëve

VIDEO/ Këshilltari bashkiak në Brazil tenton të puthë kolegen në prani të të gjithëve

Balluku: Tuneli i Llogarasë hapet çdo ditë 24 metër, sfidë tuneli i Murrizit

Balluku: Tuneli i Llogarasë hapet çdo ditë 24 metër, sfidë tuneli i Murrizit

Grubi: Kalimi kufitar i Qafë Thanës do të zhvendoset tek ura e Bushtricës

Grubi: Kalimi kufitar i Qafë Thanës do të zhvendoset tek ura e Bushtricës

TE FUNDIT

Gjyqi për 4 ish-krerët e UÇK, Rama: Më duhet kohë ta gëlltis atë mal me m*t….

Gjyqi për 4 ish-krerët e UÇK, Rama: Më duhet kohë ta gëlltis atë mal me m*t….
9 Shkurt, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmit se prokurorët specialë kërkuan këtë të hënë dënimin me nga 45 vite burg për Hashim Thaçin...

Lexo më shumë

Rama në Bruksel, darkë informale me Antonio Kostën

Rama në Bruksel, darkë informale me Antonio Kostën
9 Shkurt, 2026

Menjëherë pas mbledhjes së grupit, Edi Rama udhëtoi drejt Brukselit, ku në mbrëmje zhvillon një takim me Presidentin e Këshillit...

Lexo më shumë

Berisha: Rama mesazh Europës se integrimin e ndërpresim, por drejtësinë nuk e njohim

Berisha: Rama mesazh Europës se integrimin e ndërpresim, por drejtësinë nuk e njohim
9 Shkurt, 2026

Nga foltorja e mbajtur sot para Kryeministrisë, kreu i PD Sali Berisha tha se Rama ka vendosur t’i mbyllë Shqipërisë dyert...

Lexo më shumë

Nga Mbretëria e Bashkuar në Arabinë Saudite, pasojat globale të skandalit Epstein

Nga Mbretëria e Bashkuar në Arabinë Saudite, pasojat globale të skandalit Epstein
9 Shkurt, 2026

Për të parafrazuar hapjen e famshme të Marksit, një fantazmë po e përndjek botën: fantazma e skandalit Epstein. Miliona email-e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com