Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka inspektuar ditën e sotme fillimin e punimeve në spitalin rajonal Shkodër, pas rikonstruksionit të bllokut operator.
“Jam këtu në Shkodër me mjekët e shërbimit të kirurgjisë, ku fillon puna në një tjetër kantier, për të bërë të mundur përmirësimin e shërbimit të kirurgjisë në këtë spital dhe ngritjen në një nivel të ri të këtij shërbimi për qytetarët dhe për pacientët që kanë nevojë”, tha Manastirliu.
Manastirliu ka qenë e shoqëruar edhe nga drejtori i Spitalit të Shkodrës, dr. Ardian Dajti, i cili u shpreh se me këtë investim pritet të rinovohen edhe aparaturat dhe të gjithë pajisjet e sallave të operacionit, si dhe do të investohet në salla moderne./Opinion.al