Punimet në aksin rrugor Shirokë-Zogaj, e cila do të lidhë Shkodrën dhe vendin me Malin e Zi priten të përfundojnë këtë vit.
Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjete sociale.
Ai shkruan se është një nga investimet strategjike infrastrukturore që e kthen Shkodrën si kryeqendër të rajonit.
“Mirmëngjes, dhe me punën për rrugën Shirokë-Zogaj, një nga investimet strategjike infrastrukturore që përfundon këtë vit, e ka për qëllim krijimin e një lidhjeje të re mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, si dhe kthimin në një pikë të rëndësishme të Shkodrës si kryeqendër e rajonit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.