Aktualitet

Punime në rrethrrotullimin e TEG, si do të devijohet trafiku për 1 javë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:33 - 11/04/22 |
Opi Nion

ARRSH ka njoftuar devijimin e trafikut në rrethrrotullimin e TEG, kjo si pasojë e fillimit të punimeve në zonë. Bëhet fjalë për datat 15 prill deri në 22 prill në fashën kohore 22:00-06:00 të mëngjesit.

ARRSH bën me dije se mjetet që do të vijnë nga Elbasani do të lejohen që të kalojnë në rrugën pas “TEG-ut” ndërsa ata që vijnë nga Unaza Lindore do të lejohen vetëm të kthehen djathtas në drejtim të Tiranës. Mjetet e vogla që do të vijnë nga Tirana do të kthehen në mbikalimin “Mjull Bathore”.

Ndërsa mjetet e rënda e të gjata, si trajlera e maune, do të parkohen në segmentin “Mjull Bathore-TEG” (Unaza) dhe do të lejohen të kalojnë në rrethrrotullim gjatë një intervali kohe të caktuar, i cili do të caktohet nga punonjësit e orientimit të trafikut gjatë natës.

Njoftimi

Në vijim të punimeve për zbatimin e projektit “Ndërtim Rruga Mbikalimi TEG dhe Rrugët Lidhëse të tij” ju bëjmë me dije se kemi arritur në fazën për të realizuar punimet në Rrethrrotullim, në Km 0+225 deri Km 0+375 të rrugës Kryesore dhe deri në profilin 4 të Unazës Lindore.

Punimet në Rrethrrotullim do të fillojnë sapo të mbarojë asfaltimi i Rampave 1 dhe 2, hyrëse dhe dalëse në rreth, si dhe pajisja e tyre me sinjalistikën e nevojshme vertikale dhe horizontale bashkë me barrierat mbrojtëse metalike.

Ky proces do të zgjasë për një javë dhe punimet do të realizohen gjatë natës, ndërsa gjatë ditës do të hapet përsëri qarkullimi në rreth.

Për të realizuar punimet në Rrethrrotullim duhet që të devijojmë trafikun në datat 𝟭𝟱.𝟬𝟰.𝟮𝟬𝟮𝟮-𝟮𝟮.𝟬𝟰.𝟮𝟬𝟮𝟮 për intervalin kohor nga ora 𝟮𝟮:𝟬𝟬 deri në orën 𝟬𝟲:𝟬𝟬 të mëngjesit.

Mjetet që do të vijnë nga Elbasani do të lejohen që të kalojnë në rrugën pas “TEG-ut” ndërsa ata që vijnë nga Unaza Lindore do të lejohen vetëm të kthehen djathtas në drejtim të Tiranës.

Mjetet e vogla që do të vijnë nga Tirana do të kthehen në mbikalimin “Mjull Bathore”.

Mjetet e rënda e të gjata, si trajlera e maune, do të parkohen në segmentin “Mjull Bathore-TEG” (Unaza) dhe do të lejohen të kalojnë në rrethrrotullim gjatë një intervali kohe të caktuar, i cili do të caktohet nga punonjësit e orientimit të trafikut gjatë natës.

Kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj në lidhje me devijimin e qarkullimit të mjeteve sipas planit të menaxhimit bashkëlidhur dhe intervalit kohor përmendur më sipër./Opinion.al

Pas