Aktualitet

Punëtorët e inceneratorit në protestë, Tabaku:Paguhen kompani fantazma


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:00 - 09/05/22 |
Opi Nion

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar pas protestave të punonjësve të inceneratorit të Fierit, të cilët këtë të hënë protestuan pasi kanë 4 muaj pa marrë pagat.

Tabaku në një status në rrjetet sociale shkruan se janë paguar 28 mln nga buxheti për një incenerator që nuk ekziston dhe s’paguhen as punonjësit.

Ndër të tjera ajo thotë se paguhen kompani fantazma dhe transaksione në kompani offshore dhe jo të punësuarit.

“Ky po që është biznesi tipik i kësaj qeverie.  Marrin 28 mln nga buxheti për një incenerator që nuk ekziston dhe s’paguajnë as punonjësit! Paguhen kompani fantazma dhe transaksione në kompani offshore dhe jo të punësuarit! Vjedhja shekullit €430 mln. Nuk ka për të patur një drejtësi të besueshme deri kur kjo aferë të zbulohet plotësisht! Janë 3 inceneratorë; 1 çështje dhe 1 grup i strukturuar kriminal! Inkurajoj SPAK të dërgojë përpara drejtësisë personat e përfshirë pa u stepur nga pesha tyre politike!”, shkruan Tabaku.

Pas