Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Punëtorët e huaj ndihmojnë në rritjen ekonomike të Spanjës

2025/02/28 at 8:22 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Punëtorët e huaj ndihmojnë në rritjen ekonomike të Spanjës

Ekonomia e Spanjës u rrit më shpejt se e çdo vendi tjetër evropian dhe se e Shteteve të Bashkuara më 2024. Ekspertët pajtohen se kjo rritje ekonomike është kryesisht për shkak të fluksit të punëtorëve të huaj që kanë zgjeruar fuqinë e punës. Qeveria e Spanjës po punon që të rregullojë statusin ligjor të mbi 900 mijë punëtorëve të huaj gjatë viteve të ardhshme. Kjo politikë dallon me prirjen ndërkombëtare për të shtrënguar kufijtë, ndërsa autoritetet spanjolle thonë se ardhja e punëtorëve të huaj ndihmon edhe me problemin e plakjes së popullsisë në vendin anëtar të Bashkimit Evropian.


Brenda një fabrike në verilindje të Spanjës, punëtorë nga 62 vende të ndryshme punojnë krah për krah në firmën ushqimore ‘BonÀrea’. Firma ka bazën në qytetin e vogël Guissona, në një zonë rurale të Katalonias.

Punëtorët janë kryesisht nga Ukraina, Rumania, Bullgaria, Maroku dhe Senegali.

“Këta njerëz vijnë këtu për të punuar në industrinë e mishit; këto janë punë që vendasit nuk i kërkojnë për arsye të ndryshme”, thotë Xavier Moreno, drejtues i zyrës së burimeve njerëzore te firma ‘BonÀrea’.

Dyzetë për qind e 5000 punëtorëve të kompanisë kanë lindur jashtë vendit. Formula e saj e suksesit është kopjuar nga biznese të tjera në të gjithë Spanjën.

“Jemi me fat sepse ka punë për të gjithë. Unë jam mësuese dhe i takoj familjet dhe ata janë shumë mirënjohës. Si banor vendas duhet t’i bëni të ndihen se jeni të gatshëm t’i ndihmoni. Kjo është një gjë e bukur për të bërë”, thotë banorja vendase Angelina Infante.

Ekonomia e Spanjës u rrit me 3% vitin e kaluar, përtej mesatares së Eurozonës prej 0.8%, sipas Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Kjo madje tejkaloi edhe normën e rritjes së Shteteve të Bashkuara prej 2.8%.

Qeveria spanjolle, pronarët e bizneseve dhe ekonomistët pajtohen se punëtorët emigrantë janë arsyeja kryesore e suksesit.

Ky sukses vjen mes një ndryshimi të gjerë midis qeverive të vendeve të pasura drejt shtrëngimit të kufijve dhe retorikës kundër emigrantëve.

Në të gjithë Evropën dhe në Shtetet e Bashkuara, rritja e ndjenjave kundër të huajve ka fuqizuar partitë politike të së djathtës së skajshme.

“Spanja po ecën shumë mirë sepse Gjermania është më e përqendruar në sektorin industrial dhe po vuan më shumë nga tensionet gjeopolitike. Arsyeja e dytë është se ne po rritemi ndërsa zgjerojmë bazën e njerëzve që mund të punojnë, falë emigracionit”, thotë Pedro Aznar, profesor i ekonomisë në skollën e biznesit ‘Esade’.

Spanja gjithashtu përballet me rritjen e forcave politike kundër emigracionit, që janë kundër migrimit të paligjshëm nga Afrika dhe vendet myslimane.

Kryeministri socialist i Spanjës Pedro Sánchez ka mbrojtur migracionin e ligjshëm duke pasur parasysh përfitimet ekonomike nga kjo.

Mohamed Es-Saile, 38 vjeç, arriti ilegalisht në Spanjë kur ishte 16 vjeç.

Që atëherë ai punon si elektricist dhe riparues në firmën ‘BonÀrea’.

Ai thotë se sigurisht që është i vetëdijshëm për frikën që ekziston ndaj banorëve me përkatësi fetare myslimane që nxit një pjesë të reagimit kundër emigracionit në Evropë. Megjithatë, ai thotë se nuk ka përjetuar urrejtje në Guissona.

“Këtu ndihesh sikur jeton në një shtëpi me njerëz nga vende të ndryshme dhe është një gjë e mirë sepse mund të takosh njerëz nga kultura të tjera. Gjithmonë ka diçka për të mësuar dhe takon dikë që është më i ditur se ti. Është shumë mirë, ndihem si në shtëpinë time”, thotë Mohamed Es-Saile teknik elektromekanik në firmën ‘BonÀrea’.

Emigrantët nga Amerika Latine megjithatë përbëjnë pjesën më të madhe të të ardhurve të fundit.

Sipas regjistrimit më të fundit të popullsisë, mbi 4 milionë emigrantë nga Amerika Latine jetojnë në Spanjë.

Víctor Razuri filloi punë në ‘BonÀrea’ pasi shkoi në Spanjë nga Peruja vitin e kaluar. Ai punon si mekanik dhe elektricist.

Zoti Razuri, 41 vjeç, tha se nuk e ka pasur të lehtë për t’u përshtatur me jetën e tij të re.

“Këtu ka njerëz nga kultura të ndryshme, gjuhë të ndryshme. Përshtatja ishte pak e vështirë. Megjithatë, gjithmonë gjërat janë bërë me respekt. Tani ndihem shumë mirë dhe i integruar. Ne kemi formuar një ekip pune shumë të mirë”, thotë ai.

Gati tre milionë të huaj përfaqësojnë 13% të të gjithë fuqisë punëtore.

Sipas Bankës Qendrore të vendit Spanja do të ketë nevojë për 30 milionë emigrantë në moshë pune gjatë tridhjetë viteve të ardhshme për të mbajtur ekuilibrin aktual mes punëtorëve dhe pensionistëve.

Sipas statistikave 85% e 433,000 njerëzve që gjetën punë vitin e kaluar mes janarit dhe shtatorit ishin të lindur jashtë vendit.

Spanja, si shumë qeveri, ka luftuar me migrimin e paautorizuar nëpër Detin Mesdhe dhe ka mbështetur marrëveshjet e BE-së me Marokun në përpjekje për të frenuar flukset.

Megjithatë, Spanja, nën kryeministrin Sánchez, nuk ka plane të ndalojë fluksin e saj të të huajve të autorizuar.

Në anën tjetër të Evropës politikat ndaj të huajve po shtrëngohen çdo herë e më shumë fal rritjes së përkrahjes për partitë që kanë politika kundër emigrantëve.

E djathta ekstreme fitoi zgjedhjet në Austri dhe partia e ekstremit të djathtë të Gjermanisë AfD doli e dyta në zgjedhjet e përgjithshme të së dielës me 20.5% të votave, duke dyfishuar rezultatin e saj të mëparshëm.

Partia ‘Bashkimi Kombëtar’ në Francë gjithashtu ka mundësi për të marrë pushtetin.

Ndërsa retorika politike në mbarë botën po vazhdon të kthehet kundër migrimit, Kryeministri Sánchez vizitoi Mauritaninë, Senegalin dhe Gambian vitin e kaluar për të promovuar një skemë të përkohshme pune për punëtorët afrikanë në Spanjë.

Rezultatet e këtij plani ende nuk janë parë, por qeveria po synon gjithashtu të integrojë në sistemin e saj migrantët e paautorizuar që tanimë gjenden në Spanjë.

Nëntorin e kaluar, koalicioni i krahut të majtë të Kryeministri Sanchez njoftoi se do të sigurojë leje pune dhe dokumente për mbi 900,000 të huaj të tjerë që kanë hyrë ilegalisht në Spanjë. Procesi do të zgjasë tre vjet me shpresën për t’i bërë ata pjesë të fuqisë punëtore që të paguajnë taksat./voa



Ju sugjerojmë

Protestë kundër qeverisë, Lapaj: Prisja që të na bashkoheshin më shumë qytetarë
-U tha në Opinion

PD e fton në takim, Lapaj: Jam në shesh, nuk ka vend për…

7 Janar, 2026 10:37 pm
Protestë kundër qeverisë, Lapaj: Prisja që të na bashkoheshin më shumë qytetarë
-U tha në Opinion

Protestë kundër qeverisë, Lapaj: Prisja që të na bashkoheshin më shumë qytetarë

7 Janar, 2026 10:26 pm
Rrëshqitje masive e dherave në aksin Qukës-Qafë Plloçë, bllokohet qarkullimi
Aktualitet

Rrëshqitje masive e dherave në aksin Qukës-Qafë Plloçë, bllokohet qarkullimi

7 Janar, 2026 8:57 pm
Trump: Pa ne, NATO nuk i tremb dot Rusinë dhe Kinën
Bota

Trump: Pa ne, NATO nuk i tremb dot Rusinë dhe Kinën

7 Janar, 2026 8:18 pm
Sulmet në Venezuelë, Trump: Kemi kapur dhe nxjerrë jashtë vendit Maduron
Bota

Nafta, Trump: Të ardhurat do të përdoren në dobi të SHBA dhe Venezuelës

7 Janar, 2026 7:26 pm
Durrësi i përmbytur, Vengu:Kthimi i banorëve në banesa prioritet, hidrovorët në punë
Aktualitet

Durrësi i përmbytur, Vengu:Kthimi i banorëve në banesa prioritet, hidrovorët në punë

7 Janar, 2026 7:14 pm
Përmbytjet/ 3100 ha tokë nën ujë në Lezhë
Aktualitet

Përmbytjet/ 3100 ha tokë nën ujë në Lezhë

7 Janar, 2026 7:05 pm
FIFA me risi për Kupën e Botës 2026, inteligjenca artificiale do përdoret për të…
Sport

FIFA me risi për Kupën e Botës 2026, inteligjenca artificiale do përdoret për të…

7 Janar, 2026 6:31 pm
Kuba publikon emrat dhe fotot e ushtarakëve të vrarë gjatë arrestimit të Maduros
Bota

Kuba publikon emrat dhe fotot e ushtarakëve të vrarë gjatë arrestimit të Maduros

7 Janar, 2026 5:39 pm
Ankandet e energjisë së rinovueshme, Balluku: Shqipëria, eksportues neto brenda 2030
Aktualitet

Balluku: Operacionet në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës po vijojnë normalisht

7 Janar, 2026 5:25 pm
Para
Gjermani, Konservatorët dhe social-demokratët fillojnë bisedimet e para për krijimin e koalicionit qeverisës

Gjermani, Konservatorët dhe social-demokratët fillojnë bisedimet e para për krijimin e koalicionit qeverisës

Trump dhe Zelenski reagojnë për herë të parë pas takimit të tensionuar mes tyre

Trump dhe Zelenski reagojnë për herë të parë pas takimit të tensionuar mes tyre

“30 vjet garanci, është 550 mijë lekë”, dentistët turq punojnë pa licencë

“30 vjet garanci, është 550 mijë lekë”, dentistët turq punojnë pa licencë
















TE FUNDIT

PD e fton në takim, Lapaj: Jam në shesh, nuk ka vend për…

Protestë kundër qeverisë, Lapaj: Prisja që të na bashkoheshin më shumë qytetarë
7 Janar, 2026

PD prej disa ditësh u ka shtrirë “dorën e bashkëpunimit” të gjitha forcave opozitare, duke i ftuar në një tryezë...

Lexo më shumë

Protestë kundër qeverisë, Lapaj: Prisja që të na bashkoheshin më shumë qytetarë

Protestë kundër qeverisë, Lapaj: Prisja që të na bashkoheshin më shumë qytetarë
7 Janar, 2026

Që nga data e 8 dhjetor, drejtuesi i Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj proteston kundër qeverisë duke qëndruar përball kryeministrisë. Në...

Lexo më shumë

Rrëshqitje masive e dherave në aksin Qukës-Qafë Plloçë, bllokohet qarkullimi

Rrëshqitje masive e dherave në aksin Qukës-Qafë Plloçë, bllokohet qarkullimi
7 Janar, 2026

Vijon rrëzimi i masiveve të dheut në aksin Qukës-Qafë Plloçë. Një tjetër rrëshqitje dheu ka ndodhur disa minuta më parë në...

Lexo më shumë

Trump: Pa ne, NATO nuk i tremb dot Rusinë dhe Kinën

Trump: Pa ne, NATO nuk i tremb dot Rusinë dhe Kinën
7 Janar, 2026

Presidenti i SHBA Donald Trump theksoi se Rusia dhe Kina nuk kanë frikë nga NATO pa Shtetet e Bashkuara, ndërsa...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com