Puka, Fushë-Arrëzi dhe fshatrat përreth tyre vuajnë mungesën e energjisë elektrike, si pasojë e motit të keq në vend.
Kreu i OSHEE-së, Ndue Nikolli pohoi se linjat e tensionit të lartë mirëmbahen nga OST dhe jo nga institucioni që ai drejton. Ai shtoi se OSHEE ka kaluar grupet e riparimeve në gatishmëri. “Të gjithë do jemi në punë gjatë natës. Do mbikëqyren linjat e tensionit të ulët,të mesëm”, theksoi ai.
Probleme me energjinë e elektrike janë vërejtur edhe në Durrës.