Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Publikon sms-në/ Berisha denoncon publikisht Lindita Nikollën: Ku pyet për ligjin ndrikull ‘madam Vila’

2017/06/24 at 4:15 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Denoncimi/ Berisha publikon emrat e kontrabandistëve të kafesë

Ish-kryeministri Sali Berisha, pak minuta më parë, ka publikuar një mesazh që lidhet me ish-ministren e Arsimit, Lindita Nikolla, ku kjo e fundit u bën thirrje mësuesve të gjithë Shqipërisë që të votojnë Partinë Socialiste me 25 qershor.


Përmes rrjetit social Facebook, Berisha shkruan se Lindita Nikolla nuk pyet për ligjin, pavarësisht faktit se sot është heshtje zgjedhore dhe asnjë politikan nuk ka të drejtë të shpërndajë mesazhe politike apo për më tepër të bëjë fushatë.

“Ku pyet për ligjin ndrikull Nikolla apo “madam Vila”!

Ky është mesazhi që shpërndan
me sms ditën e heshtjes elektorale “Madame Vila”
-apo ndrikull Nikolla,
-që ndërton vilën luksoze,
-me paratë e vjedhura nga fondet e arsimit! sb”,
shkruan Berisha në komentin e tij.

MESAZHI I LINDITA NIKOLLES, I PUBLIKUAR NGA SALI BERISHA:

“Të dashur mësuese e mësues të Shqipërisë,

Edhe 36 orë kanë mbetur nga një moment historik për Shqipërinë: të mund të ecim përpara me punët e nisura ose të rrezikojmë kthimin pas.

Dëshiroj t’ju flas me zemër. Nuk dua asnjë vrarje ndërgjegje, se nuk ndava me ju të vërtetat e mia.

Puna dhe e vërteta nuk mund të tradhtohet. Puna dhe e vërteta janë vlera, të cilat të gjithë ju punoni për t’i edukuar tek fëmijët dhe të rinjtë e Shqipërisë.

Moda për të goditur reformën në arsim:

Është kurthi për të kthyer pas piramidat universitare. Plot 22 universitete që jo vetëm i hapën, por edhe iu shërbyen si vatra për të bërë vota me bursa e diploma të pamerituara.

Është poshtërsia për të vijuar dhe hedhur në sistemin arsimor mësues me diploma të blera.

Padrejtësisht ata do t’ju konkurojnë, ju që keni derdhur aq shumë mund e djersë për t’u arsimuar e kualifikuar.

Është tradhtia për të futur në sistem mësues pa licensë e pa arsim përkatës, sepse për emërimet do të vendosë partia dhe korrupsioni dhe jo më portali “Mësues për Shqipërinë”.

Është zelli për të goditur sërish universitetet publike, duke i kthyer në vatra të ndërhyrjes së politikës dhe të mos zgjerimit të autonomisë.

Shihni si bërtasin: “U dyfishuan dhe u trefishuan tarifat e studimit”! Por universitetet publikojnë tarifat që nuk janë rritur asnjë qindarkë. Kush pyet për të vërtetën? Jo Jo. Vota me pahir për të ndalur edhe procesin e akreditimit, që po bëhet nga agjensia britanike, për herë të parë në vend.

Mos më lini vetëm kolegë!

Beteja e jetës për të marrë vendimin e mbylljes së 22 universiteteve nuk ishte e lehtë. Me buçasin në vesh ulërimat nga të katër anët për të mos guxuar e mbyllur Kristalin, Vitrinat, Planetarin, Geraldinën, Argentin, Ndërkombëtarin, Amerikanin etj dhe sot po të njëjtët, njëherë thonë që po favorizoj privatin dhe një herë tjetër qajnë hallin e maturantëve që do të arsimohen në universitete të akredituara, me standardet e BE.

Të dashur miq,

Ju e dini fare mirë se çfarë bën sistemi ynë i ri i pranimeve në universitet. Ky është sistemi që bota e qytetëruar përdor. Iu sulën skemës së pranimeve, pa kuptuar asgjë, përveç ngazëllimit të përbaltjes së radhës. Ju e dini: shkaktarë të panikut ishin vetëm ata që nuk lanë foltore e portal pa bërtitur gazin e tyre me lot krokodili.

Mos më lini vetëm!

Duhet vijuar reforma e gjimnazit, aq e dëshiruar nga ju. Duhet përmbushur plotësimi i tërë kurrikulës së re me tekstet e reja. Mos harroni: tekstet e korrupsionit presin për t’u rikthyer.

Sa shumë jeni lodhur e përkushtuar për ta larguar maturën nga të kopjuarit dhe nga ndërhyrjet e paprincipta të ministrit, për të vendosur se sa kalojnë e sa mbesin. E fituat atë beteje. Nuk mund të ketë më kthim pas!

Po ju ia dolët në këto 44 muaj të fitonit edhe betejen e jopolitikës në shkollë. U ndietë të lirë për të punuar të qetë e të patrazuar nga deputetë, kryetarë bashkie apo partie.

Jo, Jo! Ju nuk mund të lejoni kthimin pas!

Nëse ende keni ndonjë dilemë, shikoni kush këshilloi këto ditë në MAS:
një e licensës abuzive të Vitrinës, një i teksteve të korrupsionit, një i maturës së kopjes dhe tjetri i shkeljeve në komisionin e vlerësimit të titujve akademikë.

Ky është shëmbulli më i qartë se sa shumë kemi për të humbur, nëse kthehemi pas.

Të dashur kolegë,

Nuk dua të lëndoj askënd me fjalët e mia. Dua t’ju them vetëm të vërtetën e betejave të fituara falë jush! Jam e vetëdijshme që kemi ende shumë për të bërë për arsimin që duam për fëmijët tanë!

Beteja të reja na presin! Por ne do t’i fitojmë, ashtu si fituam në këto 44 muaj!

Mirënjohje për lodhjen dhe pasionin tuaj!

Përqafime,

Lindita NIKOLLA”

 

Etiketa: berishadenoncon publikishtlindita nikollapublikon sms


Ju sugjerojmë

Polemikat/ FIFA shpjegon anulimin e golit të Kroacisë ndaj Portugalisë
Sport

Polemikat/ FIFA shpjegon anulimin e golit të Kroacisë ndaj Portugalisë

3 Korrik, 2026 5:04 pm
Francë/ Njerëzit përleshen për kondicionerë, shkak vala e të nxehtit
Bota

Francë/ Njerëzit përleshen për kondicionerë, shkak vala e të nxehtit

3 Korrik, 2026 4:55 pm
Ronaldo: E vështirë me Spanjën, ata janë favoritët për të fituar Botërorin
Sport

Ronaldo: E vështirë me Spanjën, ata janë favoritët për të fituar Botërorin

3 Korrik, 2026 3:21 pm
Protestuesi i pastroi fytyrën policit, Balla: Si mund të përdoret flamuri si peshqir
Politikë

Protestuesi i pastroi fytyrën policit, Balla: Si mund të përdoret flamuri si peshqir

3 Korrik, 2026 3:04 pm
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Shkodër, arrestohet 16-vjeçari për grabitjen me armë të turistëve gjermanë

3 Korrik, 2026 3:00 pm
Epstein/ Departamenti Amerikan i Drejtësisë refuzon të dorëzojë dosjet shtesë
Bota

Epstein/ Departamenti Amerikan i Drejtësisë refuzon të dorëzojë dosjet shtesë

3 Korrik, 2026 2:59 pm
Arrestohet komediani turk, akuzohet për fyerje të presidentit Erdogan
Bota

Arrestohet komediani turk, akuzohet për fyerje të presidentit Erdogan

3 Korrik, 2026 2:55 pm
Rritet trafiku detar në Ngushticën strategjike
Bota

Rritet trafiku detar në Ngushticën strategjike

3 Korrik, 2026 2:53 pm
Shkolla Kombëtare e Fluturimit, Rama: Një kapitull të ri për të rinjtë në ushtri
Kryesore

Shkolla Kombëtare e Fluturimit, Rama: Një kapitull të ri për të rinjtë në ushtri

3 Korrik, 2026 1:31 pm
“Ronaldo do t’i japë lamtumirën kombëtares së Portugalisë pas Botërorit”
Sport

“Ronaldo do t’i japë lamtumirën kombëtares së Portugalisë pas Botërorit”

3 Korrik, 2026 12:55 pm
Para
Këto janë tre shenjat e horoskopit të cilat mund të bëhen më të pasura se të tjerat

Këto janë tre shenjat e horoskopit të cilat mund të bëhen më të pasura se të tjerat

Cili është personi që hedh votën i pari mëngjesin e së dielës në Shqipëri?

Cili është personi që hedh votën i pari mëngjesin e së dielës në Shqipëri?

Kuriozitete befasuese në lidhje me ushqimet që nuk i keni ditur më parë

Kuriozitete befasuese në lidhje me ushqimet që nuk i keni ditur më parë
















TE FUNDIT

Polemikat/ FIFA shpjegon anulimin e golit të Kroacisë ndaj Portugalisë

Polemikat/ FIFA shpjegon anulimin e golit të Kroacisë ndaj Portugalisë
3 Korrik, 2026

Ndeshja mes Kroacisë dhe Portugalisë në Kupën e Botës u mbyll mes polemikash, pasi kroatëve iu anulua një gol në...

Lexo më shumë

Francë/ Njerëzit përleshen për kondicionerë, shkak vala e të nxehtit

Francë/ Njerëzit përleshen për kondicionerë, shkak vala e të nxehtit
3 Korrik, 2026

Qindra njerëz mbushën supermarketet në Paris, ndërsa banorët e kryeqytetit francez përpiqeshin me dëshpërim të blinin kondicionerë të lirë përpara...

Lexo më shumë

Ronaldo: E vështirë me Spanjën, ata janë favoritët për të fituar Botërorin

Ronaldo: E vështirë me Spanjën, ata janë favoritët për të fituar Botërorin
3 Korrik, 2026

Portugalia siguroi kualifikimin dramatik në fazën e 1/8-ave të finales, pasi një gol i anuluar i Kroacisë në minutat e...

Lexo më shumë

Protestuesi i pastroi fytyrën policit, Balla: Si mund të përdoret flamuri si peshqir

Protestuesi i pastroi fytyrën policit, Balla: Si mund të përdoret flamuri si peshqir
3 Korrik, 2026

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka ndarë pamje nga protesta e djeshme para Kuvendit, ku shihet një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}