Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Publikohet studimi/ Kush është deputeti më efikas i Kuvendit të Shqipërisë?

2018/01/14 at 4:18 PM
në Kryesore, Politikë
Kohë leximi: 5 min
A A
Publikohet studimi/ Kush është deputeti më efikas i Kuvendit të Shqipërisë?

Instituti i Studimeve Politike ka publikuar ditën e sotme një listë ku ka bërë renditjen e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë lidhur me efikasitetin e tyre në seancat parlamentare.


Sipas klasifikimit të ISP në këtë studim janë marrë parasysh veprimtaritë e secilit deputet gjatë seancave plenare për  propozimin e ligjeve të reja, amendamentet e  ligjeve ekzistuese, kërkesat për zhvillimin e seancave me pyetje në Kuvend ose interpelanca me kryeministrin ose ministra të caktuar. Po ashtu për këtë klasifikim janë marrë në konsideratë edhe kritere të tjera si: marrjen pjesë në diskutime, kontributin në komisionin e ligjeve, marrjen pjesë në votime, propozime, diskutime dhe debate në seanca plenare.

Mbështetur në këto kritere duket se vendin e parë në bazë të pikëve të mbledhura e mban deputeti socialist Erion Braçe me 81 pikë, pas tij renditet deputetja demokrate Albana Vokshi me 78 pikë dhe në vend të tret deputetja demokrate Jorida Tabaku me 70 pikë. Më poshtë do të gjeni renditjen dhe kriteret e plota të studmit./Opinion.al

 

Funksioni i deputetit nuk është vetëm të mbajë fjalime në séancat plenare, por shumë më kompleks. Deputetët kanë të drejtë dhe rrjedhimisht edhe detyrë të propozojnë ligje të reja, të bëjnë amendime të ligjeve ekzistuese, të kërkojnë e zhvillojnë séance pyetjesh në Kuvend ose interpelanca me kryeministrin ose ministra të caktuar, në marrë pjesë e të diskutojë e kontribuojë në punën e komisioneve të përhershme e të përkohshme parlamentare, të marrë pjesë dhe të kontribuojë përmes votimit, propozimeve, debatit dhe diskutimeve në seancat plenare, të zhvillojë jetë aktive në funksion të zgjedhësve që përfaqëson. Gjithashtu deputeti duhet të ndjekë standarde të larta etike, dhe për rrjedhojë, të mos penalizohet për shkelje të ligjit apo të Rregullores, të mos jetë subjekt për heqje imuniteti apo akoma më keq, të mos jetë subjekt për heqje mandati për shkak të shkeljes së rëndë të ligjit dhe të Kushtetutës.

Instituti i Studimeve Politike dhe platforma monitoruese www.deputetim.al, bazuar në këto kritere dhe duke u dhënë përparësi vlerësimit pozitiv (nisma ligjore 10 pikë, amendimet ligjore 10 pikë, interpelancat 10 pikë, votimi i ligjeve 10 pikë, pyetje adresuar institucioneve 10 pikë, aktiviteti publik 10 pikë, fjalime dhe angazhime në séance 20 pikë dhe diskutim e angazhim në komisionet parlamentare 20 pikë, pra në total 100 pikë), por edhe duke bërë vlerësimin zbritës negativ (përjashtim nga seancat ose komisionet – 10 pikë, heqje imuniteti apo abuzime financiare në deklarim e përfitim nga -20 pikë, si dhe heqje mandati -20 pikë, në total -100 pikë) ka krijuar për herë të parë një standard vlerësimi pozitiv e negativ për punën e deputetëve. Klasifikimi është bërë për periudhën shtator-dhjetor 2017 dhe do të vijojë për çdo sesion parlamentar deri në fund të legjislaturës.

Metodologjia nuk është unike për Shqipërinë, është praktikë pune e parlamenteve perëndimore, por e përshtatur në tregues me rastin shqiptar, për shkak të sistemit elektoral që kemi, rolit të partive politike në nismat parlamentare, si dhe specifikave të sistemit. Për shembull, nëse një deputet inicion një ligj si person merr vlerësim 10 pikë, por nëse ai e paraqet një amendim në emër të partisë së tij politike, pra nuk është 100% produkt e nismë personale, atëherë vlerësohet me 50% të pikëve, pra me 5 pikë. Aktualisht kemi një numër të madh deputetësh që kanë paraqitur nisma ligjore në emër të partisë, pra janë përzgjedhur nga drejtuesit e grupit për të paraqitur amendime, sic kemi deputetë që e kanë ushtruar këtë të drejtë pa orientim partiak, por si nismë personale. Po ashtu, në listë nuk janë përfshirë tre emra, kryetari Ruçi, kryeministri Rama dhe kryetari i PD Basha, për shkak të funksionit të tyre, si dhe nuk janë përfshirë ministrat deputetë, për shkak të natyrës së veçantë të aktivitetit ekzekutiv dhe parlamentar.

Cilët janë deputetët me efektivitet më të lartë? Përgjigja është e thjeshtë: të tillë rezultojnë deputetët me përvojë parlamentare, që njohin mirë rregulloren, kompetencat, praktikat e punës dhe që i shfrytëzojnë ato pozitivisht në funksion të punës së tyre. Nga tabela rezulton se deputetët me efektivitet më të lartë gjatë periudhës shtator-dhjetor 2017 janë Braçe (PS), Vokshi e Tabaku (PD), ndjekur nga Vasili (LSI), Balla e Felaj (PS), Boçi, Spaho e Gurakuqi (PD). Diferencat në pikë janë minimale dhe tabela ilustron tërësinë e pikëve vlerësuese pozitive e negative të tyre. Kush janë në vendet e fundit, me tregues negativ efektiviteti? Natyrisht dy deputetët që humbën mandatin në kuadër të dekriminalizimit, dhe përpara tyre, “të heshturit” në parlament, si dhe ish ministri Tahiri, nën hetim dhe pa imunitet parlamentar. Ku janë emrat e tjerë të njohur të politikës? Secili sipas meritës: p.sh, nëse deputetë si Berisha apo Kryemadhi janë aktiv në parlament në debatet në séanca, nuk kanë vlerësime pozitive në treguesit e tjerë, p.sh, njëri prej tyre nuk merr pjesë asnjëherë në komisione dhe as diskuton ose propozon ligje aty, nuk merr pjesë në votimin e shumicës së ligjeve në Kuvend ose tjetri ka qenë objekt edhe i penalizimit me përjashtim 10 ditor nga seancat e komisionet parlamentare. Pra, nga të dhënat e monitorimit rezulton se kemi deputetë që janë aktiv në fjalime në parlament, por nuk janë aktiv në komisionet parlamentare, ndaj në klasifikimin e efektivitetit rezultojnë me kuotë shumë më të ultë sesa vlerësimi në seancë. Ka gjithashtu deputetë që debatojnë por nuk marrin pjesë në votimin e ligjeve, që nuk iniciojnë ligje dhe as bëjnë amendime, interpelanca e pyetje, siç ka deputetë që nuk janë aktiv në zonën e tyre elektorale dhe as në jetën publike.

ISP vlerëson se është në interesin publik të zgjedhësve, medias dhe publikut për të njohur më mirë dhe më në thellësi cilët janë përfaqësuesit e tyre politikë, sa përfaqësues dhe efektiv janë ata, sa mbahen premtimet dhe cilat duhet të jenë standardet më të larta të përfaqësimit në të ardhmen.

Raporti i detajuar me të dhënat për secilin emër, aktivitet dhe pikëzim, të dhëna për grupet parlamentare dhe klasifikimin gjinor, për vendimmarrjet në komisione dhe përqindjet e votimit të akteve në Kuvend, si dhe të dhëna të tjera specifike, janë pjesë e materialit final mbi monitorimin që Instituti i Studimeve Politike do të bëjë publike dhe do ia dërgojë çdo deputeti gjatë ditëve në vijim.

 

Etiketa: deputeti efikasErion BraceISPStudimi


Ju sugjerojmë

“Do ta kisha spastruar etnikisht”, Kosova shpall non-grata ministren serbe
Kryesore

“Do ta kisha spastruar etnikisht”, Kosova shpall non-grata ministren serbe

14 Korrik, 2026 10:49 pm
Rama flet në Bruksel për Zvërnecin: S’ka asgjë për t’u shqetësuar
Kryesore

Rama flet në Bruksel për Zvërnecin: S’ka asgjë për t’u shqetësuar

14 Korrik, 2026 8:44 pm
Mbyllja e 3 grupkapitujve, Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë
Kryesore

Mbyllja e 3 grupkapitujve, Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë

14 Korrik, 2026 8:13 pm
Mbyllja e 3 kapitujve të negociatave, Marta Kos: Krah Shqipërisë deri në fund
Kryesore

Mbyllja e 3 kapitujve të negociatave, Marta Kos: Krah Shqipërisë deri në fund

14 Korrik, 2026 8:09 pm
Vlorë/ Banesa u përfshi nga zjarri, humb jetën i moshuari
Kronikë

Aksident i rëndë në aksin Cërrik-Mollas, humbin jetën dy persona

14 Korrik, 2026 7:54 pm
Marrëveshja e Detit me Greqinë, Hoxha: Do të shkojmë në gjykata ndërkombëtare
Kryesore

Hoxha për deklaratën e ministres serbe: Fyerje për viktimat e luftës

14 Korrik, 2026 7:09 pm
PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
Kryesore

Deklarata e ministres serbe, PD kërkon shpalljen e saj “non grata”

14 Korrik, 2026 5:33 pm
“Tokat bujqësore”/ Gjiknuri debat me Manjën: Më jep fjalën ose po largohem
Kryesore

“Tokat bujqësore”/ Gjiknuri debat me Manjën: Më jep fjalën ose po largohem

14 Korrik, 2026 2:44 pm
“Albanian Files”/ PD depoziton kallëzim penal në SPAK ndaj Ramës
Kronikë

“Albanian Files”/ PD depoziton kallëzim penal në SPAK ndaj Ramës

14 Korrik, 2026 12:32 pm
Bojkoti i PD ndaj seancave plenare, Bujar Leskaj: Gabim politik
Politikë

Bojkoti i PD ndaj seancave plenare, Bujar Leskaj: Gabim politik

14 Korrik, 2026 12:30 pm
Para
Triumfuese gjithmonë! Njihuni me shenjën më inteligjente të horoskopit

Triumfuese gjithmonë! Njihuni me shenjën më inteligjente të horoskopit

“Shefi tradhton gruan me kolegen e martuar! Të hesht apo të flas?”

“Shefi tradhton gruan me kolegen e martuar! Të hesht apo të flas?"

Aksioni masiv i Policisë së Shtetit, 1000 gjoba në dy ditë

Aksioni masiv i Policisë së Shtetit, 1000 gjoba në dy ditë
















TE FUNDIT

“Do ta kisha spastruar etnikisht”, Kosova shpall non-grata ministren serbe

“Do ta kisha spastruar etnikisht”, Kosova shpall non-grata ministren serbe
14 Korrik, 2026

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana...

Lexo më shumë

Zjarr në Bruksel/ Flakë në kullën në rindërtim, disa viktima

Zjarr në Bruksel/ Flakë në kullën në rindërtim, disa viktima
14 Korrik, 2026

Disa persona raportohet  se kanë humbur jetën pas një zjarri që shpërtheu të martën në kullën Oxy,  nje kantier ndertimi...

Lexo më shumë

Trump tërhiqet nga tarifa për Hormuzin

Irani refuzoi armëpushimin, Trump: Nesër është afati i fundit
14 Korrik, 2026

Presidenti Amerikan  Donald Trum , është tërhequr nga propozimi për vendosjen e një tarife prej 20% për anijet që kalojnë...

Lexo më shumë

Rama flet në Bruksel për Zvërnecin: S’ka asgjë për t’u shqetësuar

Rama flet në Bruksel për Zvërnecin: S’ka asgjë për t’u shqetësuar
14 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar nga Brukseli lidhur me projektin e planifikuar në Zvërnec, duke deklaruar se procesi nuk ka...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}