Aktualitet

Publikohen pamjet kur Rudolf Nikollaj qëllon me thikë besimtarët në xhami


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:53 - 22/04/21 |
Opi Nion

Janë publikuar për herë të parë pamjet pas sulmit të ndodhur në Xhaminë “Dine Hoxha” tek rruga e Kavajës.

Pamjet janë siguruar nga Report Tv teksa nga një kamer sigurie e vendosur në brendësi të ambienteve të xhamisë, dallohet se si Rudolf Nikollaj futet duke vrapur dhe fillon e qëllon me thikë të gjithe personat që i dalin para.

Kujojmë që ditën e sotme Nikollaj ka dalë para trupës gjykuese; teksa për të është vendosur masa e sigurisë “Arrest me burg”.

Në gjykatë teksa i është dhënë fjala Rudolf Nikollaj është shprehur se prej një viti përndiqej nga persona të xhamisë, të cilët edhe mund t’i identifikonte.

Jam përndjekur për 1 vit, i njoh me fytyrë ata që më kanë përndjekur . Shteti duhet ta dijë. Ajo që bëra s’është normale, por më kane përndjekur ata për 1 vit. Në spital kam ndenjur 3 jave, por pasi mora ilaçet dola”, ka thënë Nikollaj në gjyq.

Vetë babai i të dënuarit është shprehur se djali i tij ka qenë më herët në spitalin psikiarik dhe prej kohësh vuante nga depresioni e merrte ilaçe.

Të plagosurit nga kjo ngjarje:
Donald Koçi, rreth 35 vjeç
Saba Peposhi, rreth 22 vjeç
Mariglen Konja, rreth 24 vjeç
Kleon Jaupaj, rreth 26 vjeç
Anri Tola, rreth 23 vjeç./Opinion.al

Pas