Prej disa ditësh mediat franceze dhe Spanjolle flasin për një rikthim të mundshëm të Neymar te Barcelona.
Zërat i përforcon dhe sjellja e lojtarit ndaj ekipit të PSG. Ai ka zgjedhur që të mos paraqitet në stërvitjen e skuadrës pasditen e sotme.
Sulmuesi ndodhet në Brazil këtë fundjavë për të parë shokët e ekipit teksa fitonin Kupën e Amerikës.
Ndërkohë, PSG është shprehur se klubi do të marrë masa ndaj brazilianit, pasi është larguar pa autorizimin e klubit.
“Neymar nuk është shfaqur në stërvitje në kohën dhe vendin e rënë dakord, ai nuk ka marrë leje nga personat e autorizuar nga klubi. PSG-së i vjen keq për këtë situatë dhe do të marrë masat e duhura ndaj tij”, thuhet në reagimin zyrtar të klubit të PSG-së./ Opinion.al E.Xh.