-U tha në Opinion

“O Mark, mua mos më fol si Kadri Hazbiu”, sherri në Opinion


               Publikuar në : 23:59 - 08/07/19 |
geliano fataj

Analistët Lorenc Vangjeli dhe Mark Marku janë përplasur në emisionin Opinion.  Shkak është bërë deklarata e Vangjelit, sipas të cilit Rama është i painteresuar ta shkarkojë Metën dhe se ai nuk do t’i shkojë deri në fund kësaj procedure. Ndërsa për Markun, kjo është një idiotizëm.

Debati

Lorenc Vangjeli: Unë mendoj se njeriu më i painteresuar për shkarkimin me komisionin parlamentar të Presidentit të Republikës, është kryeministri Edi Rama. I interesuar që të ndodhë kjo gjë është Lulzim Basha. Shtohet edhe një argument tjetër i luftës politike, shtohet edhe një kalorës tjetër në opozitë. E njëjta histori me zonjës Kryemadhi, zotin Berisha, i vetmi të cilit nuk i intereson është Edi Rama.

Mark Marku: Atëherë pse po e bën, se është paradoksale?

Lorenc Vangjeli: Nuk besoj se do t’i shkojë deri në fund.

Blendi Fevziu: Mendon se nuk do t’i shkojë deri në fund, e bën për presion politik.

Mark Marku: I vetmi që nuk do, dhe ai po bën procesin, jo se nuk ka sens.

Lorenc Vangjeli: Ok, nuk ka sens për ty Mark.

Mark Marku: Nuk ka sens në përgjithësi mo. Ai është i poshtër, por jo idiot.

Lorenc Vangjeli: O Mark, nuk e kupton dot mo Mark, ça të të them unë tani.

Mark Marku: Nuk e kuptoj Lenc. Kur thua ti që i vetmi person që nuk i intereson është Rama, i cili ka nis procedurën për ta shkarku atë… Unë se kuptoj realisht, idiotizma të tilla nuk i kuptoj unë.

Lorenc Vangjeli: O Mark, mua mos më fol si Kadri Hazbiu dhe mos më fol me logjiken e Hazmi Kasës ë.

Mark Marku: Idiotizma të tillë nuk i kuptoj.

Blendi Fevziu: Mos e personalizoni.

Lorenc Vangjeli: Kaq, Kaq…

Mark Marku: Idiotizma të tillë nuk i kuptoj.

Lorenc Vangjeli: Kaq po të them. Unë jam mësuar që nuk i ndjek qentë që më kafshojnë.

Mark Marku: Po le more tashi…

Lorenc Vangjeli: Mos e zgjat me mua.

Mark Marku: Ore ti…/ Opinion.al

Pas