Sport

Pse tani e quajnë Giani De Biasi “Kanibali”?


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 03:00 - 19/11/15 |
b.f

Tani mund ta quajmë edhe si Giani De Biasi “Kanibali”. Një nofkë të cilën me siguri e meriton duke filluar nga mbrëmja e djeshme, kur “hëngri edhe kokën” e trajnerit të Danimarkës Morten Olsen, i cili dha dorëheqjen pasi nuk arriti të kualifikonte Danimarkën në Francë 2016. Dështim në të cilën ka meritë edhe Giani De Biasi, i cili me Kombëtaren e Shqipërisë e la Danimarkën të tretën në grup, duke arritur ti marrë dy barazime në ndeshjet direkte dhe duke e lënë të luajë në Play-off me Suedinë.

Më herët Giani De Biasi dhe Shqipëria kishin shkarkuar tre trajnerë të tjerë të grupit. “Viktima” e parë ishte Paulo Bento i Portugalisë, i cili u shkarkua pasi humbi 1-0 me Shqipërinë.

Me radhë “viktima” e dytë ishte trajneri i Serbisë  holandezi Dick Avocaat, i cili u shkarkua pas rezultateve të dobëta dhe humbjes me Shqipërimë me rezultatin  3:0, pas incidenteve që ndodhën në Beograd.

“Viktima” e tretë ishte trajneri i Armenisë, Bernard Challandes, i cili u shkarkua pas humbjes 2:1 me Shqipërinë. Ndërsa katërshja u plotësua nga Martin Olsen, trajneri i Danimarkës.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas