Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pse shqiptarët kërkojnë të emigrojnë?

2016/11/02 at 10:42 AM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Pse shqiptarët kërkojnë të emigrojnë?

Tre fondacionet gjermane në Tiranë trajtuan në një konferencë rajonale ecurinë e procesit të Berlinit dhe gjendjen në Ballkanin Perendimor si rajon tranzit për refugjatët dhe si vend burimor emigracioni.


Rruga e emigrimit illegal, për motive ekonomike, në Europën Veriore, kryesisht në Gjermnai është ngushtuar shumë për vendet e Ballkanit Perëndimor (BP). Kthimet masive vitin e kaluar nga Gjermnia dhe sidomos përshpejtimi maximal i procedurave të shqyrtimit të kërkesave për azil e kanë ulur ndjeshëm numrin e tentativave të qytetarëve nga ky rajoni për të kërkuar azil në bazë motivesh ekonomike. Ndërkohë, dinamika e emigrimit për të tilla motive ka ndryshuar. Në janar të këtij viti, në Gjermani hyri në fuqi ligji i emigrimit legal të qytetarëve nga Ballkani Perëndimor dhe i punësimit të tyre. Me pak fjalë: nëse do të emigrosh në Gjermani duhet të jetosh me punën tënde jo në kurriz të taksapaguesve gjermanë . Ky ligj ka bërë që të shumëfishohet kërkesa për të mësuar gjuhën gjermane dhe patur një profesion si një nga kushtet kryesore të emigrimit legal në Gjermani. Por Ballkani Perëndimor nuk po bëhet vetëm një rajon burimor emogracioni. Ai mbetet një rajon tranzit për emigrantë nga zonat e konfliktit që synojnë si destinacion final vendet e BE në Europën Veriore. Këtyre dinamikave u shtohet një proces vital për të ardhmen e rajonit: Procesi i Berlinit, i inicuar nga Kancelarja gjermane Angela Merkel për t’ i dhënë impulse të reja integrimit të BP në BE, kryesisht përmes projekteve të mëdha rajonale në infrastrukture dhe energji.

Ballkani Perëndimor rrugë tranzit drejt vendeve të BE dhe burim fluksi migrator

Tre fondacione gjermane të pranishme në Tiranë, Friedrich Ebert, Konrad Aidenauer, Hans Seidel në bashkëpunim me Institutin për Bashkëpunim dhe Zhvillim trajtuan në një konferencë rajonale ecurinë e deritanishme të procesit të Berlinit duke u ndalur edhe tek situata në BP si rajon tranzit për refugjatët nga zonat e konfliktevre dhe vend burimor emigracioni dhe marrë për ilustrim rastin e Shqipërisë. Si rrugë tranzit BP u përdor së pari aty nga qershori i vitit 2015 kur refugjatët e ardhur kryesisht nga Siria, kalonin në Greqinë Veriore, pastaj në Maqedoni, Serbi, Kroaci, Slloveni dhe që andej në Gjermani dhe Europën Veriore. Gjatë vitit 2015 në Shqipëri u futën 2.047 refugjatë nga zonat e konfliktit. Marrveshja e arritur më 18 mars të këtij viti mes BE-së dhe Turqisë për refugjatët pa dokumenta nga Siria solli uljen e fluksit të refugjatëve që përdorin rrugën e BP për të mbërritur në vendet e Europës Veriore. Kështu nga 2.047 refugjatë në vitin 2015, në gjysmën e pare të këtij viti në Shqipëri u futën 330 refugjatë ose 6 herë më pak, pjesa më e madhe nga Siria, Afganistani, Maroku, Irani dhe më pak nga rreth 15 vende nga Afrika.

Oferta joshëse e Gjermanisë për emigrim të ligjshëm

Kthimet masive nga vendet e Europës Veriore – kryesisht Gjermania – të azilkërkuesve nga BP e ka reduktuar dukshëm fluksin e kesaj kategorie refugjatësh. Gjermania përshpejtoi në maksimum – nga 3 muaj në 10 ditë- procedurat e trajtimit të kërkesave për azil të refugjatëve nga vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilësuara nga qeveria gjermane si ” vende të sigurta” ose me fjalë të tjera vende ku nuk ka represion politik apo shkelje të të drejtave të njeriut. Me hyrjen në fuqi në janar të këtij viti të ligjit të ri të emigracionit për vendet e Ballkanit Perëndimor, Gjermania u ofron qytetarëve nga këto vende emigrim dhe punësim legal në Gjermani. Michael Gumprich, Sekretar i dytë në Ambasadën gjermane në Tiranë, pjesëmarrës në konferencë, shpjegoi se emigrimi i ligjshëm në Gjermani kërkon patjetër njohuri të mira të gjuhës gjermane dhe zotërimin e një profesioni.

“Kur qytetarë nga Shqipëria gjejnë vetë punë në Gjermnai, kur ata kanë një kontratë atëhere nuk duhet as gjuha, as profesioni. Thjesht kontrata është e rëndësishme. Ata që janë kthyer jo vullnerarisht nga Gjermania, pasi kërkesa për azil u është refuzuar, duhet të presin nga 8 -10 muaj, para se të kërkojnë të emigrojnë në bazë të ligjit të ri gjerman ” tha Michael Gumprich. Qytetarëve nga Ballkani Perëndimor u ofrojnë emigrim të ligjshëm edhe SHBA dhe Kanadaja. Sipas burimeve zyrtare nga delegacioni i BE-së në Tiranë , vitin e kaluar morën “Green Card” amerikane 200 mijë shtetas të Shqipërisë.

Rasti i Shqipërisë në Ballkanin Perëndimor. Pse shqiptarët kërkojnë të emigrojnë?

E drejta e lëvizjes dhe aspirata për një jetë më të mirë janë të drejta të njeriut. Por këto të drejta realizohen kur respektohen kufizimet ligjore të vendit pritës. Mosrespektimi i tyre e bën emigrimin të paligjshëm. Vjollca Meçaj, juriste e mirënjohur në Shqipëri, kryetare e Bordit të Komitetit Shqiptar të Helsinskit rrjeshton një sërë argumentash pse shqiptarët sot kërkojnë të emigrojnë duke tentuar edhe emigrimin e paligjshëm. “Në Shqipëri nuk ka shkelje të të drejtave të njeriut që të bëhet shkak për largim. Arësyet janë ekononiko-sociale: varfëria, papunësia, dhuna në familje, diskriminimi, gjakmarrja, pasiguria e jetës, korrupsioni në administratën publike, mosfunksionimi i drejtësisë, standardi jo i lartë i demokracisë. Por rinia duhet mbajtur në vend. Nëse flasim për procesin e Berlinit, .bashkëpunim rajonal, konnektivitetin e rajonit, projekte të mëdha rajonale në energji dhe infrastrukturë..ështeë rinia ajo që do t’ u japë jetë projekteve të tilla që pritet të transformojnë rajonin dhe bëjnë gati standartet për anëtarësim në BE, kur të vijë dita”thotë Vjollca Meçaj .

Emigrimi i ligjshëm pro & contra

Por një pjesë e mirë e rinisë dëshiron të largohet nga Shqipëria. Qëndra Goethe në Tiranë u transferua në një godinë tri herë më të madhe se ajo ku ishte deri tani për t’iu përgjigjur me kurse gjuhe kërkesave të shumëfishuara për të mësuar gjermanisht. Mjekë, infermierë, inxhinierë të diplomuar kërkojnë të kenë nivelin e kërkuar të njohurive të gjermanishtes që të punësohen në Gjermani, ku ligji dhe popullsia e plakur ua jep këtë shans. A do të kthehet një ditë në Shqipëri , rinia që po përgatitet të ikë në Gjermani? Sandër Lleshi, këshilltar i kryeministrit Rama për çështjet e sigurisë, shprehet që kjo nuk është e lehtë. “Duhet të rrisim ofertën që pas disa vitesh emigracioni të ligjshëm ata të kthehen në Shqipëri. Duhet që ata të kenë më shumë shanse në vendin e tyre. Dhe që të mos largohen çelësi mbetet arsimimi professional, ofrim i mundësive për biznes, iniciativë private”, thotë Sandër Lleshi.

Emigracioni i ligjshëm ka faktorë pro & contra në raport me Procesin e Berlinit. Faktorët pro janë ulja e papunësisë në vend, mundësia e rinisë për të punuar dhe u kualifikuar në mjedise teknologjike të përparuara dhe inovative, për të jetuar në shoqëri me demokraci shumë më të zhvilluar sesa në Shqipëri . Kthimi i mundshëm i tyre, pas përvojave në këto vende do të jetë një zhvillim shumë pozitiv. Por ana tjetër e medaljes është që Shqipërisë po i ikën, përmes emigracionit të ligjshëm, kapitali më i madh që ajo ka: rinia. Procesi i Berlinit është përqendruar në realizimin e projekteve rajonale në energji dhe infrastrukturë si edhe në pajtimin e rajonit përmes shkëmbimeve rinore. Parakusht i suksesit të këtij Prpcesi është pa pikë ngurrimi përfshirja e rinisë dhe kontributi i saj. Tani për tani vendet e Ballknait Perëndimor dhe Shqipëria mes tyre vështirë se mund t’i ofrojnë rinisë së tyre një oferte më joshëse sesa ajo e punësimit të ligjshëm në Gjermani. /DW

Etiketa: emigrimshqiptare


Ju sugjerojmë

Vijon pa ndërprerje numërimi në Kukës, në avantazh Partia Demokratike
Aktualitet

Vijon pa ndërprerje numërimi në Kukës, në avantazh Partia Demokratike

12 Maj, 2025 9:11 am
Dibër/ Ndërpritet numërimi. Shkak, lodhja e komisionerëve
Kryesore

Dibër/ Ndërpritet numërimi. Shkak, lodhja e komisionerëve

12 Maj, 2025 9:01 am
Probleme në Gjirokastër, ndryshojnë numëruesit dhe komisionerët. Kryeson PS-ja
Kryesore

Probleme në Gjirokastër, ndryshojnë numëruesit dhe komisionerët. Kryeson PS-ja

12 Maj, 2025 8:50 am
Durrës/Numërohen 72 nga 493 kuti, cila parti udhëheq garën
Kryesore

Durrës/Numërohen 72 nga 493 kuti, cila parti udhëheq garën

12 Maj, 2025 8:39 am
“Sot është Dita e Shqipërisë”/ Kryeministri Rama thirrje qytetarëve: Votoni!
Kryesore

Numërimi i votave vazhdon, PS kryeson/ Reagon Edi Rama

12 Maj, 2025 8:31 am
Ndërpritet numërimi, PD kryeson votën e diasporës
Kryesore

Ndërpritet numërimi, PD kryeson votën e diasporës

12 Maj, 2025 8:27 am
Parashikimi i motit, 1 shtator 2023
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 12 maj 2025

12 Maj, 2025 8:21 am
Horoskopi për ditën e sotme, 12 maj 2025
Aktualitet

Horoskopi për ditën e sotme, 12 maj 2025

12 Maj, 2025 8:21 am
Votat e Greqisë ‘mollë sherri’ në Parkun Olimpik, Noka “përplaset” me Ballën
Kryesore

Votat e Greqisë ‘mollë sherri’ në Parkun Olimpik, Noka “përplaset” me Ballën

12 Maj, 2025 12:07 am
Ku ndodhet Edi Rama? Gazetarja raporton nga selia e PS
Politikë

Ku ndodhet Edi Rama? Gazetarja raporton nga selia e PS

11 Maj, 2025 11:55 pm
Para
Foto / UEFA publikon dokumentet, mbërrijnë milionat për Skënderbeun

Foto / UEFA publikon dokumentet, mbërrijnë milionat për Skënderbeun

Masakër në Itali, polici vret gruan dhe dy vajzat e mitura. Gjendet letra që la

Masakër në Itali, polici vret gruan dhe dy vajzat e mitura. Gjendet letra që la

Foto-lajm/ Kush po kopjon…?

Foto-lajm/ Kush po kopjon...?
















TE FUNDIT

Vijon pa ndërprerje numërimi në Kukës, në avantazh Partia Demokratike

Vijon pa ndërprerje numërimi në Kukës, në avantazh Partia Demokratike
12 Maj, 2025

Në Kukës janë numëruar 62 kuti nga 139 në total. PD-ASHM kryeson me 9132 vota, ndërsa Partia Socialiste ka 4704...

Lexo më shumë

Dibër/ Ndërpritet numërimi. Shkak, lodhja e komisionerëve

Dibër/ Ndërpritet numërimi. Shkak, lodhja e komisionerëve
12 Maj, 2025

Në bashkinë Dibër procesi i numërimit është ndërprerë prej disa minutash. Sipas asaj që raporton gazetarja e Klan News, Ermelinda...

Lexo më shumë

Probleme në Gjirokastër, ndryshojnë numëruesit dhe komisionerët. Kryeson PS-ja

Probleme në Gjirokastër, ndryshojnë numëruesit dhe komisionerët. Kryeson PS-ja
12 Maj, 2025

Në Gjirokastër ka pasur vështirësi në procesin e numërimit të votave, të paktën deri në orët e para të mëngjesit....

Lexo më shumë

Durrës/Numërohen 72 nga 493 kuti, cila parti udhëheq garën

Durrës/Numërohen 72 nga 493 kuti, cila parti udhëheq garën
12 Maj, 2025

Në qarkun e Durrësit vijon pa ndërprerje procesi i numërimit. Gazetarja e Tv Klan Dorina Halili sjell të dhënat e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com