Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pse po ndodh? Konvertimi i myslimanëve në fenë e krishterë

2016/05/22 at 10:07 AM
në -Jetë dhe Stil
Kohë leximi: 5 min
A A
Pse po ndodh? Konvertimi i myslimanëve në fenë e krishterë

Xhamia dhe kisha qëndrojnë pak metra larg njëra-tjetrës. Ezani (thirrja e cila përdoret për të shpallur kohën e faljes së Namazit) dhe kambanat e kishës, jehojnë nëpër fshat me radhë sipas kohës së paraparë për kryerjen e lutjeve fetare, duke e nisur, shoqëruar dhe përfunduar kështu një ditë, në raporte të ngrohta mes banorëve të fshatit Kervasari që ndodhet nën administrimin e komunës së Malishevës.


Festa e Pashkëve është përcjellë, por pritet të vijë Festa e Bajramit. Myslimanë, katolikë dhe protestantë, jetojnë në fshat të shkëputur nga tematika botërore dhe shpesh e theksuar dhe për Kosovën si radikalizëm fetar. Termi radikalizëm fetar është i panjohur për banorët e Kervasarisë. Ndonëse disa prej tyre të konvertuar së fundi në fenë e krishterë nga ajo islame, kanë ende drojë të deklarojnë haptas konvertimin. Ndërkaq, drojë në anën tjetër kanë të deklarohen dhe ata të besimit të krishterë që po konvertohen në islam, numër ky më i vogël në krahasim më të konvertuarit në të krishterë në Kosovë.

Rikthimi në identitet

B. Bytyqi është një nga kosovarët e konvertuar së fundi, nga mysliman në fenë e krishterë. Konvertimi i tij është pritur mirë nga familja. Bashkëshortja e tij e cila ka ardhur nuse tek një mysliman, nuk e ka pasur dhe nuk vazhdon ta shohë si problem apo të papranueshëm konvertimin e bashkëshortit të saj në katolik. Madje, në humor ky çift thotë se e “keqja” e konvertimit është se familja po shpenzon më shumë se po organizon shumë festa.

Por, ndonjë pengesë tjetër nuk vërehet as në shikim të parë sapo të ulesh në tavolinën e kësaj familjeje. Edhe nëna e moshuar e Bytyqit dhe fëmijët e tij e kanë pranuar shumë shpejt dhe më dëshirë konvertimin e tij, siç thotë ai vetë në “fenë e të parëve”. Ai thotë se fshati po kthehet në identitetin e vet. Bytyqi rrëfen historinë e fshatit, që, sipas tij, ishte i besimit të krishterë para se të pushtohej nga perandoria osmane dhe të ndodhte konvertimi në fenë islame.

“Këtu në fshat ka pasur mure dhe themele të kishave të vjetra. Kisha e re është ndërtuar pranë kishës së vjetër, madje dhe oborri i shkollës është i ndërtuar mbi themelet e kishës së vjetër. Kur u ndërtua objekti i shkollës, muret e kishës së vjetër u mbuluan me zhavorr”, tregon Bytyqi. Festën e Pashkëve, ai dhe shumë banorë të tjerë të fshatit të konvertuar e kanë kremtuar në harmoni me gjithë fqinjët.

Konvertimi që po vazhdon i banorëve të fshatit nga islami në fe të krishterë, nuk i pengon pjesën tjetër që vazhdojnë të mbesin myslimanë. Bytyqi thotë se mendimi që të parët e tij janë kthyer më dhunë në fenë islame nga turqit nuk e ka lënë të qetë derisa ka bërë konvertimin. Ai thotë se vazhdimisht i jehonte zëri i të parëve që kanë rezistuar të mbajnë fenë e tyre.

“O Zot ndihmona që kjo mos të humb kurrë”, thotë ai të jenë shprehur të parët teksa rezistonin që feja e krishterë të mos zhdukej, e që tash, sipas tij, po kthen në identitet banorët e Kervasarisë. Ai tregon se fëmijët e tij zgjedhjen për fe do ta bëjnë pasi të arrijnë moshën e pjekurisë. “Fëmijët duhet të orientohen kah shkollimi. Pastaj kur të rriten dhe janë të lirë të vendosin vetë”, tha ai.

Ai rrëfen se si atmosfera festive është e njëjtë sikurse për Bajram sikurse për Krishtlindje apo Pashkë. Në fshat mbahet mend edhe emri Maria, ndonëse gjithë fshati ishte mysliman. Madje haptas thonë se një pjesë e banorëve fshehurazi kanë ruajtur fenë e krishterë dhe ka mbajtur ritet fetare në shtëpi, përderisa jashtë saj janë paraqitur si myslimanë. B. Bytyqi thotë se jo vetëm gjyshërit dhe prindërit e tij, por dhe ai vetë i mban mend disa zakone nga “feja e të parëve” që zbatoheshin ende nga banorët e fshatit.

“Kur thernim lopën apo viç për posterm më kujtohet se si burrat pasi e thernin lopën ia bënin një kryq në mes të trupit dhe e mbushnin me krip që të shkonte mbarë puna”, thotë ai, duke bërë të ditur se këtë e mban mend dhe vetë ta ketë parë dhe shumë rite tjera me bazë në fenë e krishterë. Ndërsa, bashkëshortja e tij thotë se toleranca fetare në këtë fshat është vetëm një rast, përderisa, sipas saj, në gjithë Kosovën ekziston një tolerancë e tillë. Ajo thotë se edhe familja e saj e ka pritur mirë konvertimin e dhëndrit në fenë e krishterë.

Nxënësit e Kervasarisë shkojnë në shkollë dhe luajnë së bashku. I krishterë apo mysliman për ta nuk është ndonjë risi. Madje po të pyesësh ndonjë nga këta banorë se cilit komunitet fetar i përkasin ata të përgjigjen “jemi të përziem”. Por, ka dhe nga ata që kanë nisur të mendojnë për konvertim. “As andej as këndej jam”, thotë një grua që pa dashur të zgjasë bisedën ikën dhe pa treguar identitetin e saj.

Kada Bytyqi, është mësuese në parashkollorë. Ajo thotë se në klasë ka fëmijë të të dy besimeve, por asnjëherë nuk është vërejtur ndonjë dallim mes tyre apo gjuhë ofenduese. Kryetarja e fshatit Filloreta Bytyqi thotë se mosmarrëveshje ndërfetare në fshat nuk ka pasur, madje, sipas saj, banorët shkojnë për urime tek njëri-tjetri, e jo vetëm nëpër festa. “Edhe në mort shkojmë bashkë, si në xhami ashtu dhe në kishë”, thotë ajo. Bytyqi tregon se këto konvertime kanë ndodhur sidomos që nga paslufta dhe tash deri në 4-5 veta kanë ndërruar dhe emrat.

Konvertimet edhe nga katolik në mysliman 

Hoxhë Zuhdi Hajzeri nga Peja thotë se ka disa raste nëpër Kosovë, por edhe në qytetin e Pejës të pranimit të islamit nga të krishterët që janë bërë edhe publike. “Njoh edhe raste sidomos nga të rinjtë që kanë pranuar fenë islame, por që ka raste që nuk e bëjnë publike as para masës, as para familjes (një rast të tillë e njoh që ka ndodhur muajin e fundit)”. Ky rast ai thotë se nuk e bën publik konvertimin për shkak të familjes së tij. “Nuk e bën publike sepse frikësohet nga familja e tij, pasi mund dhe ta largojnë nga familja”, thotë Hajzeri, duke bërë të ditur se të gjitha rastet e konvertimit regjistrohen nëpër Bashkësitë Islame nëpër komuna.

Studiues të religjionit e paraqesin popullin shqiptar si tejet tolerant sa i përket besimit fetar. Profesori i lëndës së religjionit në Universitetin e Prishtinës, Muhamet Mala, thotë se shqiptarët si popull kanë specifikat e veta, e një nga ato ai përmend dhe karakterin heterogjen fetar që, sipas tij, ka ndikuar dhe në vetë tolerancën ndërfetare.

Thyerja e sistemit monist si në Kosovë ashtu dhe në Shqipëri, ai thotë se ka lënë zbrazëtira që kanë futur elemente në religjion, duke e vënë në shkallë më të lartë se sa përpara. Religjioni tash ai shpjegon se po del dhe në atë shkallë ku nuk e ka vendin. Sipas tij, edhe po keqpërdoret sikurse përmend rastet e figurave historike të cilat, ai thotë se nuk duhet të trajtohen sipas religjionit.

Mala thotë se shteti ligjor, forca e ligji dhe kultura jonë duhet të ndërveprojnë dhe radikalizmi fetar që nuk ka qenë karakteristikë asnjëherë  e popullit shqiptar të mos pranohet as tani. Me rastin e Festës së Pashkëve, në një ceremoni të zhvilluar në katedralen “Nënë Tereza”, 20 qytetarë të Kosovës u konvertuan në fenë katolike./zeri



Ju sugjerojmë

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
-Jetë dhe Stil

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

8 Qershor, 2025 6:27 pm
Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit
-Jetë dhe Stil

Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit

8 Qershor, 2025 5:56 pm
Dy shenjat më me fat të horoskopit
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 7 Qershor 2025

7 Qershor, 2025 8:29 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 6 qershor 2025

6 Qershor, 2025 8:18 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 5 qershor 2025

5 Qershor, 2025 8:17 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 3 qershor 2025

3 Qershor, 2025 8:12 am
Peshorja arrin kulmin e suksesit, Peshqve u vjen dashuria…
-Jetë dhe Stil

Peshorja arrin kulmin e suksesit, Peshqve u vjen dashuria…

2 Qershor, 2025 7:12 pm
Parashikimi i horoskopit, 30 mars 2025
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 2 qershor 2025

2 Qershor, 2025 8:16 am
Studimi: Videot më virale për shëndetin mendor në TikTok janë dezinformuese
-Jetë dhe Stil

Studimi: Videot më virale për shëndetin mendor në TikTok janë dezinformuese

31 Maj, 2025 10:45 pm
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 29 maj 2025

29 Maj, 2025 8:16 am
Para
Fotografia e fundit, bashkëshortët i thonë lamtumirë njëri-tjetrit

Fotografia e fundit, bashkëshortët i thonë lamtumirë njëri-tjetrit

Arrestohen dy vëllezër, kryenin vjedhje me armë

Arrestohen dy vëllezër, kryenin vjedhje me armë

U vdes vajza në Itali, por ajo që ndodh më pas është më e tmerrshme!

U vdes vajza në Itali, por ajo që ndodh më pas është më e tmerrshme!

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Kosova përuron një stacion policor afër kufirit me Serbinë

Kosova përuron një stacion policor afër kufirit me Serbinë
9 Qershor, 2025

Autoritetet e Kosovës kanë përuruar objektin e ri të stacionit policor në Izvor të Zveçanit – 2 kilometra larg nga...

Lexo më shumë

Shefi i NATO-s bën thirrje për forcim 400 për qind të mbrojtjes ajrore

Shefi i NATO: Evropa duhet të rrisë shpenzimet për mbrojtjen
9 Qershor, 2025

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, bëri thirrje më 9 qershor për një rritje prej 400 për qind të...

Lexo më shumë

Trump sulmon guvernatorin e Kalifornisë: Pa mua janë asgjë

“Do ta marrim”, Trump nuk heq dorë nga “aneksimi” i Groenlandës
9 Qershor, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump nisi një sulm të ri ndaj guvernatorit të Kalifornisë dhe kryetarit të bashkisë së Los Angelesit...

Lexo më shumë

Vetëplagoset me armën e gjahut 57-vjeçari në Postribë

Vetëplagoset me armën e gjahut 57-vjeçari në Postribë
9 Qershor, 2025

Një 57-vjeçar është vetëplagosur aksidentalisht me një armë gjahu në fshatin Ura e Shtrejt, Postribë. Sipas informacioneve të para, shtetasi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com