Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

 Pse gratë kosovare paguhen më pak se burrat?

2015/12/06 at 11:47 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
 Pse gratë kosovare paguhen më pak se burrat?

Në Kosovë, pavarësisht kualifikimeve arsimore dhe përvojës së punës, gratë paguhen më pak sesa kolegët e tyre meshkuj, sidomos në sektorin privat, edhe pse kanë të njëjtën pozitë, thonë qytetarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile

Sipas tyre, ende paraqiten paragjykimet e shoqërisë se një femër nuk mund të jetë e suksesshme sa një mashkull, edhe pse mund të ketë kualifikim arsimor më të lartë.
Behija nga Prishtina ka përfunduar Fakultetin Juridik, dhe punon në një kompani private. Ajo pranon se në kompaninë ku punon, ka dallime gjinore në paga mujore ose vjetore.
“Unë dhe një koleg -mashkull punojnë punën e njëjtë dhe punojnë në të njëjtën zyre. Por, për çudi kam pagë më të ulët sesa ai”, thotë Behija.

Përveç se gratë paguhen më pak, atyre u shkelen të drejtat edhe nga mekanizmat tjerë, pohojnë përfaqësuese të organizatave joqeveritare.

Arjeta Rexhaj, drejtoreshë e Qendrës për Trajnime dhe Studime Gjinore, thotë për Radion Evropa e Lirë, se numri i ulët i grave të punësuara, ka bërë që ato të paguhen më pak për të njëjtën pozitë dhe orar të punës.

“Niveli i ulët i papunësisë së grave dhe femrave është i dukshëm, për shkak se që nga përfundimi i luftës, krejt shoqëria civile jemi mbledhur, kemi dhënë rekomandime se duhet të krijohen mundësi dhe hapësira për punësim të grave. Kur kemi më pak gra të punësuara, kemi më pak paga te gratë”.

“Ose burrat bëjnë dy tri lloje pune, të cilat grave nuk iu mundësohen për shkak të përfundimit të shpejtë të orarit të punës dhe vazhdimit të punëve në shtëpi dhe marrjes së punëve pa pagesë, që janë punët e shtëpisë”, thotë Rexhaj.

Ajo rikujton se sa i përket barazisë gjinore, Republika e Kosovës ka miratuar disa ligje, ka nënshkruar detyrime ndërkombëtare, të cilat garantojnë barazinë ndërmjet burrit dhe gruas dhe kundër diskriminimit gjinor.

Por, këto janë të parëndësishme karshi realitetit në praktikë.

Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë, thuhet se vetëm 23 për qind e grave në Kosovë punojnë, ndërsa meshkujt punojnë më shumë se 75 për qind e tyre.

Në anën tjetër, udhëheqës të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës theksojnë se me ligjet në fuqi, pagat janë të njëjta dhe kjo respektohet në sektorin publik.

Hasan Abazi, nënkryetar në këtë sindikatë, për Radion Evropa e Lirë thotë se kjo mund të ndodhë në sektorin privat, sektor ky që shumë herë është kritikuar sa i përket respektimit të të drejtave të punëtorëve.

“Është e mundshme në sektorin privat, për shkak se gratë (nënat) kujdesën më shumë për fëmijë dhe kërkojnë më tepër pushim, dhe kështu mund të dalë një konkludim se ato e kanë një pagë më të ulët sesa meshkujt. Kjo është sipas mendimit tonë, sepse nuk kemi një diferencë të theksuar të pagës ndërmjet meshkujve dhe femrave”,shprehet Abazi.
Sidoqoftë, problemi i diskriminimit në vendin e punës nuk është thjesht një dukuri, me të cilën preokupohen vetëm gratë në Kosovë.

Organizata Ndërkombëtare e Punës në Kombet e Bashkuara, më herët ka bërë me dije se gratë, në shumë shtete në botë, të cilat janë më mirë të arsimuara dhe me më shumë përvojë sesa kolegët e tyre meshkuj, vazhdojnë të paguhen më pak. /rel/

Ju sugjerojmë

Kongresi miraton projektligjin e Trumpit për shpenzimet dhe taksat
Bota

Kongresi miraton projektligjin e Trumpit për shpenzimet dhe taksat

3 Korrik, 2025 10:33 pm
Mikpritja shqiptare, Fevziu ndan episodin me të bijën: S’më kishte ndodhur kurrë!
-U tha në Opinion

Mikpritja shqiptare, Fevziu ndan episodin me të bijën: S’më kishte ndodhur kurrë!

3 Korrik, 2025 10:14 pm
Çfarë ndodhi me “Bankers Petroleum”? Gazetarja Daci: 110 mln euro janë taksat e…
Kryesore

Çfarë ndodhi me “Bankers Petroleum”? Gazetarja Daci: 110 mln euro janë taksat e…

3 Korrik, 2025 10:00 pm
Babai abuzoi me vajzën e mitur, Daci në Opinion:Pritet akt-ekspertimi i detajuar…
-U tha në Opinion

Babai abuzoi me vajzën e mitur, Daci në Opinion:Pritet akt-ekspertimi i detajuar…

3 Korrik, 2025 9:44 pm
‘Merrte’ pension nga varri, i vdekuri çregjistrohet pas 6 vjetësh
Aktualitet

‘Merrte’ pension nga varri, i vdekuri çregjistrohet pas 6 vjetësh

3 Korrik, 2025 9:33 pm
“Po më doli emri në televizion, s’jemi më shokë”,qytetari s’merr paratë për 61 delet
Aktualitet

“Po më doli emri në televizion, s’jemi më shokë”,qytetari s’merr paratë për 61 delet

3 Korrik, 2025 9:20 pm
Fundi i karrierës parlamentare për disa politikanë/Korreshi:Do më marrë malli për…
Aktualitet

Fundi i karrierës parlamentare për disa politikanë/Korreshi:Do më marrë malli për…

3 Korrik, 2025 9:11 pm
Tabaku: Shqipëria ka nevojë për ligj serioz për investimet e huaja, jo për…
Aktualitet

Tabaku: Shqipëria ka nevojë për ligj serioz për investimet e huaja, jo për…

3 Korrik, 2025 9:00 pm
Po transportonte 17 emigrantë nga vendet e treta, arrestohet 25-vjeçari
Aktualitet

Durrës/ Plagoset me armë zjarri një 30-vjeçar

3 Korrik, 2025 8:58 pm
Osmani vazhdon konsultimet për zhbllokimin e Kuvendit
Rajoni

Osmani vazhdon konsultimet për zhbllokimin e Kuvendit

3 Korrik, 2025 8:06 pm
Para
Horoskopi, 7 Dhjetor

Horoskopi, 7 Dhjetor

Adelina Tahiri puth në buzë motrën minorene, ja cfarë i shkruajnë fansat

Adelina Tahiri puth në buzë motrën minorene, ja cfarë i shkruajnë fansat

Histori njerëzore/ Gëzimi: Vjedh se nuk kam bukë të ha

Histori njerëzore/ Gëzimi: Vjedh se nuk kam bukë të ha

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Kongresi miraton projektligjin e Trumpit për shpenzimet dhe taksat

Kongresi miraton projektligjin e Trumpit për shpenzimet dhe taksat
3 Korrik, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka arritur të enjten një fitore të madhe politike, pasi Kongresi e...

Lexo më shumë

Mikpritja shqiptare, Fevziu ndan episodin me të bijën: S’më kishte ndodhur kurrë!

Mikpritja shqiptare, Fevziu ndan episodin me të bijën: S’më kishte ndodhur kurrë!
3 Korrik, 2025

Për shqiptarët, mikpritja ka qenë gjithnjë zakon për të respektuar këdo që troket. Por një ngjarje e pakëndshme duket se...

Lexo më shumë

Çfarë ndodhi me “Bankers Petroleum”? Gazetarja Daci: 110 mln euro janë taksat e…

Çfarë ndodhi me “Bankers Petroleum”? Gazetarja Daci: 110 mln euro janë taksat e…
3 Korrik, 2025

Në emisionin “Opinion”, në Tv Klan, gazetarja Glidona Daci, ka sqaruar se çfarë ka ndodhur me kompaninë “Bankers Petroleum Albania”,...

Lexo më shumë

Babai abuzoi me vajzën e mitur, Daci në Opinion:Pritet akt-ekspertimi i detajuar…

Babai abuzoi me vajzën e mitur, Daci në Opinion:Pritet akt-ekspertimi i detajuar…
3 Korrik, 2025

Një ngjarje e rëndë tronditi opinionin publik dy ditë më parë, ku një vajzë 12 vjeçe ka rënë pre e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com