Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pse dështoi nxjerrja e helikopterit nga liqeni?

2016/04/09 at 10:02 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Pse dështoi nxjerrja e helikopterit nga liqeni?

Dështojnë tentativat e para për të nxjerrë helikopterin e rrëzuar të Ushtrisë nga ujërat e liqenit të Shkodrës.

Në operacionin për nxjerrjen e helikopterit momentalisht janë palombarët e ardhur nga Tirana, Policia e Shkodrës, forcat e Ushtrisë, ndërsa aty kanë mbërritur edhe forcat RENEA. Vendi ku është rrëzuar helikopteri vijon që të ruhet rreptësisht, ndërsa një mjet lundrues i policisë gjendet afër vendit gjatë gjithë kohës. Prokuroria nuk mund të bëjë ende asnjë hetim të mëtejshëm derisa të nxirret helikopteri EC 145, i blerë vitin e kaluar. Kompania “Eurocopter” ka shfaqur gatishmërinë për t’u përfshirë në hetime, por deri më tani në vendngjarje nuk ka asnjë francez.

Siç mësohet, dje ata kanë mbërritur në Tiranë dhe mendohet që ditën e sotme t’i drejtohen vendit të ngjarjeve bashkë me grupin hetimor dhe të ekspertëve që do të asistojnë në nxjerrjen e helikopterit. Nga sa mësohet, helikopteri ndodhet në një thellësi prej rreth 7 metrash dhe operacioni për nxjerrjen e tij nuk është aspak i lehtë. Forcat RENEA janë përpjekur të arrijnë nxjerrjen nëpërmjet vendosjes së jastëkëve të ajrit, por as kjo tentativë nuk ka rezultuar efikase. Shkak është bërë zhytja e mëtejshme e mjetit dhe ngecja në rërën e liqenit. Ajo që do t’i japë udhë nxjerrjes së shkaqeve që bënë që helikopteri të rrëzohet dhe të marrë jetën e dy pilotëve e një tjetër të plagoset, është kutia e zezë, e cila ende nuk ka dalë nga uji. Ekspertët dhe palombarët vijojnë që të bëjnë të gjitha matjet e duhura për të parë mundësinë e nxjerrjes së helikopterit nga uji.

Siç mësohet, do të tentohet sërish nxjerrja me jastëkë ajri. Pasi të nxirret nga uji, helikopteri do të dërgohet në Ministrinë e Mbrojtjes nga ku edhe do të bëhen hetimet e plota. Paralelisht me Prokurorinë Ushtarake mësohet se po heton edhe një grup i Prokurorisë së Përgjithshme, ndërsa në Shkodër çdo veprim ndiqet nga zëvendësprokurori i rrethit. Disa pjesë të helikopterit janë shpërndarë në liqen nga përplasja e fortë, ndërsa pjesa kryesore e trupit ndodhet nën ujë dhe pritet që të nxirret. Ende nuk ka asnjë version zyrtar për shkaqet e rrëzimit dhe gjithçka mbetet në dyshim. Burime nga grupi i hetimit bënë të ditur se dy pilotët kanë gjetur vdekjen si pasojë e përplasjes dhe jo e asfiksisë. Por gjithsesi ende nuk ka një konfirmim të saktë nga ekspertiza mjekoligjore.

“Helikopteri ka slitë, çka lë të nënkuptohet se jastëkët e ajrit mund të mos kenë funksionuar duke qenë se pilotët ndodheshin të lidhur me rrip dhe nuk kanë tentuar që të hidhen në ujë me mendimin se do të hapeshin jastëkët e ajrit te pjesa e slitës. Një tjetër dyshim është gabimi njerëzor i pilotëve”, u shprehën burime nga Prokuroria. Në lidhje me humbjen e komunikimit me bazën, mësohet se kjo gjë ndodh shpeshherë në zona të tilla në Veri apo në Jug të vendit gjatë fluturimeve për shkak të mungesës së valëve. Ende nuk ka një njoftim zyrtar se kur do të nxirret helikopteri nga ujërat e liqenit të Shkodrës. (panorama)

Ju sugjerojmë

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
Bota

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

8 Qershor, 2025 9:46 pm
Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
Bota

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

8 Qershor, 2025 9:22 pm
“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
Aktualitet

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

8 Qershor, 2025 8:45 pm
Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës
Aktualitet

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës

8 Qershor, 2025 8:25 pm
I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone
Bota

I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone

8 Qershor, 2025 7:59 pm
“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit
Aktualitet

“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit

8 Qershor, 2025 7:53 pm
“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump
Bota

“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump

8 Qershor, 2025 7:31 pm
Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë
Bota

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë

8 Qershor, 2025 7:01 pm
Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
-Jetë dhe Stil

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

8 Qershor, 2025 6:27 pm
Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit
-Jetë dhe Stil

Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit

8 Qershor, 2025 5:56 pm
Para
Foto Tronditëse/ Burri dhe djemtë të zhdukur, por ajo i shtron ushqim

Foto Tronditëse/ Burri dhe djemtë të zhdukur, por ajo i shtron ushqim

Majlinda Bregu: Nëse Olldashi do ishte gjallë, PD do ishte ndryshe

Majlinda Bregu: Nëse Olldashi do ishte gjallë, PD do ishte ndryshe

Tiranë: Tentoi të korruptonte policin, prangoset qytetari

Rrugorja në Tiranë, 23 gjoba për përdorim të celularit në timon

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
8 Qershor, 2025

Qytetarët e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor kanë prioritete dhe pikëpamje të ndryshme jetësore, tregon një anketë e Eurobarometrit,...

Lexo më shumë

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
8 Qershor, 2025

Çfarë është Garda Kombëtare dhe si funksionon? Garda Kombëtare është një forcë ushtarake e veçantë e Shteteve të Bashkuara që...

Lexo më shumë

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
8 Qershor, 2025

Lavdia ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” bashkëshortin, Klitin për shkak të një mosmarrëveshjeje pronësie.  Ajo thotë se jetonnë të...

Lexo më shumë

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës
8 Qershor, 2025

Fundjava solli një numër të madh pushuesish në bregdetin e Shëngjinit, por kthimi i tyre drejt qyteteve shkaktoi trafik të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com