Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pse “Brexit” nuk është në interesin e askujt

2015/12/17 at 4:46 PM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Pse “Brexit” nuk është në interesin e askujt

Nga Bernard Guetta


Do të jetë tema kryesore e takimit të sotëm në Bruksel. Në mbledhjen festive të Këshillit Evropian, me rastin e festave të fundvitit, 28 krerë shtetesh dhe qeverish do të përqendrohen mbi kushtet e vendosura nga kryeministri britanik Dejvid Kameron, për t’i kërkuar më pas britanikëve të votojnë në favor të qëndrimit të mëtejshëm të Britanisë së Madhe në Bashkimin Evropian, në referendumin që parashikohet ta mbahet vitin e ardhshëm.

Çdo gjë sugjeron, se liderët evropianë do të orientohen drejt kompromisit. Negociatat nuk do të jenë aspak të lehta, dhe me siguri nuk do të jenë as të shkurtra, por në fund do të mbërrihet në një marrëveshje, sepse askush, as Kameron dhe asnjëri nga 27 liderët e tjerë të BE-së, nuk mund të përballojë luksin e papajtueshmërisë.

Kryeministri britanik, e di shumë mirë se vendi i tij do ketë shumë për të humbur nga një Brexit, ndaj dhe do të donte t’u thoshte zgjedhësve të tij, se mori lëshime të mjaftueshme, dhe se për këtë arsye Britania e Madhe nuk ka interes të largohet nga unioni, duke përplasur derën.

Sa i përket liderve të tjerë evropianë, me sa duket nuk duan të krijojnë precedentin e një dalje nga BE-ja, dhe në këtë kuadër ata do të bëjmë gjithçka për t’i ofruar Kameronit argumentet, që i duhen për të mos e humbur referendumin.

Në fund do të mberrihet tek kompromiset e nevojshme, por problemi është se në këtë rast nuk do të ketë garanci, se votuesit britanikë nuk do të zgjedhin gjithësesi ta braktisin BE-në.

Dalja e Britanisë së Madhe nga BE-ja mbetet një mundësi konkrete, pasi është shumë më e lehtë të kritikosh, sesa të mbrosh Evropën. Është më e lehtë të mbështetesh mbi mungesën e besimit tek institucionet evropiane, dhe të argumentosh se unioni është i kontrolluar nga një grusht tekninicnësh të rënë nga qielli, kur në fakt të gjithë anëtarët e Komisionit emërohen nga qeveritë e zgjedhura të 28 shteteve anëtare, dhe që në thelb nuk bëjnë asgjë tjetër, përveçse zbatojnë vendimet dhe traktatet, mbi të cilat të njëjtat qeveri janë pajtuar vullnetarisht.

Një verbëri e rrezikshme

Është e lehtë të luash me faktin se Bashkimi Evropian, nuk është ende një demokraci e bazuar tek votimi i përgjithshëm pan-evropian. Megjithatë, injorohet fakti tjetër, që vendimet merren nga shumica e shteteve anëtare, dhe se janë pikërisht shtetet-kombe dhe qytetarët e tyre, ata që refuzojnë të heqin dorë nga sovraniteti në fushat më të rëndësishme.

Është e lehtë ta reduktosh unionin në një burokraci ndërhyrëse, ndërkohë që është shumë më e vështirë për të shpjeguar se projekti evropian është në progres, dhe se janë 28 shtetet anëtare që e frenojnë zhvillimin, se monedha e përbashkët dhe tregu i përbashkët na kanë dhënë përfitime të mëdha, dhe se pa unitet tonë nuk do të kishim shumë peshë në arenën ndërkombëtare, përkundrazi do të dribloheshim vazhdimisht nga gjigantët që e dominojnë këtë shekull. Nëse gjithë këtyre, i shtojmë faktin që shumë evropianë kanë frikë nga ndryshimet e mëdha që po ndodhin në botë, një fushatë referendare mbi BE-në është një derë e hapur për temat më të lehta dhe të pandershme, si dhe për triumfin e një verbërie të rrezikshme.

/Internazionale /Bota.al/ 



Ju sugjerojmë

Dumani në parlament, Sejamini: Sot aty është humbur një mundësi…
-U tha në Opinion

Dumani në parlament, Sejamini: Sot aty është humbur një mundësi…

27 Tetor, 2025 10:43 pm
Deputetët e opozitës kundër Dumanit: Mashtrues
Politikë

Deputetët e opozitës kundër Dumanit: Mashtrues

27 Tetor, 2025 10:11 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident në Krujë, 20-vjeçari përplas për vdekje këmbësoren

27 Tetor, 2025 10:05 pm
Dumani për patronazhimin: Bëjeni në Kuvend vepër penale, pastaj vepron SPAK
Aktualitet

Dumani për patronazhimin: Bëjeni në Kuvend vepër penale, pastaj vepron SPAK

27 Tetor, 2025 9:13 pm
Berisha në Kuvend: Dumani është bërë avokati i vjedhjeve
Kryesore

Berisha në Kuvend: Dumani është bërë avokati i vjedhjeve

27 Tetor, 2025 8:19 pm
A është marrë në pyetje Rama për inceneratorin e Tiranës? Dumani flet në Kuvend
Aktualitet

A është marrë në pyetje Rama për inceneratorin e Tiranës? Dumani flet në Kuvend

27 Tetor, 2025 7:22 pm
Elton Ilirjani në Taipei Fashion Week SS26
Aktualitet

Elton Ilirjani në Taipei Fashion Week SS26

27 Tetor, 2025 7:17 pm
“Lexo pyetjen, pastaj përgjigju, hajde…”, Berisha përplaset me Dumanin në Kuvend
Aktualitet

“Lexo pyetjen, pastaj përgjigju, hajde…”, Berisha përplaset me Dumanin në Kuvend

27 Tetor, 2025 6:46 pm
“Pse nuk hetoni Edi Ramën”, Dumani: Nuk kanë rendësi emrat, por…
Aktualitet

“Pse nuk hetoni Edi Ramën”, Dumani: Nuk kanë rendësi emrat, por…

27 Tetor, 2025 6:08 pm
Dumani pyetet në Kuvend për Ballukun: Nuk komentoj çështje në hetim
Aktualitet

Dumani pyetet në Kuvend për Ballukun: Nuk komentoj çështje në hetim

27 Tetor, 2025 6:01 pm
Para
Blushi: Ja truket që shpik politika për të mbajtur peng integrimin

Blushi kërkon referendum. Për çfarë?

Erion Veliaj feston ditëlindjen, ja surpriza e stafit

Erion Veliaj feston ditëlindjen, ja surpriza e stafit

Veseli i fejuar me një vajzë nga Prizreni

Veseli i fejuar me një vajzë nga Prizreni

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Dumani në parlament, Sejamini: Sot aty është humbur një mundësi…

Dumani në parlament, Sejamini: Sot aty është humbur një mundësi…
27 Tetor, 2025

“Çfarë tha Dumani për hetimin e politikanëve” është tema që po diskutohet në emisionin “Opinion” duke iu referuar raportimeve të...

Lexo më shumë

Deputetët e opozitës kundër Dumanit: Mashtrues

Deputetët e opozitës kundër Dumanit: Mashtrues
27 Tetor, 2025

Pas rreth më shumë se 120 minutash pyetje-përgjigje në Kuvend, deputetët demokratë ngelën të pakënaqur me raportimin e kreut të...

Lexo më shumë

Aksident në Krujë, 20-vjeçari përplas për vdekje këmbësoren

Plagoset një person në Vaun e Dejës,
27 Tetor, 2025

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në rrugën Krujë-Fushë Krujë. Mësohet se rreth orës 21:00, shtetasi T. S., 20...

Lexo më shumë

Dumani për patronazhimin: Bëjeni në Kuvend vepër penale, pastaj vepron SPAK

Dumani për patronazhimin: Bëjeni në Kuvend vepër penale, pastaj vepron SPAK
27 Tetor, 2025

Kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani, në raportimin e tij vjetor në Kuvend,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com