Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PSD drejt fitores, por trendi i së djathtës vazhdon në Rumani

2024/12/02 at 9:16 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
PSD drejt fitores, por trendi i së djathtës vazhdon në Rumani

Në zgjedhjet parlamentare në Rumani socialdemokratët e PSD sërish janë forca kryesuese.

Megjithatë do duhet të krijohen koalicione të reja. Arsyeja: forcimi i partive ekstremiste të djathta.

Rumania përjeton një kthesë të fortë nga e djathta pas zgjedhjeve parlamentare të dielën (02.12). Me shumë gjasa tre parti ekstremiste të djathta do të hyjnë në parlametin e ri, me rreth 30% të votave së bashku. Këto të dhëna bëhen të ditura pas numërimit të gati të gjitha votave, shkruan “tagesschau”.

Shumicën e votave në kampin e djathtë i mori partia AUR me 17.9%. Kreu i saj, George Simion doli para përkrahësve pas publikimit të rezultateve të para. “Ju falënderoj nga zemra secilin prej jush, këtu ose në shtëpi, që votuat trengjyrëshit dhe nuk i harruat paraardhësit.”

PSD duhet të bëjë koalicione

Nëse forcat e krahut të djathtë do të vijnë në pushtet varet kryesisht nga partia socialdemokrate PSD. Ajo deri tani kryeson zgjedhjet me rreth 23,9 për qind të votave, pas numërimit të 90% të votave, ka njoftuar të hënën Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, sipas Reuters/Gjermani. Kryeministri i mëparshëm, Marcel Ciolacu është treguar i hapur ndaj forcave nacionaliste: “Rezultati i sotëm meriton vëmendjen tonë të plotë, sepse është një sinjal i rëndësishëm që rumunët po i dërgojnë klasës politike. Ne duhet të vazhdojmë të zhvillojmë vendin tonë me mjete evropiane duke ruajtur identitetin tonë, të ruajmë vlerat kombëtare dhe besimin tonë”.

PSD ka një zgjedhje: ajo mund të formojë një shumicë të rehatshme parlamentare si me partitë e djathta ashtu edhe me forcat pro-evropiane. Sabin Orcan, kryeredaktor i Newsweek, po vë bast se socialdemokratët gjithashtu do të shtyhen nga jashtë për të formuar një qeveri properëndimore: “Kam besim se familja politike evropiane dhe këshillat e mira përfundimisht do ta bëjnë PSD-në të kuptojë se një aleancë me të djathtën ekstreme dhe partitë e vogla ekstremiste do të çonte në zhdukjen e Partisë Socialdemokrate”.

“Elektorat i djathtë në Rumani”

Që në zgjedhjet presidenciale në Rumani para një jave u rendit papritur në vendin e parë ekstremisti i djathtë pa parti, Calin Georgescu , një fanatik fetar që nderon Gardën e Hekurt, fashistët rumunë në periudhën mes Luftërave.

Zgjedhjet parlamentare tani tregojnë se votat e shumta për Georgescu-n nuk ishin të çuditshme, thotë politologu Cristian Pirvulescu: “Ka një elektorat të krahut të djathtë në Rumani. Ky elektorat nuk është i lidhur me një person të vetëm, siç besojnë disa njerëz. Ky është një elektorat me një sistem vlerash të ndërtuar me kalimin e kohës që favorizon një lloj të caktuar kandidati”./DW

Ju sugjerojmë

Ish-ambasadori Daum zbulon vështirësitë e shqiptarëve:Qeveria ndaloi shitjen e bukës
-U tha në Opinion

Ish-ambasadori Daum zbulon vështirësitë e shqiptarëve:Qeveria ndaloi shitjen e bukës

14 Korrik, 2025 10:57 pm
Hapi dyert e ambasadës për shqiptarët, Daum: Bëra mëkatin më të madh…
-U tha në Opinion

Hapi dyert e ambasadës për shqiptarët, Daum: Bëra mëkatin më të madh…

14 Korrik, 2025 10:44 pm
Intervista e fundit, ish-ambasadori Daum përshkruan Shqipërinë e viteve ’87
-U tha në Opinion

Intervista e fundit, ish-ambasadori Daum përshkruan Shqipërinë e viteve ’87

14 Korrik, 2025 10:32 pm
Aksident në Elbasan/ Automjeti përplas biçikletën, një i plagosur rëndë
Aktualitet

Aksident në Elbasan/ Automjeti përplas biçikletën, një i plagosur rëndë

14 Korrik, 2025 10:05 pm
Virusi i hepatitit A, në mostrat e frutave të ngrira të malit nga Serbia në Gjermani
Aktualitet

Virusi i hepatitit A, në mostrat e frutave të ngrira të malit nga Serbia në Gjermani

14 Korrik, 2025 9:40 pm
Aksioni i IKMT-së në Theth, Rama: Ka filluar Rilindja urbane 2.0!
Kryesore

Aksioni i IKMT-së në Theth, Rama: Ka filluar Rilindja urbane 2.0!

14 Korrik, 2025 9:29 pm
Qëndrimi i Kinës ndaj Ukrainës alarmon BE-në
Bota

Qëndrimi i Kinës ndaj Ukrainës alarmon BE-në

14 Korrik, 2025 8:59 pm
Temperaturat e larta shkaktuan 1.180 vdekje në dy muajt e fundit në Spanjë
Bota

Temperaturat e larta shkaktuan 1.180 vdekje në dy muajt e fundit në Spanjë

14 Korrik, 2025 8:33 pm
Vëllai i Liridona Ademajt dëshmon në Gjykatë
Rajoni

Vëllai i Liridona Ademajt dëshmon në Gjykatë

14 Korrik, 2025 8:09 pm
Shkodër/ Japin dorëheqje drejtuesit e njësive administrative
Aktualitet

Shkodër/ Japin dorëheqje drejtuesit e njësive administrative

14 Korrik, 2025 7:40 pm
Para
Dimër tipik dhe i ftohtë, Lajda Porja: Rikthehen reshjet e borës

Dimër tipik dhe i ftohtë, Lajda Porja: Rikthehen reshjet e borës

Plagosi me thikë 41-vjeçarin pas një sherri, arrestohet autori në Vlorë

Plagosi me thikë 41-vjeçarin pas një sherri, arrestohet autori në Vlorë

Çfarë dihet deri më tani lidhur me sulmin ndaj kanalit të ujit të Ibër-Lepencit?

DASH: Do të mbështesim përpjekjet për të gjetur dhe ndëshkuar përgjegjësit e sulmit në veri të Kosovës

TE FUNDIT

Ish-ambasadori Daum zbulon vështirësitë e shqiptarëve:Qeveria ndaloi shitjen e bukës

Ish-ambasadori Daum zbulon vështirësitë e shqiptarëve:Qeveria ndaloi shitjen e bukës
14 Korrik, 2025

Ish-ambasadori gjerman në Shqipëri, Werner Daum, në intervistën me gazetarin, Blendi Fevziu, në “Opinion” ka risjellë në kujtesën e gjithë...

Lexo më shumë

Hapi dyert e ambasadës për shqiptarët, Daum: Bëra mëkatin më të madh…

Hapi dyert e ambasadës për shqiptarët, Daum: Bëra mëkatin më të madh…
14 Korrik, 2025

Ish-ambasadori gjerman në Shqipëri, Werner Daum, në intervistën për gazetarin Blendi Fevziu, në “Opinion” ka treguar momentet kur shumë shqiptarë vendosën të...

Lexo më shumë

Intervista e fundit, ish-ambasadori Daum përshkruan Shqipërinë e viteve ’87

Intervista e fundit, ish-ambasadori Daum përshkruan Shqipërinë e viteve ’87
14 Korrik, 2025

Ish-ambasadori gjerman në Shqipëri, Werner Daum, u nda nga jeta dy ditë më parë, 12 korrik, gjatë një vizite në...

Lexo më shumë

Aksident në Elbasan/ Automjeti përplas biçikletën, një i plagosur rëndë

Aksident në Elbasan/ Automjeti përplas biçikletën, një i plagosur rëndë
14 Korrik, 2025

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan-ish-Metalurgjik. Sipas burimeve, një automjet ka përplasur një person,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com