Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PS tur anëtarësimesh të reja në Njësinë 5, Veliaj: Kthehemi me kokën lart se i kemi mbajtur angazhimet

2024/02/25 at 12:30 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
PS tur anëtarësimesh të reja në Njësinë 5, Veliaj: Kthehemi me kokën lart se i kemi mbajtur angazhimet

Njësia 5 në kryeqytet ishte ndalesa e radhës e Drejtuesit Politik të PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, në vijim të fushatës së anëtarësive të reja në Partinë Socialiste. I shoqëruar edhe nga Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj dhe Elva Margariti, Veliaj theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes në politikë për të rinjtë si një mundësi për t’u bërë pjesë e vendimmarrjes.

“Përsa kohë që secili prej nesh, me veprimin ose mosveprimin e tij, është duke bërë politikë, atëherë pse mos ta bëjmë këtë në mënyrë të organizuar. Pse mos ta bëjë këtë si skuadër? Pse mos të aplikojmë parimin ‘një për të gjithë dhe të gjithë për një’, në një frymë që është skuadra jonë, është familja jonë, Partia Socialiste e Shqipërisë. Dua shumë që ta çojmë këtë punë deri në fund dhe për 100 organizata që kemi, të kemi 400 anëtarë të rinj, si çunat dhe gocat fantastikë që do marrin kartën sot”, deklaroi Veliaj.

Ai foli edhe për ato zëra, kryesisht analistë, që ankohen nëpër rrjete sociale.

“Shoh disa prej këtyre analistëve që japin mend si duhet ta bëjë Edi Rama qeverinë, apo si duhet ta bëjmë ne bashkinë. Më vjen keq, në qoftë se ti nuk merr pjesë, mund të rrish tërë natën në televizor, pastaj në Facebook, bëhesh analisti i divanit dhe kolltukut, por kjo nuk ka asnjë peshë sepse ti vetë nuk e ushtron të drejtën tënde për të dhënë një mendim. Një person që bashkohet me një parti politike, nuk ka rëndësi me kë, tregon se është më shumë se thjesht një banor. Një qytetar merr pjesë te takimi me prindër në shkollë, një qytetar merr pjesë te asambleja e pallatit për fatet e pallatit dhe një super qytetar angazhohet politikisht, për të marrë pjesë te tavolina ku vendoset për fatet e vendit dhe për të ardhmen e vendit, të qytetit, të shtetit, të lagjes dhe komunitetit ku jeton”, shtoi më tej ai.

Veliaj nënvizoi se PS ka treguar në drejtimin e vendit dhe të bashkisë, që di të bëjë punë dhe të jetë pranë qytetarëve.

“Sot në çdo njësi ka një hapësirë dinjitoze ku ti mund të bësh një mbledhje komunitare. Pra, fakti se në çdo njësi kemi holle të tilla, më bën të ndihem vërtet krenar. Jo se i kemi bërë të gjithë gjërat, se ndryshe politika do mbaronte, ndryshe nuk do kishte zgjedhje as në Zvicër, në qoftë se Zvicra i ka bërë të gjitha gjërat. Në asnjë vend nuk mjaftojnë gjërat sepse gjithmonë dalin nevoja të reja. Por, ne kthehemi me kokën lart, se një pjesë të madhe të angazhimeve tona, duke filluar nga gjërat madhore që janë ikona të Njësisë 5, si Kopshti Zoologjik apo Parku i Liqenit, si Parku Olimpik ose investime të tjera të shkollave, kopshteve dhe çerdheve deri te disa gjëra të vogla, siç është administrimi i pallatit dhe veshja me kapot, i kemi mbajtur premtimet tona”, u shpreh ai.

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj u shpreh se vizioni i PS për Shqipërinë 2030 është ambicioz, që kërkon ndryshim të vazhdueshëm.

“Njësia 5 tregoi se është socialiste, që e vlerëson Partinë Socialiste, që e vlerëson drejtimin e Partisë Socialiste, por neve këtë nuk mund ta bëjmë vetëm në fushata. Në kongresin e dhjetorit u vendos që partia duhet të kalonte një proces rienergjizimi. Ne kemi një vizion për Shqipërinë 2030 dhe vizioni jonë për Shqipërinë 2030 është një vizion ambicioz. Është një vizion, i cili kërkon ndryshim të vazhdueshëm dhe ndryshimin nuk ka pse të na e tregojnë rezultatet zgjedhore, ndryshimin duhet ta bëjmë përpara zgjedhjeve. Duhet ta bëjmë me qëllim që të jemi gati në momentin që do të vijnë zgjedhjet dhe do të duhet vetëm të tregojmë rezultatet”, tha Ibrahimi.

Ministrja shprehu bindjen se PS do të arrijë fitoren edhe në zgjedhjet e 2025.

“Ju garantoj se me skuadrën e re, me drejtimin e kryetarit, Erionit, një shok, mik, vëlla, ne do t’ia dalim që edhe në zgjedhjet e ardhshme të garantojmë një fitore, e cila do të sjellë përmirësimin e vendit tonë”, tha Ibrahimi.

Ju sugjerojmë

Kur drita nuk mjafton
Te Fundit

Kur drita nuk mjafton

17 Qershor, 2025 2:47 pm
“Situatë monstruoze”/ Mjekët pa Kufij në Gaza: 1 kg sheqer 57 dollarë. S’ka më ujë
Bota

“Situatë monstruoze”/ Mjekët pa Kufij në Gaza: 1 kg sheqer 57 dollarë. S’ka më ujë

17 Qershor, 2025 2:39 pm
Kërkoi lirim nga burgu, Gjykata e Fierit shtyn seancën për Ervin Salianjin
Kronikë

Kërkoi lirim nga burgu, Gjykata e Fierit shtyn seancën për Ervin Salianjin

17 Qershor, 2025 2:20 pm
“Se ku kanë ikur vulat!”/ Demokrati tregon parregullsitë gjatë rinumërimit të votave
Aktualitet

“Se ku kanë ikur vulat!”/ Demokrati tregon parregullsitë gjatë rinumërimit të votave

17 Qershor, 2025 2:16 pm
Debati në urdhrin e psikologut, Laboviti letër Ramës: E ka marrë peng Treska
Aktualitet

Debati në urdhrin e psikologut, Laboviti letër Ramës: E ka marrë peng Treska

17 Qershor, 2025 2:07 pm
Lufta me Iranin/ 5 shqiptarët në Izrael largohen në mënyrë të sigurt drejt Egjiptit
Aktualitet

Lufta me Iranin/ 5 shqiptarët në Izrael largohen në mënyrë të sigurt drejt Egjiptit

17 Qershor, 2025 2:05 pm
Lirohen hapësirat publike në plazhin e Golemit/ Sekuestrohen 190 çadra me shezlongë
Aktualitet

Lirohen hapësirat publike në plazhin e Golemit/ Sekuestrohen 190 çadra me shezlongë

17 Qershor, 2025 1:53 pm
Shkolla e deputetëve, kush do e mësojë Zegjine Çaushin dhe deputetët e tjerë të rinj
Politikë

Shkolla e deputetëve, kush do e mësojë Zegjine Çaushin dhe deputetët e tjerë të rinj

17 Qershor, 2025 1:44 pm
Dominohej nga shqiptarët, shkatërrohet organizata kriminale në Itali!Magazina plot..
Bota

Dominohej nga shqiptarët, shkatërrohet organizata kriminale në Itali!Magazina plot..

17 Qershor, 2025 1:41 pm
Dosja 5D/ GJKKO dënon me burg ish-zyrtarët e Bashkisë së Tiranës
Kronikë

Dosja 5D/ GJKKO dënon me burg ish-zyrtarët e Bashkisë së Tiranës

17 Qershor, 2025 1:24 pm
Para
“Të dyja me mamin pastruam gjakun”, 3 fëmijët vranë dhe groposën babain. Vajza dëshmi kontradiktore

“Të dyja me mamin pastruam gjakun”, 3 fëmijët vranë dhe groposën babain. Vajza dëshmi kontradiktore

Zjarrfikësi hero shpëton macen e bllokuar në majë të shtyllës në Fier

Zjarrfikësi hero shpëton macen e bllokuar në majë të shtyllës në Fier

Bjellorusia mban zgjedhje nën masa të rrepta sigurie, opozita bën thirrje për bojkot

Bjellorusia mban zgjedhje nën masa të rrepta sigurie, opozita bën thirrje për bojkot

TE FUNDIT

Kur drita nuk mjafton

Kur drita nuk mjafton
17 Qershor, 2025

Nga Majlinda Bregu Pas vitesh të tëra përpjekjeje e pune për të kuptuar të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor, raportet...

Lexo më shumë

“Situatë monstruoze”/ Mjekët pa Kufij në Gaza: 1 kg sheqer 57 dollarë. S’ka më ujë

“Situatë monstruoze”/ Mjekët pa Kufij në Gaza: 1 kg sheqer 57 dollarë. S’ka më ujë
17 Qershor, 2025

“Çfarë ka ndryshuar për Gazën me nisjen e luftës mes Izraelit dhe Iranit? Në nivel mediatik gjithçka, por për ata...

Lexo më shumë

Kërkoi lirim nga burgu, Gjykata e Fierit shtyn seancën për Ervin Salianjin

Kërkoi lirim nga burgu, Gjykata e Fierit shtyn seancën për Ervin Salianjin
17 Qershor, 2025

Është shtyrë seanca në Gjykatën e Fierit pas kërkesës së bërë nga ish-deputetit Ervin Salinji për t’u liruar nga burgu....

Lexo më shumë

“Se ku kanë ikur vulat!”/ Demokrati tregon parregullsitë gjatë rinumërimit të votave

“Se ku kanë ikur vulat!”/ Demokrati tregon parregullsitë gjatë rinumërimit të votave
17 Qershor, 2025

Blendi Himçi, deputet i PD në legjislaturën e ardhshme  foli për mediat pas përplasjeve lidhur me rinumërimin e votave për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com