Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 78 vota pro, 17 kundër dhe 8 abstenim raportin e hartuar nga relatorja socialiste në Komisionin Hetimor për presidentin Ilir Meta. Në këtë mënyrë Presidenti Meta ka shpëtuar zyrtarisht nga shkarkimi.
Historia e një viti debat u mbyll sot me rekomandimin për të bërë një ligj organik për institucionin e kreut të shtetit. Raporti u miratua vetëm me votat e shumicës socialiste, pasi opozita parlamentare votoi kundër, duke kërkuar shkarkimin e Ilir Metës.
Sipas raportit të Komisionit Hetimor, shkeljet e Metës nuk mjaftojnë për ta shkarkuar nga detyra./ Opinion.al