Kronikë

“Pasha Allahun largohuni se do ju vras”, 3 vite burg për Roland Kryemadhin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:51 - 27/07/20 |
el ida

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 3 vite burg Roland Kryemadhin, i cili akuzohet për keqtrajtim të fëmijëve të tij pasi nuk i lejonte të shkonin në shkollë si pasojë e besimit fetar.

Po ashtu, është dënuar me 24 muaj me kusht edhe bashkëshortja e tij, Besarie Kryemadhi.

Roland Kryemadhi u arrestua pak muaj më parë, në një aksion policor në Kamëz. Aty morën pjesë edhe forcat RENEA, pasi 37-vjeçari doli me armë në tarracë dhe kërcënoi uniformat blu se do t’i vriste.

Sipas prokurorisë ai iu drejtoi armën dhe pastaj u tha oficerëve: “Pasha Allahun largohuni nga këtu se do ju vras”./Opinion.al

Pas