Në përfundim të procesit të konsultimit me strukturat e partisë dhe pas sondazheve të kryera, Kryesia e Partisë Socialiste është dakordësuar për propozimin e Eriselda Sefës si kandidate për Bashkinë e Lushnjes në zgjedhjet e pjesshme të datës 6 mars.
Kandidatura e Sefës garantoi mbështetjen më të madhe nga strukturat dhe pëlqimin më të lartë në sondazhet e kryera. Sefa aktualisht mban detyrën e kryetares së komanduar në këtë bashki.