Politikë

PS mbledh Kongresin më 9 prill


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:07 - 23/03/22 |
Opi Nion

Më 9 prill Partia Socialiste do të mbledh Kongresin. Ky Kongres ishte parashikuar që të mbahej në muajin shkurt, por ai u shty për shkak të zgjedhjeve lokale të pjesshme të 6 marsit.

Në Kongres do diskutohen prioritetet dhe sfidat politike të Partisë Socialiste.

Në zgjedhjet e 6 marsit që u zhvilluan në 6 bashki, Vorë, Durrës, Shkodër, Rrogozhinë dhe Lushnjë, PS arriti që të merrte 5 prej tyre, ndërsa Shkodra u fitua nga koalicioni “Shtëpia e Lirisë”./ Opinion.al

Pas